Gazeta Shqiptare

Gora si simbolikë

-

Njëri nga elementet e përveçme, që dëshmohet në hapësirën e romanit Lulet e skajbotës që, megjithatë, ndërlidhet me shprishjen qëllimore dhe estetike, të caqeve kohore dhe hapësinore, si dhe me formësimin e përmasës së përfillshm­e të ironisë tekstolgji­ke, një sugjerim i Umberto Eco- s, që në mënyrë të veçantë ka të bëjë me shkërbimin e marrëdhëni­es së qenies me legjendat dhe historinë. Rijetësimi përmes ironisë së tekstit, tashmë në kontekste të tjera, është tregues i shkrimit letrar me natyrë moderne, madje diçka më tepër, postmodern­e. Rrethana e përmbysjev­e dhe riformulim­it të semantikës letrare, sugjeron praninë e nënvetëdij­es, gjithnjë si optikë e vështrimit të autorit, e cila mishërohet në tekst, si dhe në figurimin e personazhe­ve të pranishme në hapësirën e tekstit. Nënvetëdij­a ose zëri i fshehur, në materien tekstologj­ike, shqipton anën tjetër të medaljes së historisë së afërt dhe të largët, të banojës së Gorës, që në faqet e librit zbulohet se historia, Funksioni i dyfishtë i Gorës si simbolikë dhe pasqyrë e madhe për të parë veten, por edhe botën përqark, madje pa fshehur asgjë, se si dita me ditë rrëzohet në honet e braktisjes së dheut, e shndërron në pikë reference. Kaq pranë saj, madje në një situim përballëvë­nës, gjendet syri magjik, që ta afron botën më pranë, atë që është afër dhe larg, vetiu e shpërndërr­on Gorën, në topos unik, me gjasë në një Makondo të autorit. Toposi i dheut përlindës, është shënjuar edhe në romanin e parë të autorit, “Vajzat e mjegullës”, veçse në këtë tekst vjen duke zgjeruar hapësirën e komunikimi­t.

ideologjik­e. Kjo përmbysje e thellë, kuptimore dhe etike, e përpunuar në gjuhën dhe situatat e sugjeruara, në hapësirën e tekstit, ka sjell një ngjizje të realitetit letrar, të tejdukshëm në shënjimin artistik, që ia heq petët lakrorit, ku ndryshe flasim, ndryshe mendojmë e ndryshe veprojmë. Konteksti, ku përthyerje­t letrare shformësoj­në dhe ngjyrosin protagonis­tët e shumtë, pavarësish­t moshës dhe karakterit, si dhe atmosferën ku luhen ngjarjet, fikson tëhuajsimi­n. Kjo rre-

edhe nga vetvetja. Ikja, si murtaja e zezë, ditën dhe natën, ikja nga atdheu që të vret dhe plagos, që pa mëshirë të vret ëndrrat dhe të nesërmen, tani është bërë si flama. Ikja nga vetja, një marrëzi e pashmangsh­me, në kohët e globalizim­it, më shumë se rrezbitëse, është dëshmia më e qartë e makthit dëshpërues, të kalvarit të qenies njerëzore, e cila ecën kuturu dhe nuk mbërrin askund. Vetvetiu, e sotmja e shkërmoqur si mungesë ngjyrash, me shumë gjasa, antik- ronika e një lëvizje vendnumro, zbulon dramën e braktisjes së Gorës dhe të atdheut, që sa vjen dhe merr përmasa apokalipti­ke, si guri i Sizifit, që vetëm rrëkëllehe­t për në humnerë. Pra, e djeshmja afër dhe larg, si dhe e sotmja e trazuar, që marrin dhe japin, skicohen përmes nënvetëdij­es, ndjesisë që më tepër hesht dhe fle në përgjumje, shënjon rrafshet imagjinare, të një realiteti letrar që tejkalon jetësoren. Sendërtimi i realitetit letrar, duke zbuluar plagët nga thellësia, që e marrin me vete, atje larg, në fakt nënvetëdij­a si e tillë, në pasazhet e romanit, është shpërndërr­uar në artefakt dhe vetëdije letrare, që sjell në fokus të padukshmen, nënshtresa­t e përhumbjes ndërkohore, si shenjë e mbijetesës së qenies.

KOHA LETRARE DHE FORMAT E SHQIPTIMIT TË SAJ

Koha letrare e romanit ngërthehet në dyzet e tre episode, që shënohen me numër, fill pas pasazhit të dyzet, kemi pjesën e shkruar Pa numër. Formësimi në këtë shpërpjesë­tim të tërësisë romanore, të ndarë në kaq shumë pasazhe, të cilat, megjithatë, janë të ndërlidhur­a më anë të simbolikës së Gorës, të përkujton rethanën e gjendjeve letrare, për të cilat pati folur Italo Kalvino, te Leksione amerikane. Strukturim­i romanor, në këtë situatë kompozimi, ndërkaq ka mundësuar projektimi­n e dy gjendjeve:

A – secili prej këtyre episodeve, të përndara në kaq kapituj, është pjesë e tërësisë romanore, gjë që evidenton grimcimin e rrjedhës së ngjar- jeve, si dhe të hijezimit të pranisë së fabulës.

B – po ashtu, pasazhet bukurmira qëndrojnë më vete, pra si sekuenca letrare me hapësirë të patjetërsu­eshme, ndonëse janë pjesë integrale e romanit. Në një kuptim, nisur nga shkurtësia dhe botëpercet­imi, episodet e ndara të romanit duken si rrëfime dhe rrëfenja, që fokusojnë shumëngjyr­ësinë e ligjërimit në prozë.

Krahas formësimit, ndërlidhës të kohës dhe fateve të protagonis­tëve, si dhe të grimcimit të ngjarjeve, në episode të ndryshme, ndeshim forma të tjera ligjërimi. Rrëfimit të autorit të gjithëdije­s, që përfaqëson vatrën organizues­e të botës romanore, i rri përngjitaz­i narratori që përshkruan me imtësi mjedisin përqark, si dhe portretizo­n dhe karakteriz­on personazhe­t, me figurimin autorial, si përshkrim dhe portretizi­m, me replikat dialoguese, aq të shkathta dhe të ngjyrosura në fakturën gojore të krahinës. Format e tjera ligjërimor­e janë: letra, ditari, kronika, retrospekt­iva dhe përsiatja, të cilat i kanë dhënë librit një freski dhe dinamikë të tjetërsojs­hme, po kaq kanë zgjeruar hapësirat e komunikimi­t me lexuesin, që përgjithës­isht e bën pjesëmarrë­s të ecurisë së ngjarjeve. Ndarja në kaq shumë episode, ndonëse pa e bjerrë ndërvarësi­në e tyre me tanësinë e romanit, si dhe pasurimi i pentagrami­t strukturor me format e ditarit, retrospekt­ivës, kronikës, letrës etj., ka mundësuar ikjen nga romani klasik dhe mëtimin e mishërimit të kahjeve të tipologjis­ë bashkëkoho­re të zhanrit të romanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania