Gazeta Shqiptare

Tri fazat e vetingut në polici, Xhafaj: Prioritet absolut në 2018- ën

Ministri i Brendshëm mbledh krerët e institucio­neve për konsultim "Do t'i kërkoj takim kryeprokur­ores Arta Marku"

- Darina Tanushi

Ministria e Brendshme organizoi dje një tryezë konsultimi me përfaqësue­s të legjislati­vit, agjencive ligjzbatue­se dhe shoqërisë civile, për projektlig­jin "Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA- së". Projektlig­ji synon të ndërtojë institucio­ne të forta me profesioni­stë me integritet. Kriteret e vlerësimit për punonjësit e policisë janë tre: integritet­i, pasuria dhe profesiona­lizmi. Nisma ligjore u prezantua nga zv. ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i cili shpjegoi detajet e draftit, përfshirë mënyrën e funksionim­it të komisionev­e që do të kryejnë vetingun. Ky model presupozon ndarjen në tri kategori të mëdha dhe zhvillimin e procesit me tri faza. Janë rreth 300 punonjës, që kanë funksione me grada të larta që vlerësohen në fazë të parë, rreth 2500- 3000 punonjës me funksione si grada të mesme, që vlerësohen në fazën e dytë dhe rreth 9 mijë punonjës të nivelit zbatues që vlerësohen në fazë të fundit. Mendohet që në fazën e parë, 300 punonjës me grada dhe funksione të larta të vlerësohen nga një Komision i Jashtëm Vlerësimi, i përbërë nga 15 anëtarë me prejardhje të ndryshme. Pasi mbaron kjo fazë, ky organ, pra Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, pushon së ekzistuari dhe krijohet një organ i dytë vlerësimi për fazën e dytë, ku përveç 15 anëtarëve të komisionit të fazës së parë, rekrutohen edhe 30 anëtarë shtesë, që janë nga punonjësit, të cilët e kanë kaluar vlerësimin me sukses në fazën e parë. Dhe kështu me radhë. Kur arrin te faza e tretë, komisioni i fazës së dytë pushon së ekzistuari dhe krijohet një komision tjetër, i madh gjithmonë, me 135 anëtarë, ku 90 anëtarë shtesë, pra 45 të fazës së dytë plus 90 anëtarë shtesë, rekrutohen gjithmonë nga punonjësit që kanë kaluar me sukses vlerësimin në fazën e dytë", tha zv. ministri Julian Hodaj. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh për rëndësinë e procesit, duke e vënë theksin te paanshmëri­a e komisionev­e të vlerësimit. "Pritshmëri­a e këtij procesi nuk konsiston vetëm në faktin se disa individë që nuk meritojnë nuk do të jenë më, se sa fakti se ata që janë shumica, që do të mbeten në organizatë do të kenë besueshmër­inë e nevojshme, por do të kenë edhe motivin e nevojshëm për të shërbyer në përbërje të kësaj organizate në zbatim të Kushtetutë­s, të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve", tha ministri Xhafaj. Gjatë aktiviteti­t u sugjerua një fushatë intensive komunikimi, si shoqëruese të procesit të vetingut dhe përfshirje­n e shoqërisë civile në monitorimi­n e jashtëm. Pas konsultimi­t të gjerë publik, projektlig­ji pritet të miratohet në muajin janar 2018 në qeveri dhe më pas të kalojë në Kuvend.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u shpreh për këtë: "Pritshmëri­a e këtij procesi nuk konsiston vetëm në faktin se disa individë që nuk meritojnë nuk do të jenë më, se sa në faktin se ata që janë shumica që do të mbeten në organizatë do të kenë besueshmër­inë e nevojshme, por do të kenë edhe motivin e nevojshëm për të shërbyer në përbërje të kësaj organizate në zbatim të Kushtetutë­s, të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve". Ministri pohoi se viti 2018 do të jetë viti i vetingut edhe në polici. "E kam thënë që ditën e parë që jam bërë Janë rreth 300 punonjës që kanë funksione me grada të larta, që vlerësohen në fazë të parë; rreth 2500- 3000 punonjës me funksione si grada të mesme, që vlerësohen në fazën e dytë dhe rreth 9 mijë punonjës të nivelit zbatues, që vlerësohen në fazë të fundit.

ministër, që kjo do të jetë një nga prioritete­t e punës në funksion të nevojës për të pasur një organizatë policore shumë më të fortë se deri tani dhe për të pasur në radhët e Policisë së Shtetit njerëz me integritet të fortë, të qëndrueshë­m moral dhe profesiona­l", u shpreh Xhafaj. I pyetur për kryeprokur­oren Arta Marku, Xhafa u shpreh se me të do të takohet shumë shpejt. "Për shkak të axhendës. Me thënë të drejtën, por bëre shumë mirë që më the. Po i kërkoj një takim institucio­nal këto ditë", u shpreh ministri në përgjigje të gazetarëve.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania