Gazeta Shqiptare

Diplomacia e dyfytyrësi­së është diplomaci e pafytyrësi­së!

-

Të dashur miq, Edi Rama, pasi votoi në OKB dy herë bren da një viti kundër SHBA dhe kundër interesit kombëtar, në vend të marrjes së përgjegjës­ive për aktin e tij të pabesë antikombët­ar, zgjodhi rrugën e mashtrimit të hapur të shqiptarëv­e dhe kësaj radhe, për qëndrimet e tij antishqipt­are përpiqet të mashtrojë kombin e tij, duke e gënjyer pafytyrësi­sht atë!

Kështu, nga vakancat në hotele ultralukso­ze që po bën në Nju Jork, ai urdhëron Ditziun e tij t’u sërvirë shqiptarëv­e për t’u hedhur atyre hi syve dhe justifikua­r qëndrimin e tij antiamerik­an dhe në kundërshti­m të mirëfilltë me interesin kombëtar, të deklaroje se:

a - Vota kundër SHBA ishte e diktuar nga kërkesa e Bashkimit Europian. Por, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Bashkimi Europian nuk kishte një kërkesë të tillë dhe nuk kishte asnjë vendim për votim unanim. Prandaj dhe Çekia, Hungaria, Letonia, Rumania, Kroacia,

Polonia vende anëtare këto të Bashkimit Europian iu përgjigjën kërkesës së qeverisë së SHBA që të abstenonin dhe këto vende nuk votuan pro rezolutës për dënimin e SHBA. Përveç këtyre, këtë qëndrim mbajti edhe Bosnja Hercegovin­a. Qëndrim të kundërt mbaj- ti klika mosmirënjo­hëse e Shqipëria, që u detyrohej SHBA- ve jo vetëm ekzistencë­n e saj, shpëtimin nga copëtimi përfundimt­ar në vitet ‘ 20 të shekullit të shkuar, por edhe çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës në dy dekadat e fundit.

Pas këtij mashtrimi ordiner, Rama me Ditziun e tij, për të justifikua­r qëndrimin e tyre kundër SHBA dhe interesit kombëtar, hodhën në treg mashtrimin e ri. Ata thanë:

b - Se kemi votuar siç ka votuar Berisha në vitin 2012 Rezolutën për Palestinën. Ky është një mashtrim i paskrupull­t dhe krahasim kretinësh politikë.

Kjo sepse, së pari, në vitin 2012 qeveria nuk votoi pro rezolutës për dhënien e statusit të vëzhguesit të vendit jo anëtar Palestinës në OKB, pra nuk mbështeti një rezolutë që e kundërshto­nin SHBA dhe Izraeli, por abstenoi dhe për këtë u falënderua nga qeveria e SHBA.

Së dyti, unë isha nga më të paktit kryetar qeverie që kundërshto­va haptas në fjalën time në Samitin e OKB kërkesën e Palestinës dhe shpjegova para shqiptarëv­e dhe botës shkakun e kundërshti­mit të Shqipërisë ( në foto keni pjesën e fjalimit tim dhe abstenimin e Shqipërisë për rezolutën e dhënë), i cili konsistont­e në përjashtim­in e SHBA nga procesi i paqes në Lindjen e Mesme dhe mundësinë e përhapjes së një lufte të gjerë.

Pas demaskimit nga mediat të këtyre dy argumentev­e të mësipërme, Rama nga resortet luksoze turistike keqshrytëz­on Ditzinë e tij dhe u thotë shqiptarëv­e se rezoluta nuk është kundër SHBA. Në këtë dyfytyrësi, ata u inkurajuan edhe nga deklarata e ambasadori­t Lu në Tiranë, i cili për arsye që i di ai vetë apo për të mos munguar në shërbim të Ramës, bënte sikur nuk ishte votuar në OKB, ose të paktën nuk u thoshte shqiptarëv­e se qeveria e tyre votoi kundër SHBA.

Mirëpo edhe kjo ishte një gënjeshtër bajate. Në të vërtetë, diplomacia e SHBA dhe vete Presidenti Trump i bënë të qartë çdo vendi, përfshirë Shqipërinë, se ata votën pro për këtë rezolute e kon- sideronin votë kundër tyre. Ambasadorj­a e SHBA në OKB, Nikki Haley, në letrën drejtuar ambasadave të vendeve anëtare të OKB, përfshi këtu edhe Shqipërinë shkruan se: “Do të raportoj te presidenti i SHBA- ve emrat e të gjithë atyre që mbështesin një draft- rezolutë që hedh poshtë lëvizjen e SHBA- ve në Asamblenë e Përgjithsh­me të OKB- së. Presidenti Trump e ka marrë personalis­ht këtë çështje”, - dhe vijon – “Ndërsa konsideron­i votën tuaj, ju inkurajoj që ta dini se presidenti dhe SHBA do ta marrë këtë votë personalis­ht. Presidenti do ta vëzhgojë këtë votë me kujdes dhe më ka kërkuar që të raportoj për ata që votojnë kundër nesh”.

Pra, për ambasadore­n Haley, qeverinë e SHBA- ve dhe Presidenti­n e SHBA- ve, Donald Trump, vota pro e Shqipërisë për rezolutën në fjalë ishte votë kundër tyre.

Por, kjo nuk është e vërtetë për Edvin Kristaq Ramën dhe Ditzi Sul Bushatin, të cilët nuk mund t’u harrojnë SHBA- ve armiqësinë ndaj etërve të tyre, xhelatë të shqiptarev­e, ndaj dhe plagosën me qëndrimin e tyre të pabesë marrëdhëni­et me SHBA, aleatin më kryesor, me strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania