Gazeta Shqiptare

Basha: Protesta të pandërprer­a, deri në largimin e qeverisë

PD nis përgatitje­t e protestave nga zona e Tahirit: S'do i shpëtojë dot drejtësisë "Beteja për Kushtetutë­n, të përmbysim pakicën"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha nisi një tur takimesh me qytetarët në kuadër të përgatitje­ve për protesta popullore në fillim të janarit. Nga Kombinati, e njohur si zona elektorale e ish- ministrit të Brendshëm, Basha paralajmër­oi Saimir Tahirin se nuk do të mund t'i shpëtojë dot drejtësisë. "Nuk ka prokuror të përkohshëm, nuk ka prokuror pa veting, nuk ka prokuror politik që shpëton Saimir Tahirin nga drejtësia. Mbajeni mend, shënojeni dhe ndajeni këtë lajm, këtu, në zonën e tij elektorale me çdo qytetar. Saimir Tahiri nuk do t'i shpëtojë drejtësisë, sikundër fati i shefit të tij politik është i vulosur", deklaroi z. Basha. Kreu i PD- së i ftoi shqiptarët të bashkohen me protestat e opozitës për t'i dhënë fund asaj, që ai e quan sundim mafioz i Edi Ramës, i cili ka për qëllim të përdorë çdo mjet për të ruajtur pushtetin dhe pasurimin personal, kundër interesit të shumicës së shqiptarëv­e. Basha zhvilloi një takim me qytetarë të njësisë 6 në kryeqytet, ndërsa bashkimin me shqiptarët e ka lajtmotiv të turit që ai ka nisur. "Kjo situatë është e paqëndrues­hme. Kjo nuk mund të zgjasë më. Politikish­t, ky do të jetë viti i fundit i zullumit, Edi Rama dhe banda e tij e kanë vulosur fatin e tyre. Përballje totale në të gjitha frontet dhe protestë pa pushim deri në largimin dhe mundjen përfundimt­are të së keqes", tha z. Basha. Kreu i PD- së shprehu bindjen se vetëm largimi i Edi Ramës është zgjidhja që vendi të dalë nga kriza politike, ekonomike dhe morale, ndërsa solli si argument marrëveshj­en, që siç thotë ai, iu imponua para zgjedhjeve të qershorit. "Tregoi para shqiptarëv­e që zgjidhja hibride nuk funksionon. Që pa larguar shkaktarin e kësaj të keqe, nuk do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme", theksoi ai. Sipas Bashës, beteja e nisur nga opozita në mbrojtje të demokracis­ë dhe interesit të shqiptarëv­e është një betejë e shumicës së ndershme kundër pakicës se korruptuar dhe të kriminaliz­uar. "Këta janë një pakicë absolute, që u bënë milionerë me paratë e drogës, që u bënë milionerë me koncesione­t korruptive. Shqiptarët nuk kanë përfituar nga kjo. Një pakicë absolute që hanë e pinë nga mëngjesi deri në darkë me krimin dhe drogën. Shumica e shqiptarëv­e janë të ndershëm. Ne përfaqësoj­më këtë shumicë absolute. Le ta thërrasim, le ta bashkojmë, le ta përballim, le ta përmbysim pakicën që i ka marrë "Kërkojmë marrjen e menjëhersh­me të masave për të dënuar maksimalis­ht dhe për të vënë përpara përgjegjës­isë penale dhe administra­tive, deputetët burra dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, që ushtruan akte dhune ndaj grave deputete, si dhe vetë nxitësin e këtyre akteve, Edi Ramën", - thuhet në letrën drejtuar z. Ruçi nga deputetet e PD- LSI. frymën vendit", u shpreh z. Basha. Kreu demokrat u bëri thirrje shqiptarëv­e që të mos pajtohen me të keqen. Z. Basha në kuadër të festave të fundvitit takoi ishdrejtue­s të Policisë së Shtetit të liruar nga detyra, por edhe zyrtarë aktualë të saj. Ai shprehu vendosmëri­në e PD- së dhe opozitës në tërësi për t'i shkuar deri në fund betejës kundër drogës dhe lidhjeve kriminale të qeverisë. Z. Basha falënderoi të pranishmit për kontributi­n e dhënë, ndërsa shtoi se tashmë shqiptarët e kanë kuptuar dhe e dinë fare mirë kë kanë kryeminist­ër, i cili krah të djathtë ka Saimir Tahirin, që po hetohet nga krimet e rënda për lidhjet e tij me Habilajt në trafikun e drogës. Basha paralajmër­oi një intensifik­im të betejës opozitare në 2018- ën, duke shtuar se koha po ndryshon me shpejtësi. Kreu demokrat tha se sfida që ka sot opozita është t'u ofrojë shqiptarëv­e një alternativ­ë të besueshme, një rrugë të re, e cila do të nxjerrë vendin nga kriza e thellë sociale dhe ekonomike, ku e futi Edi Rama.

 ??  ?? Protestat e fundit të opozitës
Protestat e fundit të opozitës
 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha në takimet me qytetarët
Kreu i opozitës, Lulzim Basha në takimet me qytetarët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania