Gazeta Shqiptare

Bie konsumi për ushqimet, rriten blerjet për elektro- shtëpiake

Raporti i INSTAT për shitjet me pakicë

-

Shqiptarët konsumojnë më pak ushqime dhe investojnë më shumë në elektro- shtëpiake. Të dhënat mbi tregtinë me pakicë të tremujorit të tretë 2017, publikuar nga INSTAT tregojnë se indekset e tregtisë me pakicë shënuan vlerën më të lartë të rritjes për artikujt joushqimor­ë se sa ata ushqimorë. Në tremujorin e tretë të 2017- ës, tregtia me pakicë e ushqimeve dhe pijeve u rrit vetëm me 1.7%, teksa shitja e artikujve joushqimor­ë u rrit me 4.5%, niveli më i lartë që nga tremujori i fundit i 2016- ës. Shitjet me pakicë të karburante­ve gjithashtu u rritën në nivele të ngjashme me shitjet e ushqimeve. Në tremujorin e tretë, indeksi tregtisë me pakicë në hidrokarbu­re u rrit me 1.1%, nivel shumë më i ulët se mesatarja historike dhe i pesë tremujorëv­e të fundit. Indeksi i tregtisë me pakicë të pajisjeve elektro- shtëpiake dhe pajisjeve të ndryshme kompjuteri­ke u rrit në tremujorin e dytë me përkatësis­ht 6.1% dhe 16.7%, normë kjo më e lartë se tremujori i parë ( 5% dhe 5.3%) dhe mesatarja e vitit 2016 ( 7.5% dhe 12.3%). Kjo tendencë duket se ka vijuar edhe në tremujorin e tretë sipas të dhënave nga treguesit e tregtisë me pakicë të publikuara nga INSTAT. Teksa edhe tregues të tjerë sasiorë, si rritja e importit të ushqimeve dhe elektro- shtëpiakev­e dhe rritja e kredisë konsumator­e lajmërojnë rritjen e konsumit. Për më tepër, në tremujorin e fundit të vitit, tendenca për të blerë artikuj elektro- shtëpiake, sidomos televizorë, rritet edhe më shumë për shkak të festave të fundit të vitit, që nxiten edhe nga ofertat e kompanive që i tregtojnë ato.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania