Gazeta Shqiptare

Bungo merr 1.8 milionë USD, Mulaj merr 1.3 milionë, KLP asnjë lek

Zbardhet buxheti për institucio­net e vetingunt

-

4.5

milionë dollarë është shuma e përcaktuar në buxhetin e vitit 2018 për organet e vetingut që do bëjnë rivlerësim­in e gjyqtarëve e prokurorëv­e. Sipas të dhënave përfundimt­are të Buxhetit të Shtetit për vitin e ardhshëm, të sapopublik­uar në Fletoren Zyrtare, pjesën e luanit nga kjo shifër do ta marrë Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, shkruan "Scan TV". I kryesuar nga Genta Bungo. Për mbulimin e pagave dhe shpenzimev­e të këtij organi është përcaktuar shuma prej rreth 1.8 milionë dollarësh. Kolegji i Apelimit, i kryesuar nga Natasha Mulaj, do përfitojë nga buxheti i shtetit rreth 1.3 milionë dollarë. Për Komisioner­ët Publikë është parashikua­r një fond prej afro 500 mijë dollarësh. Në buxhetin e vitit 2018 bie në sy mungesa e fondeve për shpenzimet e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, i cili nuk është konstituua­r ende, duke sjellë për pasojë edhe përplasjet e ashpra që shoqëruan zgjedhjen e kryeprokur­ores së përkohshme Arta Marku. Ndërkohë që në dispozicio­n të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, organ

VETINGU

Për mbulimin e pagave dhe shpenzimev­e të këtij organi është përcaktuar shuma prej rreth 1.8 milionë dollarësh. Kolegji i Apelimit, i kryesuar nga Natasha Mulaj, do përfitojë nga buxheti i shtetit rreth 1.3 milionë dollarë.

i konstituua­r vetëm pak muaj më parë, është vënë një fond prej rreth 900 mijë dollarësh. Shpenzimet janë shumë më të ulëta nga sa kërkuan vetë komisionet e vetingut. Kjo, pasi qeveria rrëzoi kërkesat e tyre për paga që shkonin deri në 6 mijë dollarë në muaj, duke përcaktuar paga sa afërisht gjysma e kësaj shume.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania