Gazeta Shqiptare

"EPISTOLARI I ZARATËS"

Rrëfim nga burgu në ishull Libri i ri i Luan Ramës: 13 letra nga një i dënuar politik

- Fatmira Nikolli

Rrëfimet vijnë nga Ishulli i Zaratës, në brigjet e jugut shqiptar, në një lagunë të cekët, mbuluar plot gjelbërim, me gëmusha, qiparisë dhe pisha të larta, aq sa të duket një copë parajse.

Nga ferri i Zvërnecit, një i burgosur politik, përkthen "Ferrin" e Dantes. Libri më i ri i Luan Ramës, merr shkas nga ngjarje të vërteta. Përmes 13 letrave, jeta e përditshme e një të burgosuri shfaqet sa e dhimbshme, po aq tërheqëse, prej rrëfimit të autorit, që duket se shkruan ç'sheh. Me heshtjen e vëzhguesit, Rama përfshin në rrëfimin e tij gjitha magjitë e mallkimet e ishullit...

I burgosuri politik quhej Frederik Çoba. Letrat dërguar gruas së tij me sa duket ishin fshehur në manastir nuk u gjendën më. Epistolari i famshëm u botua 40 vjet më vonë. Ish- të burgosurit e atij kampi e kujtonin ende profesorin e letërsisë, që këndonte aq bukur këngën "E bella ciao".

Diku aty, kur vjen në ishull, në breg është një postë vrojtimi me ushtarë dhe pak si në kodër, nja dyqind metra më larg, është fshati me një kishë dhe kambanore që dëgjohet të dielave sa herë ka meshë. Por zhurma e saj është e shurdhët. Tregojnë se është goditur nga një bombë avioni të aleatëve anglezë. Të tjerë thonë se me atë kishë është zemëruar Perëndia, prandaj edhe tingujt e kambanës janë të çjerrë.

Atë çast, një grup të burgosuris­h sapo janë vendosur në manastirin e vjetër, një manastir mesjetar me hajatin e tij të madh, muret e brendshme të të cilit janë zbukuruar me figura zoomorfe e gjeometrik­e të kohës bizantine të shekujve XII- XIII. Kisha, me një kupolë dhe në formën e një kryqi të lirë, si dhe një narteks me portik e kambanore, ka brenda një pllakë të madhe varri shkruar me gërma bizantine, e cila ka shërbyer si mbulesë e një sarkofagu. Thonë se është varri i dukës Argiro Karaxha, i dërguar këtu nga perandori bizantin. Kisha ka plot afreske të bukura si dhe një ikonostas të madh. Murgu i fundit vdiq para një viti, por pas vdekjes së tij dhe priftin e larguan me pretekstin se ishulli konsideroh­ej tashmë zonë ushtarake nga ndonjë luftë e mundshme, siç thoshin ata. Pas një meshe të fundme, popi, bashkë me fshatarët që erdhën me një barkë, e tërhoqi derën e rëndë të kishës dhe u detyruan të largohen. Megjithatë, ai kishte shpresë dhe tha se do të vinte përsëri, se askush nuk mund të kundërshto­nte dëshirën e Zotit. Në ishullin që ndodhet larg nja 300 metra nga bregu, pranë manastirit, flenë të burgosurit politikë. Po aty, në një anë, është kabina e togerit ku rrinë dhe nja tre ushtarë. Të gjithë me armë. Qetësinë e atij ishulli, vetëm lakuriqët e natës e prishin disi me ato fluturimet e tyre. Ndonjëra nganjëherë përplaset me xhamat e manastirit, aq sa një ditë theu një xham. Të burgosurit u detyruan të vendosin një copë kartoni, meqë po afronte dimri. Veç llambës në krye të kabinës së oficerit, vetëm dritëzat e ndonjë qiriri që shuhej natën vonë, të jepnin të kuptoje se aty jetonin njerëz, njerëz të dënuar, ku shumica ishte në agoni.

Jo larg manastirit janë edhe disa varre, disi të shpërndara. Kryesori është një varr i madh i një fisniku që e quajnë Karaxha dhe që ndoshta është shquar në ndonjë nga luftërat kundër osmanëve në fillimet e shekullit XIX. Diku më tutje është varri i Marigo Posio, asaj gruaje që thonë se ka qëndisur flamurin që ngriti Ismail Qemal Beu në Vlorë, më 28 Nëntor 1912. "Ngrihu tani dhe mposhte ankthin përmes kurajës, e cila të bën të fitosh betejat dhe mos u përkul…" Dante, Ferri, kënga XXIV 28 dhjetor, E dashur, trikon që kishe punuar për mua e mora, po kështu dhe çorapet. Kur i preka me dorë ndjeva butësinë e leshit dhe trikon e vesha menjëherë, madje direkt në mish që ta kisha sa më afër ndjesinë e duarve të tua. Këtu dimri është i lagësht nga erërat që sjell deti e furtunat dhe ne duhet të vishemi trashë. Sot i mbarova edhe letrat e fundit që kisha për të përkthyer. S'kam më ku të shkruaj. Shpresoj të mos më sjellë ndokush. Kam punuar natën vonë, nën dritën e një pishe të ndezur. Në afreskun e murit, drita e zbehtë lëkundej nga era që frynte jashtë. Ajo depërtonte nga të çarat e dritares dhe bënte që apostujt të lëvizin dhe atëherë të ngjante sikur gjithçka lëvizte, një jetë, një histori, fytyra engjëjsh, njerëzish që dikur kanë jetuar, madje po t'i shohësh gjatë, atëherë një dialog i heshtur vendoset mes jush dhe apostujve, apo besimtarëv­e të thjeshtë që i rrethojnë. Shokët e mi flenë. Xhako tutje rënkon nga dhimbjet e tij të zakonshme. Mbase dikush ka siguruar ndonjë leje dhe vjen këndej nga ne. Sot qëndrova i vetëm përballë detit, ku shikoja veç një horizont të zbrazët e pa ngjyrë. Tutje nuk dukej asnjë anije, madje as anijet e vogla të peshkimit dhe zgalemët rrallë qëndrojnë, sepse s'kanë ç'të hanë. Shikoja detin dhe mendoja… Harrova të të them se Kamberi e ka humbur i shkreti. Më së fundi e fejuara e tij e kishte njoftuar që fejesa e tyre kishte marrë fund dhe se tashmë do të shikonte jetën e saj. Nuk mund të vazhdonte me një të dënuar. I mjeri Kamber! Para tri netësh e zunë disa përpëlitje në hyrjen e manastirit. E kërkonte i shkreti… nuk donte ta besonte. E donte shumë. Në fund lëshoi një klithmë që na çoi shpirtin të gjithëve. Në fund filloi të nxirrte shkumë. Oh, ç'tmerr! Nuk donte ta besonte. Më duket se ishte epilepsi dhe ishte hera e parë tek shikoja një njeri në një përpëlitje të tillë. Këtë na e pohoi dhe vetë Kamberi. Në adoleshenc­ën e tij kishte vuajtur nga epilepsia dhe ja tani, braktisja nga e fejuara e kishte përplasur sërish në tokë. U zbeh i tëri dhe kishte një fytyrë meiti. Ndërkohë që ishte përpëlitur mbi tokë, nga xhepi i xhaketës i kishte rënë fizarmonik­a e vogël e gojës të cilën nuk e ndante, që s'di si i kishte rënë në dorë.

Kjo ndodhi një natë para Krishtlind­jeve. Të nesërmen në drekë dëgjuam kambanat që binin tutje në fshat. Dukej ishte mesha e popit. Pasdite bënte ftohtë dhe ne u futëm brenda në manastir. Ishim të gjithë të trishtuar. Mendonim botën jashtë këtyre mureve në këtë ditë të gëzuar, ku të gjithë mblidhen në vatrat familjare. Të mendova ty, nënën time, që edhe sëmurë të ishte do të shkonte në katedrale… Ndërsa ne, ne gjendeshim larg, të mbyllur në një ishull, të dënuar pa ditur më tej fatin tonë. Por u habitëm kur Sotiri na bëri një spektakël të habitshëm. Po perëndonte kur ai nxori nga poshtë jastëkut Biblën e tij, hodhi një çarçaf mbi vete dhe u vu para afreskut të madh ku ishin figurat e apostujve dhe shenjtëve. Pastaj, me një qëndrim prifti, duke i dhënë vetes rëndësinë e një njeriu të Kishës, u kthye nga ne dhe me një zë të dridhur, tha: "Zoti i tha Satanit: A e vure re shërbëtori­n tim Job? Sepse mbi dhé, nuk ka asnjë tjetër që të jetë aq i ndershëm e i drejtë, që të ketë frikë nga Perëndia dhe t'i largohet së keqes… Ja, ai është nën pushtetin tënd, por mos ia merr jetën!".

Siç e di, Job- i e mallkoi ditën e lindjes së tij, sepse donte t'u jepte fund ndëshkimev­e dhe fatkeqësiv­e të mëdha që ranë mbi të. Ne ishim ulur dhe në fillim qeshëm me lojën e Sotirit me atë cohë të ndyrë si një lloj çarçafi hedhur mbi trup si të ishte një romak i lashtë. Por, shpejt historia e Job na kujtoi gjendjen tonë,

Vallë Bruna, a do të rikthehem sërish? A do të jem përsëri pranë nxënësve të mi. Jam i bindur se asnjëri nga ata nuk e ka aprovuar dënimin tim.

fatkeqësin­ë ku kishim rënë dhe ndëshkimin e padrejtë ndaj fatit tonë. Dhe Sotiri, duke lëvizur sa majtas- djathtas, në atë dekor apostujsh, vazhdoi: "Pse nuk vdiqa në barkun e nënës?... Atje poshtë, të burgosurit janë të qetë e bashkë dhe nuk e dëgjojnë zërin e xhelatit. Atje poshtë skllavi është i lirë nga pronari i tij. Pse ti japësh dritë fatkeqit dhe jetën atij që ka shpirtin në hidhërim dhe që pret vdekjen, e cila nuk vjen?... Kujto që jeta ime është frymë. Syri im nuk do ta shohë të mirën!..."

Ai luante me një lloj pasioni të çuditshëm, deri sa ndali para figurës së Gjon Vladimirit që mbante kokën e tij të prerë. Ishte një skenë drithërues­e. Pastaj një qetësi e madhe ra midis nesh. Vështronim Sotirin, pastaj fytyrat e apostujve që luhateshin nën flakën e qiriut… Gjon Vladimiri që mbante kokën e tij dhe ja ku Sotiri na u afrua, me dorën zgjatur radhazi herë nga njëri e herë tek tjetri… Thamë se na vdiq atë natë… dhe mua m'u duk se Gjon Vladimiri u tërhoq ngadalë nga ai afresk, bashkë me kokën e tij të prerë.

Bruna e dashur, ka disa ditë që tek ne në ishull sollën një të dënuar tjetër. E quajnë Aleksandër dhe më parë, gjatë

Murgu i fundit vdiq para një viti, por pas vdekjes së tij dhe priftin e larguan me pretekstin se ishulli konsideroh­ej tashmë zonë ushtarake

 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit
 ??  ?? Në foto: Skicë nga libri
Në foto: Skicë nga libri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania