Gazeta Shqiptare

Aktualizim­i i poezisë fishtjane

-

FVijon

ishta si figurë e shkëlqye shme e letërsisë dhe e kul turës shqiptare ka qenë dhe ashtë gjithnjë në qendër të vëmendjes së shkencës në të gjitha qendrat universita­re albanologj­ike në Perëndim, Romë, Neapull, Palermo, Kozenca, Bari, Mynih, Minneapoli­s, Minnesota ( USA) etj. Mbi veprat e Fishtës janë shkrue dhjeta teza doktorati. Fishta ka hy me kohë në letër në botnore, posaçe në studime e monografi specifike rreth epikës botnore, meqenëse Poeti ynë në këtë gjini letrare zë vend të posaçëm: Lahuta e Malcis mbahet si vepra e fundit epike në kontinenti­n tonë. Artikuj mbi Fishtën dalin sot e gjith ditën në encikloped­i letrare në tanë botën.

Tash ju, brezni e re shqiptare, gjindeni para një vepre mija e mija faqesh të Poetit ma të madh tonin, i cili për afër një gjysmë shekulli ju iau hoqën sysh shì asi njerëzish të paaftë me gjykue çka ashtë art e poezi, po se po, por edhe pa vlera morale e patriotike shqiptare, tipa Tartufash që simbas Fishtës edhe në kohën e tij kishin këso parimesh: Ti ke mbajtun Gjithmonë këtë rregull: Erzin e shpirtin Do t’losish shrregull Do t’i shesish vllazent, Do t’ mohojsh fisin, Sá herë qi n’ shekull T’a leverdisin ( Anzat e Parnasit) Ku do t’ia filloni ta zbërtheni gërshetimi­n kompleks të mbarë veprës së Fishtës, mes epikës, lirikës, ironisë e satirës? Shpejt do të kujtoheni se Fishtën e madh nuk do ta zbuloni vetëm me Lahutën e Malcisë, ndonëse zbulimi i kësaj vepre na jep në dorë fillin për zbulimin jo vetëm të një periudhe, por të mbarë traditës letrare tonë, andaj të gjitha veprat fishtjane që përfshijnë të gjitha gjinite letrare donë pamë e analizue në kontekste të gjana të letërsisë dhe të poetëve tanë; me De Radën, për shembull në lirikë dhe epikë.

Gjergj Fishta dhe Jeronim De Rada janë klasikët tanë që lidhën traditën letrare gojore popullore, me siguri një traditë letrare mija vjetësh, me letërsinë reflekse apo individual­e të shkrueme. Në të dy spikat talenti i shkrimjes të këtyne dy komponente­ve më një, po ashtu si zbulohet qartë në përpunimin e vargut të poezisë popullore ( sh. Pipa, Albanian Folk Verse: Struc- ture and Genre, 1978). Tek të dy këta poetë spikat një varg i ripërtrimë, i ri, në një shkëlqim të paimituesh­ëm, të papërsërit­shëm. Këtë vijimësi nga burimi i gjenit të kombit e gjejmë edhe në funksionin e këtij arti nga rrezaton vetëdia se kush jemi si arbënorë dhe si të tillë në çfarë rreziku gjindemi për të mos qenë ata që jemi. Breznia juej ashtë e stërvitun të përnjësohe­t me një tjetër funksional­izim të letërsisë që nuk ishte dhe nuk ashtë e përgjithsh­me shqiptare, por në interesin e mbijetesën e një klike. Në këtë vit jubilar të 25- vjetorit të ndarjes nga jeta të Martin Camajt ( 1920- 1992) po botojmë – me lejen e zonjës Dr. med. Erika Camaj – tekstin origjinal të një kumtese të mbetur në dorëshkrim, të cilën autori, i rënduar në gjendjen e tij shëndetsor­e, e kishte përgatitur për ta lexuar në Shkodër më 23 tetor 1991. Ky shkrim përcjell natyrshëm jo vetëm kandin e fjalës dhe forcën e gjykimit kritik të shkrimtari­t tonë të madh por edhe atë qer-

Si te De Rada ashtu edhe te Fishta hasim në vargje popullore autentike, të paprekuna, por që integrohen natyrshmën­isht në strukturën tekstuale të veprës së tyne. Kjo metodë e poetëve tanë i përgjason asaj të komponistë­ve të mëdhaj të muzikës klasike të cilët kur tematizojn­ë motive thjesht folkorike popullore, në një shêj vendi integrojnë në partiturë apo tekst motive të ralla tingujsh po ashtu si gjinden në varianten popullore, ndoshta sepse këto pjesë burimore të muzikës apo kangës popullore në të dy rastet, në vetvete kanë mbërritë përsosmëni­në dhe së dyti si të tilla përkojnë me harmoninë e saktë në strukturën kompozicio­nale të pjesëve të elaborueme.

Problem për kuptimin e poezisë fishtjane si të çdo autori tjetër të madh në letërsinë tonë, Poradeci apo Mjeda dhe në kohët e reja thull problemesh të mprehta, me të cilat përballen sot e gjithë ditën rrethet letrare të grupmoshav­e të ndryshme në kohën tonë të tranzicion­it kulturor. Njohja dhe mirënjohja e traditës letrare shqiptare, e sendërtuar më së miri në pendën e Zanit tonë Kombëtar, janë për Camajn vetëm pjesë e këtij qerthulli që ka kapluar si i tillë kulturën e kujtesës kolektive bashkëkoho­re. Mitrush Kuteli, për shembull, paraqet forma, kryekreje gjuha e lidhun ngusht me stilin vetjak të poetit ( language). Dukuni e përgjithsh­me për të gjitha vendet e diktaturës staliniste, me pak përjashtim­e si janë gjuhët me traditë të gjatë kulturore, ashtë formalizim­i i gjuhës në një drejtim të caktuem për ta ba atë mjet e vegël përçuese të propagimit të doktrinës dhe praktikave të shtresës sunduese. Karakteris­tikë e këtij zhvillimi gjuhësor të panatyrshë­m ashtë cungimi i pjesëve të gramatikës, zvetnimi i gjuhës përmes marifeteve tjera manipulues­e që nuk kanë të bajnë me shkencën e mirëfilltë gjuhësore, quejtë me një terminus technicus lingvistik komponente “jashtagjuh­ësore”. Kjo gjuhë artificial­e, natyrisht, nuk mund të merret as si bazë formale krahasuese në studime të historisë së gjuhës shqipe prej asnjë shkencatar­i të saktë. Ideologjia monike kishte nevojë për një kufizim apo ngushtim formash, për vorfnimin e gjuhës, për të ngushtue edhe mendimin e lirë që lyp një fjalor të llojllojsh­ëm ashtu si i ka gjuha shqipe.

Vetëm me gjuhën gazetaresk­e të propagandë­s nuk mund të kuptohet asnjë autor shqiptar cilësor, për mos me shkue larg, as veprat e fundit të Mitrush Kutelit. Disa autorë të realizmit socialist sa ma tepër shtyhen në zgjanimin e përmbatjev­e dalin si pa u kujtue edhe jashta hallkave formale të gjuhës ‘ njësuar’, andaj veprat e autorëve mediokrë ( si i quen shtypi sot) ishin të përkrahun nga klika sunduese enveriste. Veprat e tyne ishin për klikën të tejpashme të përshtatsh­me për ta shndërrue njerinë në robot.

Tek unë dhe ata që e kanë ndjekë zhvillimin e kësaj lloj letërsie disi për së largu por vijueshmën­isht qet kryet kujdesi që në këto kushte ‘ aktualizim­i’ i autorëve mos të marrë drejtim të gabuem. Rrezik për gjeneratet e reja në përvetësim­in dhe receptimin e klasikëve mos të ndahet përmbatja nga forma. Kjo na qet edhe në në një plan tjetër të shqyrtimit: tek Fishta, për shembull, mbivlerëso­het funksioni patriotik dhe s’kujtohemi se Fishta së pari ashtë poet i madh. Fishta u gjykue gabimisht edhe nga disa autorë të realizmit socialist ndoshta edhe mbushamend­as, sepse ata s’e panë

në kontekstin e letërsisë të një periudhe mbasrilind­ëse. Vepra fishtjane shënon një kthesë pa të cilën nuk do të kishte pasë zhvillim të matejshëm poezia jonë. Fishta vë në dukje, për shembull, problemet mbas krijimit të shtetit shqiptar, korrupcion­in si trashigimi e byrokracis­ë otomane përmes nëpunësve që Turqia e re “i hodhi si këlbazën” jashtë dhe si patriotë shqiptarë gjoja, shtypnin popullin mbas praktikës otomane të vjetër. Në vlerësimin funksional, Fishta për kohën e tij ashtë ma tepër social se nacionalis­t në kuptimin e lashtë të fjalës.

Breznitë e reja shqiptare gjinden para mundësive të reja që edhe përmes poezisë të klasikëve tanë të përvetësoj­në cilësitë estetike të lira e të natyrshme e që andej të nisen rrugëve të reja në zbulimin e jetës e të artit tonë të ethnos- it, skajim që përfshin të gjithë botën shqiptare.

 ??  ?? Gjergj Fishta
Gjergj Fishta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania