Gazeta Shqiptare

Numri i lindjeve në Shqipëri në rënie, Gjirokastr­a qarku me numrin më të ulët

-

Numri

i lindjeve në Sh qipëri vazhdon të ulet. Nga të dhënat e Institutit të Statistika­ve, edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit 2017 numri i lindjeve ka shënuar një rënie me 20.7 për qind krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, gjatë kësaj periudhe janë shënuar 7203 lindje. Ndërkohë, numri i vdekjeve për këtë tremujor rezulton 4853, duke shënuar kështu një rritje në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2016. Numri i lindjeve tejkaloi atë të vdekjeve me 2 350 gjatë kësaj periudhe. Shtesa natyrore e popullsisë paraqet një rënie me 46.7 për qind. Vlera më e lartë nga 12 qarqet e Shqipërisë është regjistrua­r në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkaloi me 1 068 numrin e vdekje, pasuar nga qarku i Durrësit dhe Elbasanit. Qarku i Gjirokastr­ës, Korçës dhe Vlorës janë edhe qarqet me vlerën më të ulët sa u takon shtesave natyrore. Lidhur me numrin e lindjeve, kryeson qarku i Tiranës me 2 271 lindje, që krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka shënuar një rënie me 18.5 për qind. Ndërsa në qarkun e Gjirokastr­ës është shënuar edhe numri më i ulët i lindjeve në 112 të tilla, duke shënuar një rënie të konsiderue­shme me 42.3 për qind, në krahasim me 2016ës, pasuar nga qarku i Vlorës me 32.6 për qind. Sa i takon numrit të vdekjeve, qarku i Tiranës mban edhe numrin më të lartë të me 1 203 vdekje, duke shënuar një rritje me 7.8 për qind në krahasim me T3 2016. Ndërkohë, numri më i ulët i vdekjeve regjistroh­et në qarkun e Kukësit me 118 vdekje, duke shënuar një rritje në krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania