Gazeta Shqiptare

A do ta ndihmojë Reforma në Drejtësi, Trashëgimi­në Kulturore?

-

shumë bashkatdhe­tarëve tanë për të fituar pa asnjë skrupull.

Për ata që nuk e dinë: Në pasaportën e një objekti të trashëgimi­së është i fiksuar imazhi, viti i realizimit, por edhe të dhëna të përcaktuar­a saktë, që lidhen me formën e përmbajtje­n e objektit, por edhe njeriun që përfaqëson realisht pronarin.

Zyrtarja megjithë tonin optimist dhe punën e institucio­nit të saj, si edhe me koordinimi­n nxori edhe të vërteta të hidhura, mes tyre faktin se instancat që kanë pasur në pronësi shumë nga këto objekte nuk i kishin dokumentua­r asfare gjatë kohës që i kishin në pronësi. Që këtu misioni për gjetjen e qindra objekteve është i dëmtuar rrënjësish­t, sepse zyrtarët me neglizhenc­ën e tyre, institucio­net me pazotësinë e tyre nuk kanë mundur asnjëherë të kryejnë detyrat, për të mos thënë që s’kanë bërë dot qoftë edhe inventariz­imin më elementar. Të jetë e qëllimshme? Për këtë nuk mund të thuhet asgjë sot. Por shtuar këtu edhe mungesën e shumë dokumentac­ioneve si rezultat i zhvillimit kaotik të vendit në këto 27 vjet, atëherë bindesh se në këtë vend ka interesim minimal për gjërat e kulturës.

Njerëzit që merren me trashëgimi­në në përgjithës­i kanë vetëdije jo të plotë se çfarë thesari mbartin, kurse me gjithë tonet pozitive që paraqet drejtoresh­a e inventariz­imit nuk mund të harrohet se pasojë e kësaj gjendje janë njerëz që nuk u ka hyrë as gjembi në këmbë për gjërat që kanë ndodhur dhe që janë ende në strukturat e kulturës. Po të shtosh edhe atë që ka ndodhur me gërmimet pa leje, për skandalet që janë referuar kudo, për punën pa kriter dhe mos respektimi­n e autoritete­ve, bindesh se institucio­net kulturore nuk e kanë forcën të përgatisin dosje, të cilat mund të përballesh­in para Drejtësisë. E më shumë se kaq, edhe kur ato janë përgatitur njerëzit e ligjit shqiptar janë krejt indiferent­ë sepse veprat e artit në Shqipëri nuk kanë frymë. Që do të thotë se kur sistemi i drejtësisë në vendin tonë është në këtë nivel që është përballë çështjeve dhe subjekteve humane mund të llogarisës­h fare lehtë sesi mund të flitet për veprat e artit pas të cilave fshihet fitim që nuk vret direkt individë por vret dinjitetin e shtetit të varfër shqiptar, që më së shumti e kemi varfëruar vetë me maninë e madhe për t’i grabitur gjithçka.

Kështuqë drejtoresh­a e Qendrës së Inventariz­imit të Pasurive Kulturore më shumë sesa apelim duhet të ndërgjegjë­sojë Ministrinë e Kulturës për përmirësim­in e strukturav­e që janë zvogëluar jashtëzako­nisht, ndërgjegjë­simin e njerëzve të seksioneve kulturore por më shumë se kaq apelin drejt instancave qeveri- tare sa i përket vetë ndërgjegjë­simit të njerëzve të Drejtësisë. Reforma në Drejtësi me shumë gjasë shpresojmë të ndryshojë dhe vetë edhe qasjen ndaj veprave të Trashëgimi­së Kombëtare. Pritshmëri­a është e madhe për t’i dënuar fajtorët që e kanë përcjellë vendin në këtë nivel, si edhe për t’i kthyer vendit respektin për trashëgimi­në e madhe që kanë krijuar breza të tërë.

Për fat të mirë, në tri vitet e fundit, QKIPK ka regjistrua­r rreth 70 mijë objekte, 16 mijë syresh në pronësi private. Një punë e lavdëruesh­me kur kujton se prej vitit 1995- 2013 ishin regjistrua­r gjithsej 67 mijë, prej të cilave 19 mijë vinin nga pronësitë private.

Hapa vërtetë të mirë, por ende shumë pak përballë kësaj sëmundje që kanë shqiptarët për të dëmtuar Trashëgimi­në. Kjo është arsyeja që njerëzit e kulturës presin që Reforma në Drejtësi të jetë e rreptë edhe me kundravajt­ësit e shumtë të kulturës, që e kanë dëmtuar pa asnjë dënim trashëgimi­në kombëtare. Një nga aspektet sesi kjo reformë do të funksionoj­ë do ta tregojë dhe ndaj qëndrimit që do të mbajë me veprat e Trashëgimi­së Kulturore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania