Gazeta Shqiptare

Vrasja, 28- vjeçari: Kur e çova në Farkë, babai merrte frymë

Lihet në burg Selman Aliaj, avokati: T'i bëhet ekspertiza mendore "Më tha martohu, gruan tënde do e kemi bashkë"

-

Gjykata e Krimeve të Rënda dha dje masën e sigurisë "Arrest me burg" deri në fund të hetimeve për 28- vjeçarin Selman Aliaj, i cili vrau me çekiç babain e tij, Fejzi Aliaj, mbrëmjen e 22 dhjetorit, në oborrin e banesës së tyre në Shkozë. Gjatë seancës gjyqësore 28- vjeçari ka lexuar dëshminë e tij, ku ka pranuar krimin e rëndë. I riu ka deklaruar se e ka vrarë të atin, pasi ai i kishte thënë që të martohej dhe se nusen do ta kishin të dy bashkë. "E vrava, pasi pasditen e 22 dhjetorit rreth orës 17: 00 kur po shkarkonim materiale tek oborri i shtëpisë nga ' dumdumi' me tha martohu dhe nusen do e kemi të dy, e godita disa herë me çekiç dhe e fsheha në bagazhin e makinës dhe e hodha në liqenin e Farkës. Pas vrasjes u largova për në Kukës. Më fejuan me zor, unë doja të ikja në Gjermani te vëllai",- ka thënë autori i krimit para trupës gjykuese. Gjithashtu, Selmani gjatë dëshmisë së dhënë është shprehur se babai i tij ka qenë abuzues seksual dhe ka qenë i martuar disa herë. "Babai ishte martuar dhe ndarë 3 herë nga gratë dhe me të tria është sjellë në mënyrë barbare. Ai ishte abuzues seksual",- kështu ka dëshmuar 28- vjeçari. Ndërkohë avokati mbrojtës Fran Dashi, ka kërkuar edhe ekspertim mendor për klientin e tij. Ky reagim erdhi pasi 28- vjeçari përpara trupës gjykuese ka pasur sjellje të çuditshme. "Ne sapo dolëm nga seanca gjyqësore e vlerësimit të ligjshëm të caktimit të masës për Selman Aliajn. Është një vepër e rëndë. Duhet një akt ekspertimi për të caktuar shkallën e përgjegjsh­mërisë së tij, për të provuar nëse janë të vërteta ato që deklaroi autori",- tha avokati Dashi.

DËSHMIA

"Babai më tha ' gruan do ta ndajmë të dy'. Ndaj e qëllova me çekiç tri herë". Kështu ka deklaruar në dëshminë e tij 28- vjeçari Selman Alia, i cili vrau mbrëmjen e 22 dhjetorit babain e tij 74- vjeçar. Në dëshminë që i pandehuri, Selman Aliaj ka dhënë para hetuesve të çështjes, dëshmi e cila u lexua dje në sallën e gjyqit, pohohej se 28- vjeçari kishte kryer krimin makabër. Ai tha se e kishte qëlluar babain 3 herë në ballë dhe më pas e kishte mbledhur me një tapet, më pas ai e kishte hedhur trupin në makinën e familjes dhe e kishte çuar te liqeni i Farkës. Teksa ai kishte lëshuar trupin në një ka- nal dytësor, 28- vjeçari kishte vënë re se babai ishte ende gjallë, ndaj e kishte goditur për të katërtën herë në ballë, duke i shkaktuar atij vdekjen. Aktualisht i riu ndodhet në burg, ndërkohë që do t'i nënshtrohe­t ekspertizë­s mjekoligjo­re për të vërtetuar nëse ka probleme mendore apo jo.

NGJARJA

Të premten, rreth orës 20: 00, në Shkozë, Tiranë, brenda ambienteve të oborrit rrethues të banesës së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Selman Alija, ka goditur me sende të forta ( një çekiç) disa herë në pjesën e kokës, babain e tij shtetasin F. A., 74 vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen. Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi Selman Aliaj pasi ka kryer veprimet e sipërcitua­ra, ka ngarkuar trupin e babait të tij F. A., në automjetin "Volksvagen", dhe e ka hedhur në liqenin e Farkës. Nga ana e shërbimeve të policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transporti­mi pranë ambienteve të Institutit të Mjekësisë Ligjore, për kryerje të veprimeve të mëtejshme. Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrim­i i mjetit tip "çekiç", me të cilin dyshohet se është kryer kjo vepër penale. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Selman Alija, iu referuan Prokuroris­ë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Vrasje për shkak të rrethanave familjare".

 ??  ?? 28- vjeçari Selman Aliaj
28- vjeçari Selman Aliaj
 ??  ?? Viktima, Fejzi Aliaj
Viktima, Fejzi Aliaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania