Gazeta Shqiptare

Mandati i Rakipit e Rehovicës, KQZ: Deputetët të njihen me dosjet

Pas mandatit, prokuroria padi për "falsifikim të formularëv­e të dekriminal­izimit" "Takimi konsultati­v, s'ka datë për mbledhjen"

- Valentina Madani

Prokuroria e Përgjiths hme duket se nuk është ndaluar vetëm në heqjen e mandatit për dy deputetët, Aqif Rakipin e PDIU- së dhe Gledion Rehovicën e LSI- së. Pasi kërkoi nga KQZ- ja që t'u heqë mandatet pasi kanë fshehur arrestimet në Itali dhe emra të përdorur atje, prokuroria ka bërë edhe një padi ndaj tyre. Padia është bërë për "falsifikim të formularëv­e të dekriminal­izimit". Sipas oragnit të akuzës, ata nuk kanë deklaruar të dhënat e sakta. Ndërkohë po dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh në një takim konsultues, lidhur me kërkesën e prokuroris­ë për ndërprerje­n e mandatit të deputetit për dy parlamenta­rë një të PDIU, Aqif Rakipi dhe tjetri i LSI, Gledion Rehovica. Burime nga KQZ bëjnë të ditur se ende nuk është përcaktuar një datë se kur do të mblidhet KQZ, pasi anëtarët e këtij komisioni vlerësojnë se edhe vetë 2 deputetëve u duhen disa ditë për të përcaktuar pozicionin e tyre në raport me kërkesën e prokuroris­ë për heqjen e mandatit. Prokuroria e Përgjithsh­me kërkoi dje heqjen e mandatit për dy deputetë. Bëhet fjalë për deputetin e PDIU, Aqif Rakipi dhe deputetin e LSI- së, Gledion Rehovica. Sipas prokuroris­ë, dy deputetët preken nga ligji i dekriminal­izimit. Kërkesa për heqjen e mandatit për dy deputetët është firmosur nga prokurorja Rovena Gashi dhe është depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kërkesa e prokuroris­ë lidhet me të shkuarën e dy deputetëve, të cilët vite më parë kanë jetuar e punuar në Itali ku janë arrestuar për vjedhje, si dhe kanë përdorur emra të tjerë. Këto vepra penale, ata nuk i kanë deklaruar në formularin e dekriminal­izimit. Aqif Rakipi është deputet i

PDIU në qarkun e Elbasanit, ai realizoi një rezultat spektakola­r për këtë zonë, ku kjo forcë siguroi dy mandate. Vetëm pak kohë më parë u dorëhoq deputeti tjetër i PDIU në Elbasan, Bujar Muça. Ndërkohë, Gledion Rehovica është deputet i LSI për qarkun Berat. Prokuroria e Përgjithsh­me ka dër-

guar në KQZ përgjigje për dy ish- deputetë dhe një kryetar bashkie, të cilët nuk preken nga dekriminal­izimi. Bëhet fjalë për ish- deputetin e PDIU, Omer Mamo, i cili nuk rezulton me shkelje, gjithashtu edhe Mhill Fufi i PD nuk rezulton me shkelje. Ndërkohë, as kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri Në raportin e prokuroris­ë shkruhet se deputeti Aqif Rakipi është ndaluar në Itali për vjedhje nën emrin Skënder Ejylbegaj. Ai ka konsumuar veprën penale të vjedhjes më 03.11.1998. Ky ndalin nga autoritete­t italiane nuk rezulton në formularin e vetëdeklar­imit të Rakipit.

nuk e kap ligji i dekriminal­izimit. Sipas vendimeve të organit të akuzës, në kërkesën e prokuroris­ë thuhet se Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica rezultojnë të ndaluar në Itali për vjedhje. Si deputeti i PDIU- së, ashtu edhe ai i LSIsë rezultojnë me emra të rremë të ndaluar nga drejtësia italiane, ndërsa zbulimi i Mësohet se në mbledhjen konsultues­e u vendos që KQZ të fusë në rend dite 5 dosjet e zyrtarëve, ndërkohë që nuk ka vendosur se kur do të jetë mbledhja, pasi ka vlerësuar që t'u japë disa orë kohë deputetëve të njihen me akuzën e prokuroris­ë, e cila thotë se Rakipi e Rehovica kanë qenë të dënuar për vjedhje në Itali.

tyre është bërë përmes krahasimit të gjurmëve të gishtave nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma. Në raportin e prokuroris­ë shkruhet se deputeti Aqif Rakipi është ndaluar në Itali për vjedhje nën emrin Skënder Ejylbegaj. Ai ka konsumuar veprën penale të vjedhjes më 03.11.1998. Ky ndalin nga au- toritetet italiane nuk rezulton në formularin e vetëdeklar­imit të Rakipit. Ndërsa, Gledjon Rehovica, me emrin Kusta Mina është i raportuar për vjedhjen e një dyqani në shtetin fqinj në 27.02.1999. Edhe Rehovica, njësoj si Aqif Rakipi nuk ka deklaruar në formular ndalimin nga policia italiane.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Aqif Rakipi
Aqif Rakipi
 ??  ?? Gledion Rehovica
Gledion Rehovica

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania