Gazeta Shqiptare

"BE të pranojë shqiptarët". Kushner: Shqipëria, jo e fundit në listë

-

Dera

për në BE të paktën është hapur, tri vite pasi u mbyll totalisht nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean- Claude Juncker, i cili tha se nuk do të ndodhte asnjë zgjerim i BE- së gjatë mandatit të tij pesëvjeçar, shkruan Bernard Kouchner, ish- ministri francez i Punëve të Jashtme dhe Evropës, njëkohësis­ht edhe ishi dërguari special i OKB- së për Kosovën për "EuObserver". "Çfarë të vjen keq është se BE- ja, ndoshta e frymëzuar nga skepticizm­i i mëparshëm i Juncker, i ka mbajtur vendet e tjera të rajonit në korsinë e ngadaltë, duke përfshirë edhe ato më entuziaste­t për t'iu bashkuar. Shikoni Shqipërinë: Vazhdimish­t sondazhet tregojnë se mbi 80 për qind e qytetarëve të saj duan anëtarësim­in në BE. Por, në vetvete, ky fakt nuk e kualifikon vendin për anëtarësim në Union. Por, kur ka një konsensus të gjerë për anëtarësim, historia na tregon se reformat e kërkuara institucio­nale dhe politike për anëtarësim janë shumë më të lehta për t'u implementu­ar", shkruan Kushner. "Në fakt, Shqipëria po tregon se një gjë e tillë është e vërtetë. Për më shumë se një vit, Partia Demokratik­e në opozitë luftoi furishëm kundër aspekteve të veçanta të paketës së reformave që BE i ka kërkuar qeverisë së Partisë Socialiste", shkruan Kushner. E duke analizuar me detaje zhvillimet në Shqipëri, ai shkruan më tej: "Me fjalë të tjera, me këto reforma në stad të avancuar, ky është pikërisht momenti i gabuar për BE- në që të mbajë Shqipërinë në fund të rreshtit. Është koha për t'u dërguar një sinjal të fortë votuesve shqiptarë se mbështetja e tyre për reforma dhe për BE- në ka tashmë një ndikim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania