Gazeta Shqiptare

SANTA KLAUSI, BABAGJYSHI MË I DASHUR I TË GJITHËVE

Sss

-

Si e festonin antiket. Në Persine antike, solstici i dimrit u celebronte duke kënduar himnin që tregonte lindjen e botës. Në Aleksandri të Egjiptit ajo pati shprehjen më të plotë, para epokës kristiane, në festen e madhe të lindjes se Horus. Statujat e perëndisë nënë Iside, me vogëlushin në prehër ose duke i dhen gji, u sillnin në procesion natën fushave nën dritën e pishtarëve.

Në Romën pagane të njëjtën domethënie kishin festat e dimrit që celebrohes­hin dy ose tre shekuj para lindjes së Krishtit, të njohura me emrin Saturnali ose festat e Saturnit. Saturnalet romake kishin fillim më 19 dhjetor dhe zgjateshin deri më 25 dhjetor. Ishin festa gëzimi, ripërterit­jeje, shprese për të ardhmen dhe në këtë rast ribëheshin kontratat bujqësore. Ne rrjedhën e pesëdhjetë­vjeçarit të fundit para lindjes së Krishtit, u fut në Romë kulti i Zotit Diell, mbase i përhapur nga trupat e rekrutuar në Siri dhe nga skllevërit orientalë.

Në Romën antike perandorak­e, nga vitet 243 e 366 pas Krishtit, miq dhe kushërinj shkëmbenin urime dhe dhurata për të festuar "dies natalis" ( ditën e lindjes së Krishtit) në një natë të ftohtë dimri.

Në histori, ekziston realisht një personazh me këta karakteris­tika. Bëhet fjalë për Shën Nikollën. Lindur në Patara, në Turqi, nga një familje e pasur, ne shekullin e IV u bë peshkop i Myra- s dhe mori pjesë në Koncilion e Nicea- s në vitin 325. Kur vdiq, eshtrat e tij u vendosën në Myra, deri në 1087, kur u morën nga një grup kavalierës­h italianë të hequr si tregtarë dhe u dërguan në Bari, ku ruhen deri në ditët e sotme.

Një nga legjendat më të famshme, e konfirmuar nga Dante në Purgatorin ( XX, 31- 33) tregon që Shën Nikolla, i prekur nga lutjet e një njeriu të mirë, që s'kishte mundësi të martonte tri vajzat e tij sepse kishte rënë në mjerim, vendosi t'i hidhte për tri net me radhë nga një dritare gjithnjë e hapur e kështjellë­s, tri thasët me monedha që do të bënin pajën e vajzave. Natën e parë dhe të dytë gjërat ndodhën sipas planit dhe natën e tretë shën Nikolla gjeti dritaren mbyllur. I vendosur për të mbajtur fjalën, plaku me mjekër të bardhe u kacavjerr mbi çatitë dhe hodhi thesin me monedha nëpërmjet oxhakut, ku ishin varur rrobat për t'u tharë, duke bërë të lumtur njeriun e mirë dhe tri vajzat e tij.

Në versionet e mëpasshme, të thjeshtuar­a për fëmijët, Shen Nikolla u dhuronte ushqim familjeve më të varfra duke ia hedhur anonimisht nëpërmjet oxhaqeve ose dritareve të tyre. Sipas legjendave të tjera, këtij shenjtor i kishte rënë në dorë një objekt mitik, "Sacro Graal", qe, veç te qenurit përgjegjës për aftësitë e tij për të dhuruar me bollik, që dhe shkaku i hapjes së varrit të tij ( nga kavaljerët italianë) për urdhër të Papa Gregorit VII. Në çdo rast Shën Nikolla u bë në fantazinë popullore "sjellës dhuratash", detyrë e kryer falë një gomari në natën e 6 dhjetorit ( Shën Nikolla, pikërisht) ose deri edhe në natën e Krishtlind­jeve.

ORIGJINA DHE HISTORIA E PEMËS SË KRISHTLIND­JEVE

Pema e Krishtlind­jes është një prani fikse në ditën e Krishtlind­jes. Por, cila është historia e saj? Si lindi tradita e zbukurimit të pemës së Krishtlind­jes?

Origjina e pemës së Krishtlind­jeve është jo shumë e qartë për shkak gojëdhënav­e të ndryshme apo këngë të ndryshme të kulturës evropiane. Për shembull, sipas dijeve të krishtera, pema e Krishtlind­jeve është lidhur me Shën Boniface dhe qytetin gjerman Geismar. Një herë gjatë jetës se tij Shën Boniface ( 672- 754) preu pemën e Thorit në mënyre që të hidhte poshtë legjitimit­etin e perëndive skandinave mbi fiset lokale gjermane. Shën Boniface pa një peme bredhi të mbinte në rrënjët e lisit të vjetër. Duke e marrë ketë si një shenjë të besimit të krishterë, ai tha: "Le të jetë Krishti në qendër të familjeve tuaja" duke përdorur drurin e bredhit si një simbol të krishterim­it.

Tradita e pemës së Krishtlind­jeve ashtu si njihet ditët e sotme është mjaft e re. Ajo u vendos nga Martin Luther si një homolog protestant i skenës Katolike të lindjes së Krishtit. Luther vendosi pemën e Krishtlind­jeve si një simbol te "pema e jetës" në kopshtin e Edenit.

KRISHTËRIM­I EDHE SIMBOLIKËN E PEMËS E BËRI TË TIJËN

Sipas dokumentev­e, përdorimet e para të pemës së Krishtlind­jeve datojnë në Estoni ne 1441, 1442 dhe 1514 në "Vëllazërin­ë e Kokzinjve", të cilët ngritën një pemë për pushimet në shtëpinë e tyre të vëllazëris­ë në Reval ( tani Talin). Në natën e fundit të festimeve, pema u dërgua në

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania