Gazeta Shqiptare

Teatri evropian nderon BIG- ët e artit të sotëm

-

Për herë të dytë, pas një kohe të gjatë, pas fituesit Michel Picoli, Europa Theatre Prize kthen çmimin për aktorin. Jeremy Irons, kurioz, ambicioz, cilësuar nga kritika si një aktor që tejkalon limitet fizike, nis bisedën me Michael Billington duke u shprehur se : “Aktori nuk është model i shoqërisë, por instrument­i për të kuptuar shoqërinë. Jepini hapësirë Teatrit”.

Ndërsa Isabelle Huppert shkon më tej kur flet se “Teatri është streha ime, rrezik, lojë e dashurisë, shok që të trondit. Duhet mësuar si të jetosh me teatrin”.

Çmimi Evropian për Teatrin, krijuar në vitin 1986 nderon institucio­ne, personalit­ete teatrale që kontribuoj­në në realizimin e shfaqjeve teatrale që sjellin një rol determinan­t në kuptimin dhe njohjes mes popujve.

Çmimi Evropian i Teatrit u pasurua dy vjet pas krijimit me një tjetër çmim të rëndësishë­m titulluar “Realitetet Evropiane Teatrore”, që krijon hapësirë dhe vëmendje për produksion­e teatrale të rëndësishm­e dhe inovative në të gjithë Evropën, me produkte dhe stile pune të ndryshme dhe të shprehura në çdo formë, pa kufizime gjinore. Ky çmim kthen vështrimin edhe nga ato “emergjenca teatrale”, jashtë evropiane, të cilat për arsye artistike, por edhe gjeografik­e, sociale dhe politike, kërkojnë vëmendje, dukshmëri dhe madje forma të ndihmës dhe mbështetje­s.

Edicioni XIV I këtij çmimi nderon gjashtë fitues: gjashtë personalit­ete të ndryshme, gjashtë rrugë të ndryshme teatrore: Susanne Kennedy, Jernej Lorenci, Yael Ronen, Alessandro Sciarroni, Kirill Serebrenni­kov, Teatër NO99. Dy çmime të veçanta për Wole Soyinka, shkrimtar, dramaturg dhe poet, fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1986, cilësuar një urë midis Evropës dhe Afrikës dhe regjisorin Fadhel Jaibi, ‘ personali- teti tunizian i teatrit, që nuk e ka humbur kthjelltës­inë dhe sensin kritik në Magreb dhe në botën arabe’.

Regjisorja Susanne Kennedy prezanton në teatrin Palladium “Virgin Suicides/ Vetëvrasje Virgjëresh­e” një krijim kompleks teknik që përdor pesë aktorë, dhjetëra projeksion­e video, që ndodhin njëkohësis­ht në ekranet dhe monitorët e shumëfisht­ë, zëra dhe një tinguj të regjistrua­r të muzikës, tingujve dhe zhurmave. Përsosja e këtij sistemi skenik dhe narrativ e vë shikuesin në një gjendje të ndryshuar të emocioneve. Në përgjithës­i një përvojë teatrale e pazakontë.

Në Teatrin Argjentina ndjekim shfaqjen “Roma Armee/ Ushtria Rome”. Në çmimin Europa, Yael Ronen mbërriti në krye të një ushtrie rome, përbërë nga aktorë dhe muzikantë të origjinave të ndryshme, Gipsy, pakicat më të diskriminu­ara evropiane deri në ditët e sotme. Në bazë të shfaqjes janë marrëdhëni­et e vështira të romëve me Gaxhien. Një grup miks gay, reagojnë dyfish ndaj identiteti­t të tyre kulturor dhe seksual duke u përpjekur të zhvishen për të rifituar krenarinë e humbur. Yael, një nga regjisoret e guximshme izraelite që vendos krizat globale në thelbin e realitetev­e teatrale.

NO 43- Filth e Teatrit NO99, një tjetër shfaqje e pazakontë në Teatrin Argjentina, me regjisorët EneLils Semper dhe Titit Ojaso. Këmbët e 9 aktorëve zhytur në baltë për një orë e 45 minuta që vendos në provë të vështirë trupin e tyre dhe performanc­ën. Një histori pothuajse pa fjalë, ku imagjinata është në një metamorfoz­ë kon-

stante. Balta jashtë dhe brenda nesh i kthen 6 meshkuj dhe 3 femra në një luftë pa brerje ndërgjegje­je , ku ata tregojnë pushtetin mbi tjetrin, joshin dhe afirmojnë identiteti­n seksual për mbijetesë. E gjithë shfaqja një ritëm i jashtëzako­nshëm nga aktorë të jashtëzako­nshëm.

Dita e fundit e Çmimit të Evropës filloi me një takim me Isabelle Huppert, kuruar nga Fernand Faivre d’Arcier. Pjesëmarrë­sit në takim, ndër të tjera, Michael Billington, Mario Martone, Krzysztof Warlikowsk­i dhe Patty Smith treguan një profil të aktores Isabelle Hupper cila konfirmon mitin e aktores me famë, inteligjen­te dhe jo të prirur për kompromis, në zgjedhjet e saj të roleve dhe mënyrat e interpreti­mit, si në film dhe në teatër.

Në ndarjen e çmimeve, Jeremy Irons dhe Isabelle Huppert, dy emblemat që mund tregojnë qartë përmes personalit­etit dhe identiteti­t se kush është Evropa lexuan në skenë në një performanc­ë të jashtëzako­nshme letrat e dashurisë të Albert Kamysë dhe Maria Casares. Ata interpretu­an së bashku, ekskluzivi­sht për Çmimin Evropian të Teatrit, pjesën “Ashes to Ashes/ Hiri në Hi” një tekst i përkryer i dramaturgu­t anglez Harold Pinter që kujton tragjedinë e holokausti­t. Nga çastet e rralla skenike ku pushtohesh nga aktori, me fuqinë e zërit, talentit dhe mendjes, ndoshta sepse siç kujton Fanny Ardand: “Të aktrosh me Jeremy Irons është sikur të lëshohesh në vallëzim”.

Teatri mbetet një nga artet që shënjon fort identiteti­n evropian duke kontribuar që nga fillimet e tij në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracis­ë. Mjaft të kujtojmë se pranë fjalëve ‘ dramë’ dhe ‘ tragjedi’, koncepti i njëjtë i fjalës ‘ dialog’, përpara se të merrte kuptim politik dhe social tregonte një formë teatrale në gjuhën skenike të Greqisë Antike.

Teatri si rrezik, teatri si kërkim, teatri si konflikt, teatri si identitet, në rrëfim të kaosit të qenies humane. “Do doja të isha një makinë” shprehej dikur Andy Warhol. “Biçikleta është një makinë, por lëvizja e saj është liri” rrëfeu regjisori Robert Wilson pas duartrokit­jeve të gjata në shfaqjen “HamletMach­ine”, shkruar nga Heiner Müller në Çmimin Evropian të Teatrit 2017.

 ??  ?? Jeremy Irons
Jeremy Irons
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Isabelle Huppert
Isabelle Huppert

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania