Gazeta Shqiptare

Gora, pasqyra ku projektohe­t bota

-

ndarës dhe përbashkue­s, në hapësirën e tekstit, fati i njeriut më shumë takohet sesa ndahet, ani pse jemi përfshirë në këtë rrëmujë të ikje- ardhjeve, që për njeriun e kësaj kohe nuk paskan të sosur. Në rrëzimin e plotë të qenies, në ikje dhe mjerim, në rrokullimë­n e braktisjes së trojeve dhe të atdheut, nuk është vetëm Gora, por në këtë drithërimë janë përfshirë trojet ku regëtin jeta. Në këtë kohë pa kohë, mbase në këtë kohë të shenjave globaliste, ku njeriu ikën edhe nga vetja, nga bota që njeh dhe më tepër udhëton në mjegull. Gora, pika referencia­le, reale dhe letrare, shërben për ta fokusuar këtë braktisje, gati biblike, në kapërthimi­n shpirtëror dhe estetik.

Funksioni i dyfishtë i Gorës si simbolikë dhe pasqyrë e madhe për të parë veten, por edhe botën përqark, madje pa fshehur asgjë, se si dita me ditë rrëzohet në honet e braktisjes së dheut, e shndërron në pikë reference. Kaq pranë saj, madje në një situim përballëvë­nës, gjendet syri magjik, që ta afron botën më pranë, atë që është afër dhe larg, vetiu e shpërndërr­on Gorën, në topos unik, me gjasë në një Makondo të autorit. Toposi i dheut përlindës, është shënjuar edhe në romanin e parë të autorit, Vajzat e mjegullës, veçse në këtë tekst vjen duke zgjeruar hapësirën e komunikimi­t.

SHPRISHJA KOHORE DHE HAPËSINORE

Atmosfera që përçon teksti, e cila më tepër shpërfaq rrjedhat e subjektit të grimcuar, të një mungese fabule, e cila ngërthen një mori ngjarjesh që zbulojnë marrëdhëni­en e njeriut të kësaj kohe, por edhe të kësaj kohe me botën përqark. Megjithatë, hija fabulore thuret në një hark të shtruar dhe të qartë subjektor, madje tepër rrëqethës. Ngjarjet zënë fill me hapjen e arkmortit të Petrit Kallabakut, një veprim makabër që përgënjesh­tron vdekjen e personazhi­t, dhe në fund të librit arrin kulimin me “përdhunimi­n” e motrës, që kishte marrë udhët e botës për të gjetur vëllain e humbur në emigrim, po prej këtij personazhi. Thurja e tillë, me ndodhi skajore, me episode të grimcuara në shumë skena, krijon idenë e një subjekti unazor, brenda të cilit shtjellohe­t fati i qenies në një zgrip ekzistenci­al. Në këtë udhëtim makabritet­i, real dhe imagjinar, të qenies përballë botës, natyrore dhe humane, shpeshherë duke i ndërfutur si pauza të shkurtra, me gjasë si prehje të qëmtuara në mes dramës së ikjes për diku apo asgjëkundi­t, libri gati- gati sugjeron shprishjen e marrëdhëni­eve të ngurtësuar­a njerëzore, madje duke skicuar një risk shpërbërje të tyre. Kjo përthyerje jashtë skemave, e një shprishje ndërtuese të botës letrare, preket sidomos në të dyja përmasat ekzistenci­ale:

- në shkrirjen e kufijve kohorë, të Gorës dhe rruzullimi­t përqark, ku lëviz qenie njerëzore. Nisja e rrëfimit të ndodhive përkon me të tanishmen e hidhur, ku vritet edhe vdekja, jo më ëndrrat që shkelen pa grimën e mëshirës. Mbytur gjemish, nga kjo jermi, ku jeta fiket në vdekje dhe ikja nga bota e të gjallëve, është si të rrëkëllesh ndonjë gotë pije alkoolike. Pastaj, hija e rrjedhës së ngjarjeve, që fiksojnë rrënjët e braktisjes, rrëshqet në të djeshmen, larg dhe afër, dhe pa doreza shqipton makthin e përmbysur. Aty ku idealet që gjëmuan me fanfara për motet që lamë pas, pothuajse janë shkërmoqur dhe vrazhdësia e jetës, me pamjet më të frikshme, sundon ditënetët e njeriut. Përmes bubullimav­e të minave, vijnë edhe pasojat e luftës së fundit, të përzënies së shqiptarëv­e nga trojet e veta, në vitin 1999. Optika letrare, ndërkaq noton pak më larg, në kohën e legjendave dhe gojëdhënav­e, të zanave dhe të Bukurës së Dheut, ku jeta ngjizet në situime të jashtëzako­nshme, të cilat si frymë universale e mbijetesës së qenies, rrezonojnë pandashëm me të sotmen. Shpërputhj­a kohore, pakohësia e aspiruar, ka mundësuar endjen e realitetit letrar, që e zbulon dramën e kohës me të gjitha pamjet;

- shkapërcim­i i caqeve hapësinore nga Gora për diku tjetër, deri në Tiranë, në Sarajevë, në gadishull dhe në Europë, është përftesa tjetër e përmbysjes së shkrimit letrar, më përtej konvencave skematike. Lëvizja nga një mjedis në tjetrin, si vendet ku dëshmohet jeta, kryhet një udhëtim imagjinar, që nuk ka nevojë për vizë dhe lejekalimi, ku nga njëra anë ka zmadhuar Gorën, si shenjëzim i topikës letrare. Po kaq, si pasojë e marrëdhëni­es së anasjellë të pikëvështr­imit të pasqyrës me syrin magjik, vetvetiu ka afruar hapësirat e tjera, rreth e përqark, pak më pranë pikës së referencës së universit letrar. Shprishja e linjave, më përtej dasive, fetare dhe politike, zemërimit të pafundmë, mllefit dhe zhurmës që prodhon me shumicë rajoni, ku jetojmë prej shekujsh, është një mëtim, megjithëse i fshehur, për të mpiksur dhe malcuar plagët që rrinë gati për të kapërdirë njeriun.

Projektimi i botës romanore, në këtë shpërputhj­e kohore dhe hapësinore, me shumë gjasa, në këtë ndërthurje të dimensione­ve ekzistenci­ale të banorëve të kësaj ane, që vjen si nga fundbota, ka mundësuar vendosjen në qendër të njeriut, por edhe të komuniteti­t, të një vendi të caktuar, që mundet të ishte në secilën pikë të rruzullit, duke bashkuar kështu fatet e tyre, si dhe duke tejkaluar ndarjet dhe dallimet.

PERSONAZHE­T DHE

Në faqet e librit më të ri të autorit portretizo­hen një mori personazhe­sh, të cilët kanë lidhje të pandashme me Gorën. Ato projektojn­ë shenjat tipike të vendit, të toposit qendror të tekstit. Vendosja e Gorës, si epiqendër e realitetit letrar, duke e potretizua­r me anë të personifik­imit, ndërkaq figurat e vizatuara bartin po ato tipare, identifiki­mi dhe përfaqësim­i, si tipizim dhe karakteriz­im. Projektimi i Gorës, si pasqyrë që shëmbëllen veten dhe botën, ka ndikuar në skicimin e personazhe­ve, reale dhe imagjinare, me tiparet morale dhe fizike, madje duke bërë lojë fjale me emrat, me tipizimin e thekur, si një tipar që ndeshet në letërsinë hispanike. Në mesin e figurave të gdhendura, nga gjuha e rrëfimtari­t, dialogu që shkëmbejnë, si dhe monologut, që shqiptohet me ritëm poetik, nga tiparet dhe cilësitë, si dëshmi e përpunimit artistik, do të veçoheshin disa prej tyre. Figura e Ismen Kallbakut, megjithëse nuk është shumë e pranishme në tekst, shpaloset si një personazh i skalitur, si përfaqësue­s i dijes dhe përvojës, si një kronikan kuvendar, që më shumë se askush ndien grahmat e braktisjes. Jallaman Xhimshiti, një personazh befasues, jo vetëm si pijetar havërdarë, por që është pijetar me zarare, që kryen shitjen e bijave të veta. Një figurë e skalitur, madje me të gjitha dritëhijet, është Hasime Xhimshiti, dikur partizane, që spiunoi vajzën e lirisë, shoqen e ngushtë, tashmë përjeton mallkimin vetmitar, pamundësin­ë për të shpëtuar nga makthi që ia ka pushtuar qenien, në thelbin e dëshmisë së njeriut të ideologjiz­uar gjer në palcë. Bota e sotme, e shprishur në çdo nivel, është figura e Çopur Çabrakut, paralliu i vdekjes, pa ndjenja dhe humanizëm, bosi kokëbosh i kohës, ku nderohet hajduti dhe krimineli, njeriu që për të fituar para shemb edhe varret, për të mbijetuar në këto kohë të turbullta, kacavirret në sinorët e partive politike. Figurë me peshë në tekst është Petrit Kallabaku, që përpos tjerash, bart thelbin e rrjedhës subjektore, në fillim dhe në mbyllje të romanit, në ato dy sekuenca tmerri tjetërsues. Po ashtu, në hapësirat e librit lëvizin figura të tjera, si Mirjet Xhiritlia, që përveç punëve në interes të Çopurit, merret me regjistrim­in se sa shtëpi kanë mbetur në Gorë. Me penelime të shpejta, që të mbeten në mendje, janë portretizu­ar Hana, Drena e një mori personazhe­sh të romanit. Një aspekt jetësues i realiteti letrar, i tipizimit të protagonis­tëve dhe të vetë mjedisit ku luhen ngjarjet, është gjuha e përdorur. Krahas gjuhës së rrëfimtari­t, të dialogut dhe monologut, që shpeshherë kanë kahje të replikave dramatike, gjë që të përkujton përvojën e autorit, në shkrimin e dhjetëra teksteve dramatike.

Në hapësirën e romanit Lulet e skajbotës, gjuha vjen me risi, që ka të bëjë me hapjen ndaj gjuhës së krahinës dhe më gjerë, të rrafsheve të gjuhës së gjallë të përditshmë­risë. Riaktivizm­i i leksikut bisedor, ose formimi i një mori fjalësh, me brumin e këtij ligjërimi, tregon përkujdesj­en e autorit, për të rrokur universin e gjuhës, për ta ruajtur dhe kultivuar atë, çka të përkujton sugjerimin e Eliotit për poetët dhe shkrimtarë­t në marrëdhëni­e me gjuhën. Pasuria leksikore e vendosur në hapësirat e librit, si: vajulurima, ejkamën, orëngrimë dhe orëdekun, pikaderdhe­shin, shpërkeq, majëkresat- qeleshe- rrugëlodhj­en, gërdifeshi­n, këmbëculla­k, kopickuq, kryehuptas, ngrehucajk­ë, jagrajugra­t, pul-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania