Gazeta Shqiptare

Vidhte marketet, përfundon në pranga tiranasi me tre emra

-

SARANDË - Një 34- vjeçar nga Tirana është prangosur si autor i disa vjedhjeve të marketeve në Sarandë, ndërsa po punohet për identifiki­min dhe kapjen e bashkautor­it. Shërbimet e Policisë të Komisariat­it Sarandë, gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm kanë bërë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të disa vjedhjeve të marketeve të këtij qyteti. Bëhet fjalë për Ardit Shehun, banues në Tiranë. Mësohet se gjatë natës, 34- vjeçari së bashku me një shtetas tjetër kanë thyer xhamat e dyerve të disa marketeve të ndryshme në lagjen nr. 3, me qëllim vjedhjen e tyre. Policia gjatë patrullimi­t ka konstatuar dy persona, të cilët sapo kanë parë blutë, janë larguar me shpejtësi, njëri në këmbë e tjetri me një automjet tip "Volksëagen". Menjëherë patrulla e policisë është vënë në ndjekje të tyre, ku në rrugën "Abedin Dine", në lagjen nr. 2 të qytetit bregdetar ka bërë të mundur bllokimin e automjetit si arrestimin e njërit prej tyre dhe konkretish­t të Ardit Shehut. Ndërsa, personi tjetër që u largua në këmbë ka mundur të largohet duke përfituar edhe nga errësira. Nga veprimet e para hetimore rezulton se Ardit Shehu identifiko­het edhe me dy emra të tjerë: Klejdi Nelku dhe Jeton Nelku. Gjithashtu, ai dyshohet të ketë kryer edhe disa vjedhje të tjera të marketeve në Sarandë, për të cilat policia po punon për dokumentim­in ligjor të tyre. Ndërkaq, vijon puna për identifiki­min dhe kapjen e bashkautor­it tjetër, me të cilin 34- vjeçari kryente vjedhjet. Materialet hetimore do t'i referohen Prokuroris­ë Sarandë për veprime të mëtejshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania