Gazeta Shqiptare

I refuzohet garancia pasurore, mbetet në burg Orest Sota. Avokati: Po mbahet padrejtësi­sht

"Do bëjmë ankimim, për klientin tim nuk ka asnjë provë"

-

IRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda refuzoi dje kërkesën e biznesmeni­t Orest Sota për rivlerësim të masës së sigurisë, duke e lënë sërish në burg. 25vjeçari u kap me 863 mijë euro cash dhe dy patenta të ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për mjete lundrimi. Sota kishte kërkuar rivlerësim­in e masës së sigurisë "Arrest me burg" në një masë më të butë, por trupi gjykues nuk e mori parasysh pavarësish­t garancisë pasurore të ofruar nga avokati mbrojtës Fatmir Braka. Pas përfundimi­t të seancës gjyqësore, avokati Fatmir Braka deklaroi se klienti i tij po mbahet në burg pa asnjë provë. Sipas tij, Sota nuk është marrë ende në pyetje dhe po mbahet padrejtësi­sht në burg. "Do bëjmë ankimim pranë gjykatës së apelit me argumentet se Sota mbahet në burg pa asnjë provë, për vepra që nuk janë në kompetencë­n e Krimeve të Rënda. Mbahet në burg me bindje të plotë, peng i një procesi tjetër dhe personi që është bërë ajo lidhje artificial­e nuk ka një akuzë të ngritur, por është një person në hetim. Provat janë paraqitur në prokurori",deklaroi ai. Ndërkohë si- pas organit të akuzës, mbi Sotën rëndojnë katër akuza: "pastrim i produkteve të veprës kriminale"; "Fshehje e të ardhurave", "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" dhe "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë".

NGJARJA

Orest Sota u arrestua në fshatin Balldre të Elbasanit në datë 1 nëntor, pasi nuk iu përgjigj thirrjes së policisë për të ndaluar. Nga kontrolli në makinën që e drejtonte pa patentë iu gjetën dhe iu bllokuan 863 mijë euro dhe tre patenta, dy për mjete lundruese në emër të Saimir Tahirit dhe një tjetër e gruas së ish- ministrit, Fatlinda Berisha. "Eurot janë të miat. Nuk di ta shpjegoj se si patentat e tij dhe të gruas se tij ishin në makinën time. Ndoshta i ka lënë shoferi i Saimir Tahirit, të cilin e kam shok. Ai ishte ne makinën time një ditë para se të arrestohes­ha",është shprehur më herët Sota. 25- vjeçari nga Vlora është pronar i një firme private në fushën e betonit, dhe i tha policisë se paratë do t'i përdorte për likuidimin e disa faturave. Hetimet nga prokuroria nisën pas sekuestrim­it të 863 mijë euro në makinën e Sotës në Elbasan. Organi i akuzës dyshon se paratë e gjetura në mjetin e Sotës i përkasin Saimir Tahirit. Ina Allkanjari

akuzës Saimri Tahiri i njeh Habilajt dhe si argument sjell daljet jashtë shtetit të tij me automjetin "Audi" që ndërkohë i ishte shitur Moisi Habilajt. Prokuroria ka përdorur argumentin se Tahiri për shkak të lidhjeve farefisnor­e dyshohet të ketë favorizuar Habilajt për kultivim kanabisi. Sakaq ish- ministri Tahiri është nën hetim për trafikimin e narkotikëv­e të kryer në bashkëpuni­m, në formë të posaçme të grupit të strukturua­r kriminal", si edhe "korrupsion­in pasiv të funksionar­ëve të lartë shtetërorë". Ndërkohë në një prononcim për median më herët avokati mbrojtës i ishministr­it të brendshëm, Maks Haxhia, ka reaguar për vendimin e gjykatës, duke e quajtur atë qesharak. Haxhia nënvizoi se nuk ka asnjë fakt të ri lidhur me dosjen ndaj Tahirit. "Sot në zyrë gjeta vendimin e gjykatës ku kërkohej ndalimi i klientit tim për të dalë jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës. Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata të iniciojë apo të marrë masa për këtë masë të re sigurie. Kjo është qesharakja e kërkesës dhe vendimi që mbahet si kofini pas të vjelave. Si shërben hetimit për t'i dalë çështjes deri në fund. Patjetër që Tahiri do shkojë në seancë. Do kundërshto­jmë këtë vendim që është i pabazuar në ligj. Ka një argument të vetëm që kjo masë nuk përshtatet me hetimin. Kjo masë erdhi sot dhe ajo pasi të depozitohe­t, do merret pasaporta",- tha avokati mbrojtës i ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

"Do bëjmë ankimim pranë Gjykatës së Apelit me argumentet se Sota mbahet në burg pa asnjë provë, për vepra që nuk janë në kompetencë­n e Krimeve të Rënda.

 ??  ?? Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri
Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri
 ??  ?? Avokati mbrojtës i Tahirit, Maksim Haxhia
Avokati mbrojtës i Tahirit, Maksim Haxhia
 ??  ?? Biznesmeni Orest Sota
Biznesmeni Orest Sota

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania