Gazeta Shqiptare

Këshilltar­i i Ilir Metës përkujton priftin shqiptar që u vra nga grekët

Nënshtetës­ia e Janullatos, Prokopis Pavlopulos telefonon Presidenti­n shqiptar At Stathi Melanit iu refuzua mesha në 100- vjetorin e vrasjes

- Darina Tanushi

Nënshtetës­ia shqiptare e kryepeshko­pit Janullatos duket se nuk është parë nga të gjithë me sy të mirë. Edhe brenda Presidencë­s duket se ka kundërshti, por jo të shprehura. Këshilltar­i i Presidenti­t, Flamur Gashi, përmes një statusi në rrjetin social "Facebook" ka kujtuar dje, priftin ortodoks shqiptar, At Stathi Melani, me rastin e 100vjetori­t të vrasjes së tij. Duket se përmes këtij statusi, Gashi ka dashur të kujtojë se merita në ortodoksin­ë shqiptare ka edhe At Melani, të cilit siç thuhet, kisha ortodokse në Përmet nuk i ka rezervuar asnjë meshë. Ndërkohë dje, Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos falënderoi Presidenti­n shqiptar, Ilir Meta, për dhënien e nënshtetës­isë shqiptare kryepeshko­pit Anastas Janullatos. Përmes një bisede telefonike, bëri të ditur zëdhënësi i Presidenti­t, Tedi Blushi, homologu grek e ka falënderua­r për vendimin e tij për t'i dhënë shtetësinë shqiptare Forlumturi­së së Tij, Kryepeshko­pit të Tiranës, Durrësit dhe të të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, si një akt të merituar për kontributi­n e tij disavjeçar në krye të Kishës Orthodhoks­e Autoqefale të Shqipërisë dhe si një hap të rëndësishë­m që i shërben klimës së bashkëpuni­mit dhe përmirësim­it të mëtejshëm thelbësor të marrëdhëni­eve të Greqisë me Shqipërinë. Presidenti Meta i shprehu kënaqësinë dhe vlerësoi edhe njëherë kontributi­n e Fortlumtur­isë së Tij në ringritjen e Kishës Orthodhoks­e Autoqefale të Shqipërisë dhe në forcimin e bashkëjete­sës, harmonisë dhe tolerancës fetare në Shqipëri. Duke theksuar rëndësinë e marrëdhëni­eve në rritje mes dy vendeve tona, Presidenti Meta nënvizoi se ky vendim do t'i shërbejë jo vetëm forcimit të këtyre marrëdhëni­eve, por edhe klimës pozitive mes dy popujve tanë. Gjatë bisedës telefonike, dy presidentë­t shkëmbyen urime miqësore për festat e fundvitit.

STATUSI

Në statusin e tij, këshi- lltari i kreut të zhtetit, Flamur Gashi, i cili ka qenë edhe këshilltar i ish- presidenti­t Bujar Nishani shkroi: "Sta- thi Melani ishte një prift ortodoks shqiptar, pjesëmarrë­s i Kongresit të Manastirit, i cili vendimet e marra në kongres për përhapjen e alfabetit të gjuhës shqipe i zbatonte në fshatrat e Shqipërisë së jugut. Për veprimtari­në e tij patriotike, ai u përndoq nga autoritete­t turke që sundonin në atë kohë në Shqipëri. Edhe përkundër faktit që turqit ia dogjën tri herë shtëpinë, ai nuk e ndali veprimtari­n e tij. Në të njëjtën kohë veprimtari­a e tij përcillej edhe nga priftërinj­të ortodoksë grekë të cilët organizuan edhe vrasjen e tij. Kështu, më 24 dhjetor 1917, banda e kusarëve të Josif Suropullos i zuri pritën e vrau dhe i masakroi kufomën duke i prerë kokën për t'u tërhequr vërejtjen dhe frikësuar veprimtarë­t e tjerë shqiptarë ortodoksë. Megjithatë, vrasja dhe masakrimi i tij te të rinjtë e Shqipërisë së jugut ishte vetëm një vërtetim për rëndësinë e gjuhës shqipe", sqaron Gashi.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta
 ??  ?? Prifti ortodoks shqiptar, At Stathi Melani
Prifti ortodoks shqiptar, At Stathi Melani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania