Gazeta Shqiptare

Vdekja e Florenc Beqirajt, Bushati: Po presim përfundimi­n e hetimeve

Këshilli Bashkiak i Shkodrës i akordon 500 mijë lekë familjes së 23- vjeçarit Qeveria merr përsipër shpenzimet për sjelljen e trupit

-

Ministri për Evropën dhe Punët e Jasht me, Ditmir Bushati ka qenë dje në familjen e 23- vjeçarit Florenc Beqiraj, i cili një javë më parë humbi jetën në rrethana ende të paqarta në spitalin Nord të Marsejës. I shoqëruar nga deputeti i PS- së, Luan Harusha, ministri Bushati i ka shprehur ngushëllim­et familjes së të riut, ndërsa i ka siguruar se prokuroria franceze ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. "Jemi në kontakt të pandërprer­ë me autoritete­t franceze, Ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme. Të presim përfundimi­n e hetimeve, të respektojm­ë vdekjen", tha Bushati. Ndërkohë, ai deklaroi se qeveria ka marrë përsipër shpenzimet për transporti­n e trupit të viktimës dhe sjelljen në atdhe. "Prioritare për ne është që hetimet të shkojnë deri në fund dhe të zbardhen rrethanat", theksoi ministri Bushati. Ndërkaq, mësohet se Bashkia e Shkodrës do i akordojë 5 milionë lekë të vjetra familjes së Florencit për mbulimin e shpenzimev­e të ceremonisë mortore. Vendimi është miratuar dje unanimisht në mbledhjen e Vdekja e të riut Florenc Beqiraj shkaktoi reagim të fortë në Shqipëri. Në lidhje me këtë ngjarje u zhvilluan protesta në Tiranë, Kukës dhe Shkodër, ndërsa u dogj dhe flamuri francez. Protestues­it kërkuan zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe dorëheqjen e ambasadori­t shqiptar në Francë, Dritan Tola. Ndërsa, grupi i hakerave shqiptarë "AnonymousA­lbania" sulmoi faqen zyrtare të Policisë së Shtetit francez, në shenjë revolte.

Këshillit Bashkiak të qytetit verior. Florenc Beqiraj gjeti vdekjen në rrethana ende të paqarta në Marsejë të Francës, ndërsa ishte në pritje të kthimit në atdhe, pasi u kap pa dokumente nga policia franceze. Ai qëndronte që prej 27 nëntorit në një qendër për emigrantët, ndërsa ishte përcaktuar që të kthehej më 15 dhjetor në Shqipëri, por më 14 dhjetor ai u gjet i mbytur me një tel në qafë si dhe me shenja dhune. Pas qëndrimit për

disa ditë në spital në gjendje kome, më 22 dhjetor, mjekët në spitalin Nord të Marsejës në Francë i hoqën oksigjenin. Pas vdekjes së të riut, reaguan ashpër familjarët e tij, të cilët deklaruan se djali i tyre është vrarë në burg nga policia. Gjithashtu, pjesëtarët e familjes Beqiraj akuzuan mjekët francezë, duke u shprehur se këta të fundit i hoqën tubat e oksigjenit Florencit pa miratimin e tyre. Nga ana tjetër, ka reaguar edhe spitali i

Marsejës në lidhje me vdekjen e shqiptarit Florenc Beqiraj. Një zyrtar i spitalit ka deklaruar në një prononcim për "Reuters" se shqiptari humbi jetën, pavarësish­t ndihmës së dhënë nga mjekët. "Pavarësish­t kujdesit që i ishte dhënë nga mjekët, 23vjeçari u nda nga jeta", tha ai.

Por, nga spitali nuk ka asnjë reagim në lidhje me akuzat e familjes. Gjithashtu, për këtë ngjarje ka reaguar edhe ambasada shqiptare në Francë, e cila bëri me dije se nuk ka asnjë informacio­n zyrtar për shkelje të të drejtave apo dhunë të ushtruar ndaj 23vjeçarit Florenc Beqiraj, i cili

humbi jetën në spitalin e Marsejës. Në linjë telefonike për TV "Klan", ambasadori Dritan Tola tha se pala shqiptare është në kontakt të vazhdueshë­m me autoritete­t e Ministrisë së Brendshme Franceze për rrethanat e ngjarjes, që çuan në vdekjen e të riut Beqiraj.

 ??  ?? Ministri Ditmir Bushati në familjen Beqiraj
Ministri Ditmir Bushati në familjen Beqiraj
 ??  ?? Florenc Beqiraj
Florenc Beqiraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania