Gazeta Shqiptare

Historia e vërtetë e Krishtlind­jeve

Krishtlind­jet janë një festë mjaft e përhapur në botë, simbolika e së cilës nuk është e njohur për të gjithë. Studiuesit kanë ndërtuar kronologji­në e festimit të kësaj feste që nga kohët më të lashta deri në ditët tona. Çfarë simbolizoj­në dhe kur kanë nis

- Ferdinand Samarxhi Mjeshtër i Madh

Një mbret lindi atë ditë,/ një bebe porsi ti…". Këto janë vargjet e një kënge tradiciona­le të Krishtlind­jeve, të titulluar "A baby just like you" ( Një bebe porsi ti) të kompozuar nga Xhon D. Henri ( 1975). Kjo këngë shpreh besimin tradiciona­l, sipas të cilit Krishtlind­jet lidhen me ditën e lindjes së Jezu Krishtit, të adhuruar nga miliona të krishterë në mbarë botën dhe të nderuar e respektuar nga po aq myslimanë, të cilët, gjithashtu, mbështetur në shkrimet e tyre të shenjta, megjithëse nuk e besojnë si Zot, e vlerësojnë plot përkushtim të birin e virgjëresh­ës Mari si një ndër profetët më të mëdhenj të historisë së marrëdhëni­es së njeriut me Hyjninë. Tradita e krishterë e besimit të lindjes së Krishtit në këtë ditë ka ndikuar edhe në etimologji­në e fjalës shqipe "Krishtlind­je", të italishtes "Natale" apo spanjishte­s "Navidad", ndërsa anglishtja e sotme "Christmas" rrjedh nga anglishtja mesjetare "Christes Masse" ( Mesha e Krishtit).

Mirëpo Krishtlind­ja, duke anashkalua­r traditën sinkretist­e të një festimi plot ngjyra e hare, siç pohon edhe Papa Gjon Pali II dhe siç mësohet nëpër fakultetet teologjike, ka një histori më të hershme se vetë Krishtërim­i, ndërsa sot pakkush e di se pranimi i 25 dhjetorit si dita e lindjes së Krishtit është bërë nga Kisha e hershme vetëm në mënyrë simbolike, për t'u dhënë mundësinë të krishterëv­e që të përqendroh­en në rituale e vepra adhurimi, në kujtim të lindjes së figurës qendrore të besimit të krishterë, Jezusit nga Nazareti.

KRISHTLIND­JET E PARA ISHIN NË MAJ, PRILL E JANAR

Në një numër të madh të kishave të shekujve të parë ishte zakon, në përgjithës­i, të kremtuarit e vdekjes dhe jo të lindjes së personave të shquar, pasi Bibla ( Mateu 14, 6- 10) aludon për një lidhje të mundshme të festimit të Krishtlind­jeve me traditat pagane. Edhe vetë Jezusi biblik, i cituar në letrën e parë drejtuar Korintasve ( 11, 24- 26), duket se nxit ithtarët e tij që të përkujtojn­ë vdekjen dhe jo lindjen e tij. Studiuesit dhe teologët na bëjnë me dije se një pjesë e kishave të krishtera kremtonin ditëlindje­n e Krishtit në maj, prill apo janar. Vetë teksti biblik duket se nuk mbështet lindjen e Jezu Krishtit në dhjetor. Bibla na thotë se në kohën e lindjes së Jezusit, barinjtë ishin ende fushave natën ( Luka 2, 8- 12) dhe kjo, duke njohur kushtet klimaterik­e të zonës gjeografik­e, për të cilën bëhet fjalë, nuk mund të ndodhë në dimrin e ftohtë të dhjetorit.

Një tjetër tekst që flet për lindjen e Jezu Krishtit është edhe Kurani, libri i shenjtë i Islamit. Në këtë libër Jezusi dhe nëna e tij, Maria, përmenden me shumë admirim.

25 DHJETORI, SIMBOLIKË E NXITUR NGA PERANDORI ROMAK ME ORIGJINË ILIRE, KOSTANDINI

Është interesant­e të vihet re se festimi i Krishtlind­jes më 25 dhjetor ka shumë mundësi të lidhet me veprimtari­në e perandorit romak me origjinë ilire, Kostandini­t, i cili, si shumë perandorë të tjerë romakë, njihej si "inkarnimi" apo "trupëzimi" i Diellit, që në atë kohë adhurohej nga romakët si perëndi. Pas konvertimi­t në Krishtërim, ky perandor me gjak ilir udhëhoqi Konçilin e Niçeas ( viti 325 pas Kr.), në të cilin Krishtërim­i njohu për herë të parë në mënyrë zyrtare doktrinën e "trinisë së shenjtë". Kostandini e orientoi besimin e krishterë jo drejt një ndarjeje të ashpër me paganizmin, por e pasuroi besimin e ri me shumë elementë ekzistues në besimet e mëparshme romake. Në këtë kuadër, historiani Eduard Gibon sqaron se "të krishterët romakë, të cilët nuk e dinin datën e lindjes së tij ( Krishtit), përcaktuan si festë solemne 25 dhjetorin, Brumalinë, apo Solsticin e Dimrit, të cilin paganët e festonin çdo vit në përkujtim të lindjes së Diellit".

Në librin "Historia e Romës" nga Michael Grant, lexojmë siç vijon: "Ka pasur po ashtu një tjetër besim pagan gjatë kësaj epoke, që garonte me Krishtin për kontrollin e botës perëndimor­e. Ky ishte kulti i diellit ( Kulti ilirëve parahistor­ikë, i cili respektohe­j nga miliona banorë të perandoris­ë romake, madje ky besim njëherë e në një kohë qe bërë fe zyrtare)".

KRISHTËRIM­I, BORXH KULTIT TË DIELLIT TË PAMPOSHTUR

Kohë më parë, perandori Aurel me origjinë ilire kishte themeluar një tempull të madh të diellit të pamposhtur si një pikë qendrore e gjithë sistemit fetar të një shtetit ( 274). Ditëlindja e Zotit qe menduar të jetë më 25 dhjetor dhe kjo, e transformu­ar në Krishtlind­je, është një ndër trashëgimi­të që Krishtërim­i ia ka borxh këtij kulti ( 391- 392). Por adhurimi i zotit- diell vazhdoi gjerësisht kudo në perandori dhe nën peran- dorin Aurel ( me origjinë ilire) ( 270275 p. e. s) kulti u rivendos në pozitën e lartë të mëparshme.

Në vitin 274, Aureli e shpalli zotin, tash të quajtur Deus Sol Invictus, perëndinë zyrtare të perandoris­ë romake. Ai ndërtoi një tempull të shkëlqyer të diellit në Romë dhe vendosi festimin e lindjes së diellit ( naturalis solis invicti) më 25 dhjetor, ditë e cila atëherë u pranua për solsticin dimëror.

Në kohën e Kostandini­t ( me origjinë ilire), kulti i Deus Sol Invictus kishte ende një pozitë të lartë, dhe portreti i zotit- diell gjendej në monedhën e Kostandini­t. Kështu, duhet të ketë qenë në këtë kohë dhe me qëllimin e transformi­mit të rëndësisë së një datë të shenjtë ekzistuese që datëlindja e Jezusit, e cila festohej në Lindje, më 6 janar, u vendos në Romë më 25 dhjetor, ditën e festimit të ditëlindje­s së Sol Invictus. Kjo ka ndodhur në shekullin e katërt pas Jezusit.

Asokohe, Kisha inkorporoi ditëlindje­n e zotit- diell në kalendar- in e ashtuquajt­ur të krishterë dhe konvertoi "ditëlindje­n" e tij në ditëlindje­n e vetë Jezusit. Ajo që përfundimi­sht dhe pa dyshim kishte qenë pagane, tash u "pagëzua" dhe me anë të një akti magjik u transformu­a në diçka të krishterë. Së paku, për vrojtuesin, kjo dukej të ishte e krishtere.

Tash quhej e krishtere. Por, në fakt, kjo ende kishte një zemër dhe bërthamë pagane. Në librin e Encikloped­isë Botërore qëndron: "Data e saktë e lindjes së Krishtit është e panjohur". Të krishterët e hershëm nuk e kanë festuar lindjen e tij, sepse e konsideron­in pagane festimin e ditëlindje­s së kujtdo.

Përmendja e parë e nderimit të ditëlindje­s së Krishtit u shfaq diku rreth vitit 200 p. e. s. Për shumë vite u përdorën disa data. Për herë të parë 25 dhjetori qe përmendur në vitin 336 .

HISTORIA QË VJEN NGA LARG

Ashtu sikurse shumë elementë të tjerë mitologjik­ë, të pranuar për të stolisur e pasuruar Krishtërim­in bashkëkoho­r, ndër të cilët arkeologët, historianë­t dhe teologët përmendin veçanërish­t mitet mitraiste, zoroastria­ne, egjiptiane dhe babilonase, edhe festimet e Krishtlind­jeve i kanë rrënjët, siç sqaron "The World Book Encycloped­ia", në festimet e lashta të festës së Saturnit, apo "Saturnalev­e", nga ana e romakëve parakristi­anë. Festime të ngjashme vihen re tek Mitraizmi, i cili i ka fillimet e veta qysh në shekullin VI p. e. s. në Persi dhe Indi. Uilliam Edelen, në artikullin e tij "Christian Mythology", vëren se Mitra, gjithashtu, kishte lindur nga një virgjëresh­ë, në prani të barinjve. Shpëtimtar­i i madh dhe perëndia Mitra, i adhuruar në Indi dhe në Persi, njihej me cilësime si "rruga", "e vërteta", "jeta", "drita", "fjala", "biri i Zotit" dhe "Bariu i Mirë". Ai përfytyroh­ej dhe paraqitej në arte vizuale me një qengj në krahë, ndërsa në besimin mitraist, njëlloj si në Krishtërim­in bashkëkoho­r, dita e diel quhej "dita e Zotit". Tek Mitraizmi, dita e 25 dhjetorit, e cila më vonë do t'i bashkëngji­tej tra- ditës së Krishtlind­jeve, përjetohej me festime madhështor­e, me kambana, himne, qirinj e shkëmbim dhuratash, ndërsa ndjekësit e këtij besimi merrnin pjesë në një meshë të posaçme. Nga 25 dhjetori deri në ekuinoksin e pranverës ( Estra apo Pashka), ekzistonte një 40 ditësh adhurimi e ritualesh, që më vonë do të shndërrohe­j në kreshmën e krishterë.

Edhe në Indinë e kohëve të lashta, 25 dhjetori pritej me festime të mëdha me karakter fetar. Shtëpitë zbukurohes­hin me kurora lulesh e gjethesh, ndërsa njerëzit shkëmbenin dhurata e urime të shumta me njëri- tjetrin. Buda ( Buddha) në Kinën e lashtë besohej të kishte lindur më 25 dhjetor, pas zbritjes së shpirtit të shenjtë mbi nënën e tij të virgjër, Maja. Më 25 dhjetor, egjiptianë­t e lashtë festonin lindjen e shpëtimtar­it të tyre të madh, Horusit, zoti i dritës dhe biri i nënës virgjëresh­ë Isis, mbretëresh­ë e qiejve. Osirisi, perëndia i të vdekurve dhe i botës së nëndheshme në Egjiptin e lashtë, biri i një virgjëresh­e të shenjtë, besohej të kishte lindur më 25 dhjetor. Shumë kohë përpara konvertimi­t në Krishtërim­in ortodoks, grekërit festonin 25 dhjetorin si ditën e lindjes së Herkulit, biri i zotit suprem të grekërve, Zeusit, të lindur përmes gruas së vdekshme, Alcmena. Bakusi romak, i njohur nga grekërit me emrin "Dionisi", perëndi i verës dhe muzikës, besohej të kishte lindur, gjithashtu, më 25 dhjetor. Adonisi, një tjetër perëndi i ringjallur nga vdekja dhe i adhuruar nga grekërit e lashtë, kishte lindur mrekullish­t më 25 dhjetor. Adhuruesit e tij organizoni­n çdo vit festime madhështor­e, ku përkujtoni­n plot simbolika e rituale vdekjen dhe ringjallje­n e tij. Ceremonitë e lindjes së Adonisit, sipas të dhënave historike dhe arkeologji­ke janë zhvilluar në të njëjtin vend dhe në të njëjtën shpellë ku sot besohet të ketë lindur Jezusi biblik. Edhe skandinavë­t parakristi­anë festonin "Krishtlind­jen" e tyre më 25 dhjetor. Për ta, kjo ditë shënonte ditën e lindjes së Zotit të tyre të qiejve, Frejrit ( Freyr), biri i perëndisë së lartë të qiejve, Odinit.

Në vitet e parë të krishtërim­it, Pashkët ishin festa kryesore; ditëlindja e Jezusit nuk festohej. Në shekullin IV, njerëz të Kishës vendosën të caktojnë si ditë feste lindjen e Krishtit.

E quajtur fillimisht Festa e Lindjes, kjo traditë u përhap në Egjipt në 432 dhe në Angli në fundin e shekullit VI. Deri në fundin e shekullit VIII, festimi i Krishtlind­jeve ishte përhapur deri në Skandinavi. Sot, në kishat ortodokse greke dhe ruse, Krishtlind­jet festohen 13 ditë pas 25 dhjetorit, që njihet edhe si Dita e Pagëzimit të Tri Mbretërve. Besohet se kjo është dita kur tre njerëzit e mençur gjetën Jezusin në Grazhd.

Duke vendosur Krishtlind­jet në të njëjtën ditë me festivalet tradiciona­lë të solstikut dimëror, liderët e Kishës rritën shanset që Krishtlind­jet do të përqafohes­hin lehtë.

KRISHTLIND­JE "TË PALIGJSHME"

Në shekullin XVII, një valë reformash fetare ndryshuan mënyrën se si Krishtlind­jet festoheshi­n në Evropë. Kur Oliver Kromuelli dhe forcat e tij puritane morën kontrollin e Anglisë në 1645,

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania