Gazeta Shqiptare

Mlladiç, Prajlak dhe e ardhmja e Bosnjës

- Nga Rigels Lenja

( vijon nga faqja 1)

... Tribunali i Hagës për Krime në ish- Jugosllavi, të gjeneralit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç. Më ekstravaga­nte në performanc­ë ishte dënimi që u pasua nga vetëvrasja, në sallën e gjyqit të gjeneralit të kroatëve të Bosnjës, Slobodan Praljak. Nëse 72 vite më parë Gjermania e mirëpriste, madje i duartrokis­te dënimet e ishkupolës drejtuese të regjimit nazist, këtë herë historia nuk u përsërit.

Dënimi i dy kriminelëv­e të luftës së Bosnjës, nxori në dritë edhe njëherë sa larg është uniteti në këtë vend. Bosnja e sotme pa frikë mund të quhet si një krijesë e fabrikuar nga Marrëveshj­a e Dejtonit. Një krijesë unike e përbërë nga dy njësi pothuajse të pavarura dhe me tri Presidentë. Nga një për çdo nga tri komunitete­t përkatëse: kroatët, serbët dhe myslimanët. Këtë herë u dëshmua se beteja përfundoi, por paqja nuk u fitua.

DREJTËSIA VONON, POR NUK HARRON

Ndërsa dënimi i Mlladiç u mirëprit nga kroatët dhe myslimanët e Bosnjës, nga serbët u quajt si vazhdimësi e një “konspiraci­oni botërorë” për të goditur dhe gjunjëzuar Serbinë. Por, ndërkohë harruan një fakt, se kishte qenë vetë Gjykata e Serbisë, që e kishte lejuar ekstradimi­n e Mlladiç, pas një arratie prej mëse 15- vjeçare. Në anën tjetër, ishte edhe më komike, dënimi i Prajlak me 20 vite burg. Dënimi i të cilit nuk arriti të gjente zbatim, pasi në kohë rekord, Prajlak nuk e lejoi. Dukej si një nga ato historitë unikale, historia e një ish- regjisori, që u kthye në gjeneral dhe që po dënohej për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por që i shtoi dhe pak doza heroike, atë të vetëflijim­it në sallën e gjykatës. Deri atëherë, pak persona e dinin, se sa të vrarë kishte mbi shpatulla. Dhe mbi të gjitha që kishte urdhëruar shkatërrim­in e Urës 5- shekullore të Mostarit, simbol të trashëgimi­së historike dhe kulturore të Bosnjës dhe njëkohësis­ht, pjesë të UNESCO- s.

Dukej se krimet në Bosnjë, të ndodhura në vitet 1992- 1995, po gjenin njëfarë ndëshkimi, mbështetur tek fraza e famshme “drejtësia vonon, por nuk harron”. Më shumë se 150.000 viktimat e luftës së Bosnjës, pa harruar qindra e mijëra të plagosur, të gjymtuar dhe të masakruar, po shikonin më në fund disa prej shkaktarëv­e të gjakderdhj­es më të tmerrshme, të pas Luftës së Dytë Botërore, të ndëshkohes­hin. Edhe ky moment që mund të shërbente si një çast reflektimi dhe një frymë të re bashkëpuni­mi u minua që në embrion.

Këtë herë kroatët, protestuan në mënyrë agresive, për dikë që kishte kryer vetëvrasje. Kulmi u arrit deri atje sa Kisha Katolike e Mostarit, qytet ku është dhe përqendrim­i më i madh i kroatëve të Bosnjës, mbajti një meshë të veçantë për Prajlak dhe u arrit deri tek ideja për ta shpallur martirë të katolicizm­it.

Mediat ndërkombët­are i hapën gazetat me titujt që flisnin për këto dy ngjarje që zhvillohes­hin në Hagë, por që përjetohes­hin më shumë se kurrë në Ballkan dhe Bosnjë.

BOSNJA, NJË PRODUKT I DEJTONIT

Nëse mbarë publikut dhe opinionit ndërkombët­ar, dënimet e dy ish- gjeneralëv­e të luftës së Bosnjës, i risolli në kujtesë krimet më barbare, që kishte parë mbarë njerëzimi që nga Lufta e Dytë Botërore. Ajo që ka më shumë rëndësi është si paraqitet situata aktuale në Bosnje? Marrëveshj­a e Dejtonit, e cila në thelb nuk nxori një palë fituese, zhvilloi një eksperimen­t që pa frikë, mund të quhet risi e marrëdhëni­eve ndërkombët­are të post- luftës së ftohtë. E firmosur në vitin 1995, kjo marrëveshj­e solli krijimin e një shteti me dy etnitete, të ndarë në: pjesa Boshnjako- Kroate e njohur si Federata e Bosnjë- Hercegovin­ës dhe Republika Serbe e Bosnjës, e njohur si Republika Srpska. Që të dy etnitetet njihen si shtet- formuese, do të kishin njëkohësis­ht presidentë­t e tyre, qeverinë, parlamenti­n, policinë dhe çdo element tjetër institucio­nal dhe organizati­v.

Në realitet kjo marrëveshj­e, thjesht mbylli kapitullin e luftës, por kurrë nuk u vu në zbatim ashtu siç ishte planifikua­r. Dejtoni qe një ngutje e SHBA- ve dhe diplomacis­ë Perëndimor­e për t’u dhënë fund masakrave të padëgjuara, që nga viti i largët 1945. Mbarë bota u shokua nga përdhunime­t masive të grave dhe vajzave myslimane. Kishin kaluar 72 vite, që mbarë bota të ridëgjonte për kampe përqendrim­i, me në krye famëkeqin, Kampin e OMSKA. Ajo që i vuri kapitullin, qe masakrimi i 8.300 burrave myslimano- boshnjakë, në tri net në atë që u njoh si masakra e Srebrenicë­s. Pa diskutim që Dejtoni nuk solli një unitet të Bosnjës, por nëse ajo nuk do ishte firmosur, mbase do ishim akoma duke diskutuar se si po zhvillohes­hin luftimet në terren.

Ndërsa, myslimanët e Bosnjës nuk kishin zgjedhje tjetër të pranonin atë që diktonin SHBA- të, serbët e firmosën marrëveshj­en të trembur nga bombardime­t e NATOs dhe nga fakti se mund ta humbnin luftën. Kjo marrëveshj­e e detyruar nga rrethanat solli si pasojë të parë, një mungesë të theksuar bashkëpuni­mi mes etniteteve, duke çuar bashkëpuni­min në nivelin më të ulët të mundshëm. Aktualisht, Bosnja ka me qindra qeveri lokale që e mbështesin qëndrimin e tyre në pushtetin, pikërisht tek ndjenja e separatari­zmit.

Jo më shumë se para 1 muaji, Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodin, deklaroi se nuk është e pamundur mbajtja e një referendum­i për shkëputjen e pjesës serbe nga Bosnja dhe bashkimi me Serbinë.

BOSNJA E PASLUFTËS?

Së pari, vendi nuk iu nënshtrua një “katharsi”, pra pastrimit nga të gjithë ata që kishin kryer krime, gjatë periudhës së luftës. Për të mos thënë kjo pjesë është sa komike, edhe tragjike. Ndodh që në një pjesë të një qytetit një person trajtohet si një hero, në anën tjetër është një figurë e urryer e një krimineli lufte.

Së dyti, krijimi i tri njësive pothuajse të pavarura, ka krijuar një decentrali­zim që qëndron ako- ma në këmbë fal politikave separatist­e të liderëve respektiv. Në fakt, kjo është mënyra e vetme që ata të qëndrojnë në pushtet. Madje kjo formulë ka arritur të krijoj edhe “dinasti”, largimi i presidenti­t të parë, Alija Izetbegovi­ç, solli në pushtet djalin e tij Bakir Izetbegovi­ç. I vetmi element unifikues sot i Bosnjës, për momentin është përfaqësue­sja e futbollit.

Së treti, nuk ka akoma sot një politikë të qartë të Bosnjës se çfarë synon të arrijë në të ardhmen. A e dëshirojnë forcat politike një integrim në BE dhe NATO- n. Mesa duket liderët, respektivë kanë probleme të tjera edhe më të ngutshme.

Nëse krijojmë një shumatore të problemeve, del një rezultat si ky: të theksuara ekonomike, si papunësi në nivele të larta, korrupsion, një sistem gjyqësor pothuajse inefiçent, sistem të komplikuar burokracis­h dhe një nivel të ulët investimes­h të huaja.

Nëse kaq shumë faktorë përçarës dhe separatist­ë, pyetja që shtrohet është se “Kush e mban sot Bosnjën në këmbë?”. Nëse kroatët preferojnë të largohen dhe të bashkohen me Kroacinë, po ashtu edhe serbët me Serbinë, kush preferon të qëndrojë? Faktet tregojnë se vetëm myslimanët e Bosnjës preferojnë të qëndrojnë, pasi s’kanë ku të shkojnë tjetër.

Krijesa e Dejtonit, për të ndërtuar një “Zvicër Ballkanike”, duket se është shumë larg dhe faktet tregojnë se mund të jetë një iluzion tashmë. Kjo, pasi plagët e së kaluarës janë akoma të pambyllura dhe mbi të gjitha, përdoren për interesa politike. Dhe mbi të gjitha, Bosnja dhe jo vetëm nga sindroma për ta gjetur fajin tek të tjerët dhe asnjë mëkat tek vetja, vazhdon fatkeqësis­ht të jetë prezente.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania