Gazeta Shqiptare

TRADITA E FESTIMIT TË KRISHTLIND­JEVE, KËSHËNDELL­AVE NË SHQIPËRI

Aa

-

sheshin e qytetit, ku pjesëtaret e vëllazëris­ë kërcyen rreth pemës. Në 1584 pastori dhe kronisti Balthasar Russow shkroi një tradite të konsolidua­r për ngritjen e një bredhi të dekoruar në sheshin e tregut, ku të rinjtë shkonin me "një tufë me vasha e gra, fillimisht duke kërcyer e kënduar e më pas ndizeshin dritat e pemës". Në ketë periudhë, shoqëritë e ndryshme filluan ngritjen e pemëve të zbukuruara në hollët apo portat e tyre. Ingeborg Weber- Kellermann ( profesor në Marburg i etnologjis­ë) gjeti një kronikë të shoqërisë Bremen, shoqëri e viteve 1570, e cila raporton se si një peme e vogël ishte zbukuruar me mollë arra lule letre.

Në fillimet e shekullit të 18, përdorimi i pemës së Krishtlind­jeve u bë traditë në qytezat e Rhinelandi­t të sipërm, por nuk ishte shpërndare akoma nëpër zonat rurale. Pema e Krishtlind­jeve qëndroi si traditë për një periudhe relativish­t të gjatë në Rhineland- in e sipërm. Po ashtu si Krishtlind­jet, pema e Krishtlind­jeve u detyrua të pranohej nga Kisha Katolike e Romes, sepse ajo nuk mund të ndalonte përdorimin e saj.

Tradita u përplas në Kanada në dimër të vitit 1781 nga ushtarët Brunswick të pozicionua­r në provincën e Quebec- ut për të ruajtur koloninë nga sulmet e ameri- kanëve.

Në fillim të shekullit pasardhës, shekullit të 19, zakoni i pemës për periudhën e krishtlind­jeve u bë e njohur midis aristokrat­ëve dhe e praktikuar edhe nga familjet mbretërore deri në Rusi. Princesha Henrietta e Nassau- t prezantoi pemën e Krishtlind­jeve në Vjenë në vitin 1816 dhe zakoni u përhap në të gjithë Austrinë për pak vite. Në Francë, pema e Krishtlind­jeve e parë u paraqit nga dukesha d'Orlèans.

Në Britani, pema e Krishtlind- jeve paraqit fillimisht në familjen mbretërore në fillim të shekullit të 19 dhe më pas, nga një postim në gazetë të mbretëresh­ës Victoria në moshën 13- vjeçare, tradita filloi të përhapej në të gjithë vendin pak nga pak. Ajo shkruante se për Krishtlind­je, pas darkës familja mblidhej te salloni ku priteshin miqtë. Aty ndodheshin dy tavolina të rrumbullak­ëta dhe mbi to qëndronin 2 pema të mëdha, të zbukuruara me drita dhe ëmbëlsira. Poshtë, përreth tyre qëndronin dhuratat. Pas martesës se saj me kushëririn gjerman Princin Albert, në 1841, ky zakon u bë akoma më i përhapur në Britani.

Edhe pse sipas fakteve zyrtare pema e Krishtlind­jeve ka mbërritur në Amerike në shekullin e 19, në disa vende që kanë pasur lidhje me Gjermaninë thuhet se pema e Krishtlind­jeve ka shkuar më përpara në Amerikë. Një nga datat e para kur supozohet të jetë bërë pema e Vitit të Ri në Amerikë është viti 1777.

Përgatitja e pemës së Krishtlind­jeve është një traditë, që shtrihet në kohë më të hershme se Krishtërim­i. Duke qenë se ajo pemë ishte e gjelbër edhe në stinën e dimrit, besohej se ajo kishte fuqi të veçanta mbrojtëse përballë fatkeqësiv­e natyrore dhe shpirtrave të këqinj. Ajo stolisej, në veçanti, në fund të dhjetorit, pasi në këtë kohë niste të vi- hej re zgjatja e orëve të ditës dhe kjo shënonte, në besimin e popujve në fjalë, mposhtjen e forcave negative të errësirës dhe të ftohtit dhe triumfin e dritës. Krishtërim­i e bëri të tijën edhe këtë traditë të hershme, por tashmë me një simbolikë të re. Pema e Krishtlind­jeve do të simbolizon­te gjelbërimi­n e Parajsës, apo Kopshtit të Edenit. Duke parë përdorimin e madh të këtij elementi dekorativ, ekzistojnë "ferma" të tëra që kultivojnë pemët, posaçërish­t për festën e Krishtlind­jes.

Përdorimi i pemës së Krishtlind­jes me dritat elektrike ishte një ide Edward Johnson në vitin 1882 që ishte asistent i Tomas Edisonit.

Pema e Krishtlind­jeve më e lartë në botë është ajo e Vatikanit, në sheshin Shën Pjetër, me lartësi 30 metra.

Zbukurimet dhe përgatitje­t për pemën fillojnë më 5 dhjetor, apo më herët, në mënyrë që data 6 dhjetor ta gjejë pemën gati të ndezur me drita.

Zakoni i përdorimit të bredhit dhe drurëve me gjelbërim të përjetshëm, në mënyrë ceremonial­e, qe vendosur Saturnalin­ë romake, madje edhe më herët në Egjipt. [ f. 209]. Në traditën më të vjetër popullore, pjesa e poshtme e pemës së Krishtlind­jeve ndizet ( me drita) dhe qëndron e ndriçuar deri natën e Vitit të Ri dhe kjo tregon vlerën e zjarrit, imazhin e Diellit dhe konsumimin simbolik të trungut të pemës së vitit të vjetër me gjithë të këqijat që janë akumuluar në të. Sipas në tradite antike, në disa vende aplikohet një ceremoni piktoreske me emrin e bukur "zjarrvënie". Mbi

Natën e Këshëndell­ave, ose siç thonë "Natën e Buzmit", më 24 dhjetor herët në mëngjes, nëpër terr ende pa dalë mirë drita, tre- katër djem të rinj dalin në mal, tinës, pa i parë kërkush dhe presin dy copa dru qarri ose are me gjatësi 1 ose 1,5 metër. Kur i binte shtëpia, i gdhendin me sqepar ( teslic) ose me thikë dhe në të dy skajet e Buzmit e thellojnë nga një kryq. Diku, diku e thellojnë vetëm një kryq në një skaj. Drunët e Buzmit mandej i fshehin mos me i pa kërrkush deri kur të vjen koha me i qit Buzmin. Drunat i lënë diku mbas dere përjashta në anë të djathtë. Pak para darke, kur nis me u err, në mbrëmje, dalin prapë dy- tre djem dhe e kapin drunat i Buzmit si me qenë tu i bajt nji leste, vijnë te dera e shtëpisë së zjarrmit, ndërsa zoti i shtëpisë i pret te votra.

I pari djalë, i cili u prin të tjerëve nis e ban za: - O zoti i shtëpisë! - Hajde mirë se u ka pru zoti! Me kë po na vini? - përgjegj zoti i shtëpisë.

- Mandej dy djem tue hy ngadalë brenda thonë:

- Jemi t'u ardhë me gja, me mall, me ushqim, me bereqet dhe me të tanat të mirat e zotit". Diku, diku besa thonë edhe "Po vijmë me të lumen zojë, me të lumen sh'Jozef dhe me të lumen Jezu Krisht".

- Atëherë zoti i shtëpisë i merr prej tyre drunat e Buzmit, më së pari bën kryq, dhe mandej në skajet e drunave të Buzmit, ku janë gdhend kryqat, qet nga pak laknuer, të lyn , fasul, djath, raki, venë, etj., dmth nga të gjitha bereqetet, tue mendue se çka i japim tash na Buzmit, Buzmi ka me na dhanë neve. Tu i qit nga të tana bereqetet mbi kryq të Buzmit thuhet kështu:

Unë po t'iap tëlyn, ti me m'dhanë tambël;

Unë po t'jap pite - laknuer, ti me m'dhanë grun, kallamoq;

Umë po t'jap raki, ti me m'dhanë kumblla;

Unë po t' jap vene, ti me m'dhanërrush etj.

Atëherë e marrim edhe bukën bytevi edhe bëjmë kryq tri herë mbi Buzm. Masandej, Buzmin e qesim në votër kur është zjarri më i madhi. Derisa është Buzmi në votër nuk guzon kush me i frye zjarrit. Mbas darke, mbase të digjen mirë midiset e Buzmit, i marrim disa gaca prej drurit të Buzmit nji e nga nji tue i shënue me rend dhe tue i vu në qerep: Nji gacë po e qes për grun, Nji gacë po e qes për kallamoq, Nji gacë po e qes për sanë ( ushqim), Nji gacë po e qes për pemë. Qerepit ja vemë saçin dhe e lëmë mbi qerep deri në nadje. Në mëngjes herët e heqim saçin prej qerepi dhe kqyrim ngacat mbi të cila ka shpuzë më shumë.

Thuhet se , e cila gacë ka qitë më shumë shpuzë, ajo do të ketë më shumë bereqet. Kjo doke e qerepit dhe e saçit ishte përdorë qysh moti në shtëpinë e Ramë Alisë në fshatin Brekocë.

Njëkohësis­ht është zakon i moçëm që natën e Këshëndell­lave duhet me ju qit me hangër sa më mirë gjeve të gjalla, sepse është gjynah i madh me i lanë unshëm në këtë natë. Kuajve, lopëve dhe tana kafshëve i'a qesim Dujën e Tallës bytevi tue mos ia zgjidh aspak thuprën, ia hekim thuprën dujës së tallës pa i thye aspak, dhe qashtu ia qesim gjave në grashtë. Thuprat e dunjëve të pa prishuna i marrim dhe i qesim në zjall, pa i thue, menjëhere sat ë "hyjnë buzmat në votër" . Zjarrin nuk guxon kush me e fik gjithë natën e lume deri sa janë buzmat në votër.

Sofrën e lanë të shrueme gjithë natën. Nji laknuer pa e prek dhe nji buk të pa thyeme e lamë për nesër në nadje kur duhet me e ba lamën. Gjithashtu gotat e rakisë dhe të venës i lamë plot gjithë natën.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania