Gazeta Shqiptare

PD: Qeveria e shiti votën kundër SHBA për aferën 500 mln $

-

Kryetari

i grupit të këshilltar­ëve të PD- së në Bash kinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku ka hedhur një akuzë të fortë për votën kundër të Shqipërisë në OKB kundrejt SHBA- ve. Ai shprehet se qeveria e shiti votën në këmbim të një afere korruptive 500 milionë dollarë. Çollaku denoncoi se është një president klubi futbolli në Shqipëri që po lobon fuqishëm për biznesin, ndërsa paralajmër­oi që në ditët në vazhdim do të zbardhë të plotë skandalin. "Vota shqiptare në OKB është shitur, është lobuar fort nga një apo dy vende të tjera. Vota është ofruar këtyre vendeve për të nxjerrë fitime të një natyre të errët. Njerëz afër Ramës, sekserë të tij dhe biznesmenë. Janë dy apo tri vende që mendojnë të krijojnë një biznes të madh në Shqipëri me një pjesëmarrj­e nga biznesmenë nga dy vende dhe vendosi që për ta financuar me një vlerë me 500 mln euro, qeveria kërkon një hua të vendi i dytë. Bizneset lobojnë për ta bindur për të dhënë hua, por vendi i dytë heziton, por e ka për zemër çështjen e Palestinës dhe Shqipëria votoi kundër SHBA. Mesa duket, vota në OKB ka qenë për të bindur vendin e dytë për të akorduar kredinë 500 milionë dollarë. Biznesi është projektuar që të falimentoj­ë është skemë korruptive, jo më shumë se pas një viti dhe absolutish­t vendimi i qeverisë shqiptare është bërë si hua për të bindur qeverinë e vendit që heziton për ta lejuar këtë kredi 500 mln dollarë, që do të shkojë në xhepat e sekserëve të korruptuar. Është një nga skandalet më të mëdha. Pas falimentim­it të biznesit, barra u mbetet shqiptarëv­e", - u shpreh Çollaku për "Report TV".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania