Gazeta Shqiptare

Enkas për “Milosao”

Dorëshkrim­i i fundit i studimeve kritike të Camajt Martin Camaj: Pse është aktual Gjergj Fishta

-

Fjala ‘ aktualiz im’ na qet ndër mend kthimin tek një proces i nisun dhe i këputun në një shêj vendi. Ndoshta dikush mendon se vijimësia, rimarrja e procesit mbërrihet tue marrë të dy fijet e këputuna e ngjiten bashkë, bile tue lidhë nye po aty [ ku] janë këputë para afër një gjysmë shekulli. Don me thanë zhvillimi i traditës kulturore ndër ne i këputun nuk ka shembull anaçor në asnjë kulturë të popujve që dalin nga diktatura staliniane dhe kërkojnë rrugë kthimi në traditë e vet të mirëfillt. Rasti ynë ashtë i veçantë, për ju të breznisë së re posaçe. Juve ju mbetet të filloni një proces të ri, pra, ta aktualizon­i traditën në kushte të reja. Edhe Fishta do lexue përsëri, jo vetëm Shkodër, por edhe në Tiranë, Vlorë e Korçë. Ju të lindun në pjesën e dytë të këtij shekulli në trollin tonë amë, amë edhe për ne të diasporës, Fishta iu tingllon si emën abstakt nëse nuk e lidhin me një emën vendi Fishtë, katund i Zadrimës ku lindi Poeti ynë.

Para se të kaloj në shqyrtimin e temës së dhanun nalt, si nis me jetue ve- pra artistike e ndalueme këtu tek ju, due të sjelli vërejtjen se Fishta në diasporën shqiptare të shprishun nëpër botë e vepra e tij nuk ashtë qitë kurr në harresë. Mbas 1950 Lahuta e Malcís u botue dy herë në mija ekzemplare në Romë dhe i treti botim gjindet në shtyp në një Editorí kosovare. Lahuta u përkthye gjermanish­t nga albanologu i përmendun Max Lambertz, i cili ishte profesor i uni- versitetit të Leipzig- ut, në zonën- komuniste. Qeveria e Enver Hoxhës ndërhyni që Lahuta e përkthyeme mos të botohet në DDR ( RP Gjermane), andaj doli në dritë në Gjermaninë Perëndimor­e ( Botues: Südosteuro­pa Institut. R. Oldenbourg Verlag. München 1958).

Kangë të ndryshme të Lahutës si edhe shumë copë nga satira e Fishtës kanë qenë përkthye prej Ernest Koliqit dhe botue herë mbas here në revistën letrare “Shêjzat” - Le pleiadi në Romë ( 1957- 1974) Lahuta tanësisht e përkthyeme doli në Palermo në vjetet ‘ 60; përkthyesi Ignazio Parrino: albanolog arbëresh dhe dishepull i prof. Zef Valentinit, drejtor i “Istituto di Studi Albanesi” – Universita di Palermo.

Për Fishtën në këtë ndërkohë kanë shkrue stu- diues të shquem, ndër ta del në pah prof. Arshi Pipa i Universty of Minnesota ( USA) ( sh. Trilogia albanica, në 3 vëllime, 1978. München) etj. Këtu po marr rastin t’ju vê në dukje se disa përkthime të Arshi Pipës në gjuhën anglishte janë dëshmi e madhshtisë së vargjeve të Fishtës si në asnjë përkthim në ndoj gjuhë tjetër. Pipa ashtë edhe autor i tri veprave poetike, botue në mërgim: Libri i burgut, Rusha e Meridiana. Ka botue mija faqe gjithnjë në gjuhën anglishte mbi letërsinë shqipe, mendmin filozofik dhe estetik të spirituali­tetit apo pajës shpirtnore shqiptare. Po shfrytëzoj këtë rast, por tue mbetë gjithnjë mbrenda temës, të theksoj se pa veprat e Arshi Pipës nuk mund të lidhet filli i këputun i traditës letrare ndër ne. Për këtë pinjuell të qytetit tonë, të Shkodrës; duhet të jeni krenarë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania