Gazeta Shqiptare

Prokuroria: T'u hiqet mandati, Rakipi e Rehovica: S'jemi njohur me kërkesën

Dorëzuan të bardhë formularët, zbardhen deklaratat e dy deputetëve Dosja, çfarë zbuluan shenjat e gishtave

- Valentina Madani

Prokuroria e Përgjithsh­me kërkon heqjen e mandatit për dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica. Në kuadër të ligjit të dekriminal­izimit, për dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë është hartuar dhe firmosur kërkesa për heqjen e mandatit të tyre. Përmes një shkrese zyrtare drejtuar KQZ- së, drejtoresh­a sektorit të dekriminal­izimit Rovena Gashi, njëherësh edhe drejtuese e sektorit të marrëdhëni­eve me jashtë në prokurori ka kërkuar he- qjen e mandatit për dy deputetët që sipas saj, preken nga ligji i dekriminal­izimit. Sipas organit të akuzës, dy deputetët vite më parë kanë jetuar e punuar në Itali ku janë arrestuar për vjedhje, si dhe kanë përdorur emra të tjerë, kundravajt­je të cilat nuk i kanë deklaruar në formularin e dekriminal­izimit. Zbulimi i ndalimit në Itali i këtyre dy deputetëve për vjedhje dhe përdorimi i emrave të tjerë është bërë pasi janë dërguar shenjat e gishtave tek autoritete­t italiane dhe Interpol. Prokuroria bën me dije se verifikime­t për deputetin e LSI, Gledion Rehovica kanë nxjerrë në pah faktin se ai nuk e ka plotësuar formularin saktë të dekriminal­izimit, ku dyshohet se ka përdorur edhe një emër tjetër. Ndërsa për deputetin e PDIU, Aqif Rakipi janë ngritur dyshime se ka qenë i dënuar në Itali. Prokuroria i ka marrë atij edhe gjurmët e gishtave dhe për këtë çështje ka dërguar edhe letërporos­i për sqarime shtesë në rrugë zyrtare nga pala italiane. Burime të prokuroris­ë kanë pohuar se krahasimi i gjurmëve të gishtave të deputetëve me bazën e shenjave të gishtave të INTERPOL ka zbuluar se ata kanë pasur precedent dhe identitete të tjera në Itali.

DEKLARATAT

Z. Rakipi mohoi të ketë qenë i dënuar në Itali, teksa shprehet se edhe lajmin për heqjen e mandatit e ka mar- Nëse u hiqet mandati Rakipit dhe Rahovicës, atëherë në listën për deputetë janë dy femra, Silva Caka nga LSI, ishdeputet­e dhe Florenca Halili nga PDIU. Kjo e fundit është në listën shumemëror­e në Qarkun e Elbasanit, ndërsa Caka është listën e LSI- së për qarkun e Beratit.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania