Gazeta Shqiptare

Shfuqizohe­t vendimi, Gjykata e Apelit i rikthen pasaportën Saimir Tahirit

Ish- ministri i Brendshëm mund të dalë jashtë Shqipërisë, provat bindin trupin gjykues Avokati Maks Haxhia: Paraqitëm argumente të reja

-

Gjykata e Apelit te Krimet e Rënda ka shfuqizuar dje vendimin e Shkallës së Parë që e ndalonte ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin të largohej jashtë shtetit, duke i rikthyer pasaportën. Ish- ministri i Brendshëm, mbërriti tek Krimet e Rënda, i shoqëruar nga avokati mbrojtës, Maksim Haxhia dhe qëndroi përpara trupës gjykuese për rreth 90 minuta. Masa e sigurisë për bllokimin e pasaportës dhe kartës së identiteti­t të Saimir Tahirit, u dha në datën 12 dhjetor në kuadër të hetimit për çështjen "Habilaj", ku në përgjimet e publikuara nga prokuroria e Katanias, përmendet dhe emri i tij. Gjithashtu, ky vendim erdhi për shkak të hetimeve për dosjen "Sota", ku u theksua se Tahiri ka njohje me biznesmeni­n dhe familjarët e tij, pasi ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me të njëjtat makina. Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet për Saimir Tahirin si pjesë të një grupi të trafikut të drogës, gjykata është bindur se ishministr­i s'ka qëllim të largohet përfundimi­sht nga vendi dhe as të prish provat, ndaj ka vendosur të shfuqizojë bllokimin e pasaportës.

Pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda ish- ministri i Brendshëm Tahiri nuk pranoi që të prononcohe­j për mediat, ndërsa u shfaq i qeshur duke uruar festat. "Gëzuar, gëzuar, do të flasë Maksi",- ishin fjalët e vetme të ish- ministrit për mediat, pavarësish­t insistimit të mediave për një deklaratë më të gjatë të tij për akuzat e prokuroris­ë dhe opozitës. Sakaq pas këtij vendimi ka reaguar avokati mbrojtës Maks Haxhia. "Gjykata vendosi shfuqizimi­n e dy vendimeve, që ishte vendosur ndalimi i Tahirit për dalje jashtë vendit dhe bllokimi i pasaportës. Vendimin e arsyetuar nuk e kemi parë. Prokuroria nuk kishte ndryshuar qëndrim. Ne paraqitëm argumente të reja",deklaroi avokati.

HETIMI I PROKURORIS­Ë

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në 12 dhjetor masën e sigurisë "Ndalim i daljes jashtë shtetit" për ishministr­in e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky vendim i gjyqtares Liljana Baku erdhi pas kërkesës së prokuroris­ë për bllokimin e pasaportës dhe kartës së identiteti­t të Tahirit. Pas vendimit të gjykatës u njoftuan menjëherë të gjitha pikat kufitare. Masa e sigurisë ndaj ish- ministrit të brendshëm, u dha në kuadër të hetimit për çështjen "Habilaj", ku në përgjimet e publikuara nga prokuroria e Katanias, përmendet dhe emri i tij. Sipas organit të Pas vendimit të gjykatës, e cila i riktheu pasaportën ish- ministrit të Brendshëm Tahiri, ka reaguar avokati mbrojtës Maks Haxhia. "Gjykata vendosi shfuqizimi­n e dy vendimeve, që ishte vendosur ndalimi i Tahirit për dalje jashtë vendit dhe bllokimi i pasaportës. Vendimin e arsyetuar nuk e kemi parë. Prokuroria nuk kishte ndryshuar qëndrim. Ne paraqitëm argumente të reja",deklaroi avokati Maks Haxhia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania