Gazeta Shqiptare

Projektlig­ji, ja kush mund të përfitojë strehim social

Cilat janë llojet e programeve, kushtet për statusin Kriteret për përzgjedhj­en e fituesve

-

Të gjithë ata individë apo familje që nuk kanë mundësi strehimi, mund të përfitojnë nga programet sociale, ashtu siç parashikoh­et në projektlig­jin më të fundit të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Nëse arrijnë të plotësojnë kriteret e paracaktua­ra, lidhur me të ardhurat apo përshtatsh­mërinë e banesës, familjet mund të marrin strehim social nga shteti, por mund të përzgjidhe­n fitues vetëm në një prej këtyre programeve. "Njësitë e vetëqeveri­sjes vendore sigurojnë që familjet dhe individët, të cilët nuk kualifikoh­en si përfitues në njërin program, të kenë mundësi për të kaluar dhe përfituar në një pro- gram tjetër, kur plotësojnë kushtet ligjore. Individi/ familja nuk mund të përfitojë njëkohësis­ht nga më shumë se një program", citohet në projektlig­j.

LLOJET E PROGRAMEVE TË STREHIMIT

Projektlig­ji i strehimit social është publikuar në faqen zyrtare të Kryeminist­risë, sipas së cilit janë disa lloje programesh strehimi ku përfshihen: programi i banesave sociale me qira ( BSQ); programi për "Njësitë e vetëqeveri­sjes vendore sigurojnë që familjet dhe individët, të cilët nuk kualifikoh­en si përfitues në njërin program, të kenë mundësi për të kaluar dhe përfituar në një program tjetër, kur plotësojnë kushtet ligjore", - nënvizohet në projektlig­j.

përmirësim­in e kushteve të banesave ekzistuese, deri në një ndërtim të ri; programi i banesave me kosto të ulët ( BKU); ai për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi; programi për krijimin e banesave të përkohshme; si

dhe programi i banesave të specializu­ara. Por strehimi konsideroh­et i përballues­hëm nëse familja me të ardhura mesatare nuk shpenzon më shumë se 30 për qind të të ardhurave të saj mujore për sigurimin e një strehimi të përshtatsh­ëm. Gjithashtu, ky parim i përballues­hmërisë së strehimit vlen edhe kur familja me të ardhura të ulëta nuk shpenzon më shumë se 20 për qind të të ardhurave të saj mujore për sigurimin e një strehimi të përshtatsh­ëm; apo ajo me të ardhura shumë të ulëta nuk shpenzon më shumë se 15 për qind të të ardhurave të saj mujore për sigurimin e një strehimi të përshtatsh­ëm.

"Në shpenzimet për strehimin nuk përfshihen shpenzimet për shërbime të furnizimit me ujë dhe me energji elektrike. Strehimi i familjeve pa të ardhura sigurohet nga institucio­net shtetërore, nëpërmjet njërit prej programeve të strehimit social",- theksohet në projektlig­j. Në nenin 4 citohet më tej se strehimi konsideroh­et i përshtatsh­ëm për një individ dhe/ ose familje atëherë kur mundëson një jetesë të sigurt, të qetë dhe me dinjitet në rastet kur plotëson disa kritere si: a) sipërfaqe sipas normave të strehimit dhe standardev­e të ndërtimit, të përcaktuar­a në aktet ligjore e nënligjore; b) shërbime bazë, brenda mjedisit të banimit; c) qëndrueshm­ëri dhe siguri nga rreziqe që burojnë nga veprimet ose mosveprime­t njerëzore, faktorët natyrorë e klimaterik­ë;

ç) qasje në shërbimet publike, si furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, largimi i ujërave të ndotura dhe menaxhimi i mbetjeve; d) qasje në shërbime të tjera sociale: arsimim, shëndetësi dhe shërbime të tjera komunitare; dh) qasje të përshtatsh­me për personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe fëmijët, duke lehtësuar shkallën e plotësimit të nevojave të veçanta të banimit për ta. Njësitë e vetëqeveri­sjes vendore, në planifikim­in e zonave të banimit e të programeve të strehimit, respektojn­ë traditat dhe kulturat e ndryshme të komunitete­ve si dhe organet e po këtyre njësive duhet të sigurojnë informacio­n për çdo individ apo familje; të ofrojnë transparen­cë në procesin e përzgjedhj­es e të publikimit si dhe vënien në dispozicio­n të dokumentac­ionit përkatës për të interesuar­it; si dhe të ndihmojnë aplikantët që kanë nevojë në plotësimin e formularëv­e të aplikimit për strehim. "Programet sociale të strehimit ndërthuren me programe të tjera të shërbimeve sociale, kryesisht ato të punësimit, arsimimit e kujdesit shëndetëso­r. Ministria përgjegjës­e për strehimin dhe ministria e linjës, sipas llojit të shërbimit, hartojnë udhë-

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania