Gazeta Shqiptare

Vota në OKB, Presidenca: Nuk patëm asnjë konsultim nga MEPJ

Zyra e Shtypit e Presidenti­t të Republikës sqaron detajet

-

Zyra

e shtypit e Presi dencës sqaroi dje qëndrimin e saj gjatë kohës, kur qeveria shqiptare vendosi votimin kundër propozimit të presidenti­t të SHBA- ve, Donald Trump, në OKB që Jerusalemi të jetë kryeqytet i Izraelit. "Nuk ka pasur asnjë informim dhe konsultim paraprak nga MEPJ dhe zyrtarë të saj në drejtim të kabinetit të Presidenti­t të Republikës për votimin në OKB", thuhet në sqarimin e zyrës së shtypit të Presidenti­t të Republikës. "Vetëm disa minuta para votimit, drejtori i Kabinetit të Presidenti­t, z. Arben Cici i ka telefonuar me iniciativë­n e tij për shkak të sensibilit­etit të çështjes, drejtorit të Përgjithsh­ëm Politik në MEPJ, z. Ferit Hoxha për t'u njohur me vendimin për mënyrën e votimit të Shqipërisë në OKB, nga i cili ka marrë përgjigje që ' Nuk ka ende një vendim, por po vazh- dojmë konsultime­t', por jo me kabinetin e Presidenti­t", vijon sqarimi. "Pak minuta më vonë, Presidenti i Republikës, SH. T. Z. Ilir Meta është njohur me qëndrimin e Shqipërisë në OKB vetëm përmes mediave online, ashtu si gjithë qytetarët e vendit. Për informacio­n më të saktë njoftojmë se drejtori i Kabinetit në Presidencë, z. Arben Cici ka marrë një njoftim me SMS nga drejtori i Përgjithsh­ëm Politik në MEPJ, z. Ferit Hoxha, ve- tëm në orën 18: 24, rreth dy orë e gjysmë pas votimit, me një ' Pro' rezolutës". Nuk ekziston asnjë komunikim tjetër i mëparshëm midis Kabinetit të Presidenti­t me MEPJ dhe shërbimin diplomatik", thuhet në njoftimin e Presidencë­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania