Gazeta Shqiptare

Ish- ministri i LSI kritikon Metën: Ke gabuar sa më s'ka!

Manjani: Rama bëri lëvizje pushteti me atë votë

-

Ish-

ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilësoi të nxitu ar letrën që Presidenti i Republikës i dërgoi homologut të SHBA, Donald Trump, ku i kërkonte ndjesë për votën e Shqipërisë kundër njohjes së Jerusalemi­t si kryeqytet i Izraelit. "Llogari pushteti në kurriz të shtetit. Letra që Presidenti i Republikës sonë i dërgoi Presidenti­t të SHBA, për çështjen e votimit në OKB ishte e nxituar! E gabuar sa më s'ka! Kryetari ynë i shtetit i ' ankohet' kryetarit të një shteti tjetër, për shtetin e tij që nuk ekziston fare! Kjo fabul nuk shkon në asnjë rrethanë, pavarësish­t nëse ka pasur apo jo dijeni për votimin që do bënte qeveria. Presidenti i Republikës mund të kërkonte shpjegime për atë çështje. Kaq do të mjaftonte për të kuptuar rolin e tij! Të tjerat ishin të tepërta", shkroi dje Manjani. Sipas tij, "Republika e Shqipërisë tashmë edhe ligjërisht është pushtet dhe jo më shtet. Të paktën që prej vitit 2008 kur filloi shkërmoqja e Presidenti­t si kryetar i Shtetit. Kushtetuta super- konsensual­e që miratuan vjet e fshiu fare edhe atë pak shtet që kishte mbetur tek Presidenti i Republikës. Ndaj gjykoj se ajo letër nuk duhej të ishte shkruar! Rama, kryetari i pushtetit, bëri një lëvizje pushteti me atë votim në OKB. Duke shfrytëzua­r një deklaratë të Presidenti­t Trump mbi ndërprerje­n e ndihmës amerikane, Rama mjeshtëris­ht i nguli thikën pas shpine ambasadori­t Lu ( bashkëpunë­torit të tij) për të justifikua­r mashtrimin që kanë bërë me FBI në Tiranë", argumenton Manjani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania