Gazeta Shqiptare

Berisha: Miku i deputetit qëlloi me armë në lokal

"Shefat na thanë mbyllni çështjen"

-

Ish-

kryeminist­ri Ber isha denoncoi dje një ngjarje të ndodhur në Shkodër 6 ditë më parë, kur një shtetas qëlloi me armë në një lokali dhe ngjarja sipas denoncuesi­t është fshehur për shkak të lidhjes me deputetin e PS, Luan Harusha. "Unë që po të shkruaj jam një oficeri i policisë kriminale në Drejtorinë Vendore qarkut Shkodër. Para 5 ditësh jemi njoftuar me radio nga salla operative se në lokalin E**** në qendër të qytetit Shkodër është qëlluar një person me armë zjarri pistoletë. Menjëherë kemi shkuar me disa kolegë në vendngjarj­e duke mbledhur informacio­n. Pasi arrita të identifiko­j autorin e kësaj ngjarjeje, kontaktoj me drejtuesit e policisë dhe çuditërish­t më vjen urdhri nga ato që mos të vazhdoj të merrem me këtë ngjarje. Autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi Safet Bajri, i cili ka qenë duke pirë në këtë lokal dhe është afruar një tavolinë tjetër, ku ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasit Erdis Ishmi disa herë. Ai ka ndihmuar Luan Harushën për vota, ku ky i fundit ka marrë drejtuesit e policisë, duke i urdhëruar që mos të merren me këtë ngjarje. Jemi shumë të indinjuar se kjo ngjarje ishte komplet e zbuluar, pasi kishim dëshmitarë në lokal

DENONCIMI

"Më së fundi ja një rezultat spektakola­r i operacioni­t forca e le…! Qytetari dixhital denoncon kontrollin total të policisë së Shkodrës nga bandat e partisë, të lidhura direkt me Noriegën!", - tha z. Berisha

dhe pamjet filmike dhe nuk kemi mundur të vazhdojmë me procedurën hetimore për shkak se ky shtetas ka punuar për fushatë dhe partia i ka detyrime që ta lejë të lirë të qëllojnë njerëz me armë si dhe të vendosin gjoba biznesmenë­ve në Shkodër. Drejtuesit e policisë rrinë urtë, duke marrë edhe ryshfet për të mbyllur gojën nga krimet që bëjnë fisi i Bajrave", - shkruhet në postimin e Berishës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania