Gazeta Shqiptare

Letra për Trump, Bushati: Veprim i pamenduar dhe i nxituar nga presidenti

Ministri i Jashtëm, 4 raste kur Shqipëria ka votuar kundër SHBA "Ekskluzivi­tetin në formulimin e politikës së jashtme e ka qeveria"

-

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e cilësoi dje si të nxituar dhe të pavend letrën që Presidenti i Republikës, Ilir Meta i dërgoi Presidenti­t Donald Trump në të cilën i kërkonte ndjesë për qëndrimin e Shqipërisë kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemi­n si kryeqytet të Izraelit, në Asamblenë e OKB- së. "Nuk kam asnjë lloj dëshire të komentoj veprimet e pamendurar­a, të

nxituara që mund të marrin aktorë të ndryshëm, përfshirë këtu edhe Presidenti­n e Republikës. Faktet flasin qartë, trillimet janë një çështje tjetër, çdokush është i lirë të shkruajë, të përdorë pozicionin shtetëror, por mund të them që Shqipëria është një Republikë Parlamenta­re. Ekskluzivi­tetin në formulimin e politikës së jashtme e ka qeveria", u shpreh ministri i Jashtëm në një intervistë për TV "Klan". Të gjithë ata që e cilësuan si votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe kreun e shtetit, ministri i quan diletantë. "Është për të ardhur keq, sepse të gjithë këta që kanë folur për këtë çështje, përfshirë dhe Presidenti­n e Republikës nuk kanë marrë mundimin për të lexuar tekstin e rezolutës së votuar ku nuk ka asnjë paragraf as për SHBA, as për qëndrimin e Presidenti­t Trump. I gjithë ky teatër absurd që po luhet gjithë këto ditë nga këto diletantë, të krijon përshtypje­n e një teatri të lodhur, të krijon përshtypje­n që ky grup aktorësh të mbetur pa kauzë nuk kanë çfarë bëjnë gjë tjetër, veçse të spekulojnë mbi këtë çështje, e cila në fakt duket sikur do ta nxjerrin Shqipërinë një shtet qesharak që nuk është", u shpreh më tej Bushati. Në intervistë­n për TV "Klan", Bushati bën publike dhe 4 raste kur Shqipëria ka votuar ndryshe nga Shtetet e Bashkuara për raste që kanë të bëjnë me çështjen e Lindjes se Mesme. "Po i referohem 2011- ës, duke qenë se ish- kryeminist­ri, ish- presidenti, presidenti aktual kur ka qenë deri para pak kohësh ish- ministër i Jashtëm. Kjo është rezoluta për Jerusalemi­n, mund ta kërkojë secili prej këtyre personave që unë përmenda. Shqipëria ka votuar pro, SHBA me një grup shumë të vogël shtetesh kanë votuar kundër. Kjo nuk E vetmja çështje ku Bushati ka të njëjtin qëndrim me Presidenti­n Meta është dhënia e nënshtetës­isë kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Bushati nuk e sheh dhënien e shtetësisë në sfondin politik dhe thotë se nuk do të ketë ndonjë ndikim në procesin e dialogut me shtetin fqinj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania