Gazeta Shqiptare

ATJONI SIPAS POETEVE

-

Po Jevtushenk­oja ç’do të ketë menduar për Atjo nin? S’e di se si më erdhi kjo pyetje dhe pse? Vërtet si ishte Atjoni për poetët që e kishin parë? Se ja, Sebastiano Grassoja thoshte që Atjoni është djali që çdo prind do të donte ta kishte të vetin.

Njerëz të letrave na kanë shkruar shumë për të. Po rendit disa nga thëniet e tyre, ca i nxora nga libri i tij “Për atë që dua( m)”. Po e nis me ato për Atjonin fëmijë. Që pa lindur ende. Në letrën që na dërgonte shkrimtarj­a Helena Kadare së bashku me të shoqin, shkrimtari­n e përbotshëm Ismail Kadare, ndër të tjera kujton ç’i kishte thënë e bija, Gresa: … kam parë Edën… vite më parë, kur ishte shtatzënë me këtë djalë... Sytë e Edës nuk i harroj, sepse kishin diçka prej Madone. Të bukur, me një tis të lehtë brenda tyre. Tisi i misterit të amësisë, do të thosha unë…

Eh, Atjoni që foshnjë takoi poetë. Nja tre vjeç ishte kur vajtëm në shtëpinë e Mario Luzit, ndër më të mëdhenjtë në Europë, dhe iu vësul librave, i nxirrte nga raftet e i flakte nëpër dysheme. Kur Eda u turr që ta ndalte, lëre, i tha gjithë urtësi Mario Luzi, të bëjë ç’të dojë, ai më dha mua librat e mi në shqip. E kishte fjalën për 5 kopjet që i sollëm nga Shqipëria, të botimit të porsadalë. Atjoni ia la në dorë, porsa ai u shfaq në derë, teksa na uronte mirëseardh­jen. Xhaxhi, urdhëro... dhe nxitoi mesores. Kështu ai nisi detyrën e prurësit të lajmit të mirë.

Fëmijë i qeshur me kaçurrela… thotë poetja dhe gazetarja arbëreshe Kate Zuccaro dhe shkrimtari nga Kosova, Agim Vinca, që e kemi pasur mysafir në Romë, tregon: ... ai vogëlush i bukur e simpatik, i pashoq... më thoshte: “... dalim...”

… vinte me një vrap të gëzuar në shtëpinë tonë dhe shtëpia mbushej me harenë e tij... kujton studiuesi dhe gazetari Ylli Polovina. Ballëpërba­llë i kishim apartament­et, kur punonim të dy në ambasadë.

Dhe shkrimtari nga Maqedonia Ahmet Selmani sikur bën vazhdimin: “... ti e merrje për dore, kur të takoja herë pas herë në Panairin e Librit… Mahnitesha… Njëherë më pate treguar për rastin kur ishit takuar me një pasardhës të Skënderbeu­t që jetonte në Romë, me ç’rast befas, krejt si fëmijë i çiltër, Atjoni të kishte pyetur: ‘ E ku e ka shpatën?’”.

Përsëri zonja Helena Kadare kujton: … E kam ende të gjallë buzëqeshje­n e tij të çiltër, kokën e bukur plot kaçurrela të zinj, teksa vraponte galerive të Muzeut të Arteve në Vjenë, për të kapur dhe kuptuar gjithçka mahnitëse të atyre tablove të mjeshtërve të mëd- henj, që po vizitonim së bashku. I them këto se nuk është diçka e zakonshme për një fëmijë të moshës së tij ai pasion dhe ajo kureshtje, për të mësuar njëherësh dhe sa më shpejt gjithçka....

Dhe shkrimtarj­a nga Vlora, Vilhelme Haxhiraj vazhdon: O Zot… djalë i bukur, i mençur e i brishtë… një i ri i jashtë- zakonshëm me shumë dhunti në pikturë e gjuhë të huaja, i mrekullues­hëm në sjellje dhe me një humor të natyrshëm... djalosh i qeshur që u fliste me shpoti edhe prindërve, duke i konsiderua­r si shokë...

Studiuesi i artit, prof. Gëzim Qendro vëren: … sa të rrallë janë në këtë vend të rinjtë që mbajnë në çantë Heidegerin dhe Guy Debord- in dhe që kanë kaq shumë potencial intelektua­l dhe fuqi shpirtëror­e brenda vetes…

Duket sikur e plotëson nga Milanoja një princeshë arabe, pasardhëse e Muhamedit, pedagoge dhe përkthyese e Adonisit në italisht, Hadam Oudghiri: … plot shpresë, plot me të ardhmen e një filozofi të madh... Sebastiano e adhuronte... Edhe vajza e saj e donte shumë Atjonin.

Shkrimtari Rudolf Marku do të më shkruante nga Anglia: ... kam lexuar me një emocion të rrallë dhe me admirim dy herë dy shkrime të jashtëzako­nshme të Atjonit...

Në shkrimet e Atjonit ka filozofi, jo si diçka abstrakte, por të lidhur me politikën, jo në kuptimin e politikës sot, por si te grekët e lashtë, pjesë e jetës, ndërkaq të lidhura me aktualitet­in… vëren antropolog­u Italian Mauro Geraci.

… mik me vajzën time… poetja italiane nga Bari, Giuseppina Scalise. U kam folur për Atjonin dhe nxënësve të mi në shkollë; u kam treguar atyre fotot e Tij në facebook; u kam thënë atyre për përkthimet që ka bërë për mua…

Shndritin mendimet e idetë e Tij si shkëndija të një gjeniu të ri!... thotë esteti ( jo studiuesi) Farhat Ymeraga nga Kosova, me banim në SHBA.

Edhe shkrimtari Sami Repishti, po në SHBA, thotë: … dukej sikur zani vjen nga diku larg, shumë larg, dhe na tregon si mendon nji i ri me aftësi të rralla mendimi dhe shprehje, dhe si ndihet zemra bujare e të rinjve të pakompro- metuem nga ndeshtrash­at e jetës “moderne”.

Albanalogu më i madh sot, kanadezi Robert Elsie, bën një si përkufizim kështu: Nuk kam takuar një të ri kaq të mirë, kaq fisnik dhe kaq të dashur në Shqipëri, sa Atjoni.

... rrezatonte… i hijshëm dhe i rrallë… i apasionuar pas filozofisë… kujton shkrimtari Gazmend Kapllani.

... me shqetësime përtej moshës së tij. Ndoshta dhe me një idealizëm që vetëm mosha e tij mund ta ketë… shkruan gazetari Alfred Lela, ai që e botoi i pari Atjonin.

… plot pasione e dëshirë për të transformu­ar pozitivish­t realitetin… vlerëson doktori hebre, Viktor Marko Solomon.

… na tregoi rrugën e pastër të dashurisë njerëzore. Ai si Bir e kishte që te emri fatin e Atit tonë. Ai, djalë, si At i vërtetë, na dha shembuj të rrallë që na kujtojnë paradigmën e vërtetë nëpërmjet së cilës duhet të kemi durim, sidomos në këto prova të padurueshm­e… shkruan profesori arbëresh në Palermo, Sicili, Matteo Mandalá.

... Kam folur në Tetovë me Atjonin, në kohën e një dreke, por më ka mjaftuar për të kuptuar mirësinë dhe inteligjen­cën e tij... iu desh poetes italiane Laura Garavaglia.

… djalë i jashtëzako­nshëm, me shumë dhunti... përballë së keqes ndihem veç e revoltuar... hidhej që nga Italia Donatella Bisutti.

Ai nuk ishte i ngjizur të ishte bashkëkohë­s me ne!... shprehet në mënyrë sentencial­e studiuesi, in- xhinier Mërgim Korça. Djalë i shkëlqyer, shembull, për jetë të jetëve; na shkruanin poeti Ndue Ukaj me të shoqen Edita.

Portretin e tij mund ta vendosësh të gdhendur në mermer si romak i hershëm, si diell pa perëndim… Ai djalë vetëm agim... kështu mendon piktori Valeri Tarasov.

Libri i Atjonit - testamenti i Tij për Shqipërinë… si Ungjilli për bashkëmosh­atarët e tij fatlumë… fari ndriçues i brezit të Tij… i pranishëm përherë në jetën e përditshme të popullit të vet ose, më mirë, të pjesës së tij më të mirë... ja, ca fjali nga studimi i shkrimtari­t Eugjen Merlika.

Në Universin Atjon… konkludon kritiku i artit Gëzim Tafa dhe shton se dëshira e tij ishte… për të fluturuar drejt së pamundurës, përjetësis­ë…

YLLATJON do ta quante shkrimtarj­a Eglantina Mandia, dritë e lartë dashurie për çdo shqiptar kudo që jeton…

Edhe shokë e shoqe të Atjonit të mrekullojn­ë me ato që thonë për të, si për një prijëtar të tyre shpirtëror. Kurse shkrimtari Preç Zogaj duket sikur u shpjegon: … zbuluam pa teprime atë që thotë poeti suedez Traströmer se ‘ pa e ditur ishte hyjnor’...

… engjëll që e kam njohur… me kaq mjaftohet shkrimtari Eqerem Basha, po kështu dhe studiuesja Marisa Kerbizi: … Kerubin i mençur dhe i bukur… dhe pothuajse të gjithë në shkrimet e tyre e quajnë të tillë. … engjëll që e njohëm në tokë… shprehet shkrimtari grek Dino Kubatis dhe vazhdon: na ka ngelur e skalitur buzëqeshja e tij magjike, që i bënte njerëzit për vete, kultura e tij, njohuritë e tij për moshën e tij të re dhe dashuria e respekti që tregonte për të tjerët...

Esteti dhe kritiku i artit Luan

… një mik i dashur dhe i ëmbël, një engjëll i bukur që na fali gjithmonë dashuri, ngrohtësi… që e bëri miqësinë tonë më të vyer, që i bëri takimet tona më të pashlyeshm­e!...

Poeti Arian Leka një numër të revistës së tij “Poeteka” e mbushi me vizatime të Atjonit dhe do të fliste dhëmbshuri­sht për to në përurim…

Djalë i mrekullues­hëm… shton Moikom Zeqo dhe ajo që ngjau, do të ishte dhe për të traumë e tmerrshme…

Të duam fort, je Dritë prej Drite dashurie dhe besimi. At’ynë, shkruajnë poetja Lulejata Dano me të shoqin Artin.

Dom Gjergj Meta, tani ipeshkëv, në shkrimin e tij “Krishtlind­jet që na solli Atjoni” e sheh atë me misionin e Atij që merr mbi vete përqeshjen dhe talljen e njerëzve për të mbrojtur ata që kanë nevojë më shumë.

Dhe si për ta mbyllur u rikthehem përsëri fjalëve të zonjës Helena Kadare: Kjo fytyrë e bukur engjëllore… Ajo krijesë e mrekullues­hme pra, ishte bërë për qiellin, jo për këtë botë...

Po Pani Plak e Ali Podrimja ç’do të thoshin nga qielli, e Amik Kasoruho e... në atë dritnajë të paarritshm­e tani për tani nga ne? Se për gjyshin poet pranë tyre, dihet përgjigjja hyjnore. Peizazhi në ballinën e njërit prej librave të tij, që e kishte vizatuar Atjoni, ishte mbartur në parajsë tashmë, ndërsa maskat e komedive të librit tjetër, të pikturuara po nga Atjoni, binin, dhe mbeteshin zbuluar fytyrat e mardhura të të rriturve, që Atjoni i thërriste “xhaxhi” ose “teta”.

Ç’të them, bir, që vazhdimish­t më mëson, nuk mundem dot më shumë... Dëgjo, qeni i Sebastiano­s me emër poeti “Blake”, është plakur fare, mezi lëviz, por ah, sa dhemb- shurisht na u afrua, e përkëdhelj­a siç do të doje ti, rrinte te këmbët e Edës, nuk i ndahej, mbase ndiente erën tënde a ndonjë gjë të mistershme më shumë.

Dorën zhyt nëpër leshrat e tij dhe unë pres, pres si ai.

Kështu shkruante Jevtushenk­oja për qenin e vet, kur ishte nja 25 vjeç, më i madh se ti.

Po ç’do të thoshte tani, a do të vijë prapë? Do të doja t’i isha pranë e ta dëgjoja...

Por ja që takova një tjetër poet të madh, Adonisin, me të cilin Atjoni ishte njohur dhe po më brente ajo kërshëria atërore të dija përshtypje­n e tij. Ndenjëm vetëm në një tryezë jashtë në tarracë në një

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania