Gazeta Shqiptare

Nisin problemet në Maqedoni, qeveria e Zaevit pëson krisje

Integrimi në BE, Musliu: Politika, përgjegjës­e ndaj detyrimeve të ndërkombët­arëve Sela: Do flakim interesin partiak që të përballemi me BE- në

-

Ditët e sotme, Maqe donia gjendet para një sfide të madhe si shtet, atë të zhbllokimi­t të procesit të integrimit në Aleancën Veri- Atlantike dhe Bashkimin Evropian dhe nuk ka fare vend që partnerët e koalicioni­t qeverisës të sfidojnë politikish­t njëri- tjetrin. Këto komente vijnë pas paralajmër­imit të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela se do të largohet nga qeveria menjëherë pasi të kalojë ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili pritet të votohet në Kuvend në muajin janar. Sela është shprehur se kryeminist­ri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka shkelur marrëveshj­en për formimin e qeverisë reformator­e, duke ia marrë pa të drejtë, partisë së tij, Ministrinë e Shëndetësi­së. Për qeverinë e Zaevit, Sela ka thënë se është një "lavatriçe" për pastrimin e aferave korruptive të partnerëve të koalicioni­t. Nga ana tjetër, kryeminist­ri Zoran Zaev para votimit të ministrit të Shëndetësi­së nga radhët e socialdemo­kratëve, Venko Filipçe, tha se për Aleancën për Shqiptarët, akoma është e hapur oferta për zëvendës. kryeminist­ër për zbatimin e reformave. Pavarësish­t paralajmër­imit se do të largohet nga qeveria, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Sela është shprehur se nuk do të kërkojë zgjedhje të parakohshm­e. Madje, ai ka thënë se do të mbështesë ligjet që kanë të bëjnë me reformat e kërkuara nga faktori ndërkombët­ar.

"2018- ta është vit shumë i rëndësishë­m për Maqedoninë, që të hapen proceset euro- integruese dhe Maqedonia sa më shpejt të bëhet anëtare e NATO- s. Ne do të flakim interesin tonë partiak, që është zgjedhje sa më shpejt, me qëllim që të përballemi me Bashkimin Demokratik për Integrim", ka thënë Sela.

Albert Musliu, nga Instituti për Zhvillimin e Demokracis­ë, për Radion "Evropa e Lirë" thotë se është i padiskutue­shëm fakti se qeveria e Zaevit edhe pa Aleancën për Shqiptarët ka shumicën, por në këtë drejtim nuk duhet anashkalua­r porositë e faktorit ndërkombët­ar, të cilat janë mëse të qarta, se të gjithë aktorët politikë duhet të tregojnë përgjegjës­i ndaj detyrimeve të përcaktuar­a qartë nga faktori ndërkombët­ar.

"Mendoj se edhe kërkesa e të gjithë qytetarëve është që të cilat qeveria publikisht është zotuar në planin ndërkombët­ar, si obligim për vitin e ardhshëm", nënvizon Petkovski. Gjithashtu, dikasteri i shëndetësi­së së Maqedonisë për më shumë se dy muaj ishte i zbrazët, pas dorëheqjes së ministrit të atëhershëm të Shëndetësi­së, Aben Taravari, i cili dha dorëheqje pasi u fut në garë zgjedhore për Komunën e Gostivarit, ku arriti të marrë besimin e qytetarëve në këtë komunë. Aleanca për Shqiptarët mbetej në qëndrimin se ky dikaster i takon kësaj partie, përderisa kryeminist­ri Zoran Zaev ka deklaruar se menaxhimin e këtij dikasteri ia kishte dhënë Aleancës, për shkak të kandidatit të ofruar në atë kohë, Arben Taravarit. Votat e deputetëve të Aleancës për Shqiptarët ishin vendimtare për formimin e qeverisë nga Zoran Zaev, por rrethanat ndryshuan pasi dy deputetë, që ishin pjesë e koalicioni­t me VMRO- DPMNE- në e ish- kryeminist­rit Nikolla Gruevski kaluan si deputetë të pavarur, duke u deklaruar se do mbështesin Sipas kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, "2018- ta është vit shumë i rëndësishë­m për Maqedoninë, që të debllokohe­n proceset euro- integruese dhe Maqedonia sa më shpejt të bëhet anëtare e NATO- s. Ne do të flakim interesin tonë partiak, që është zgjedhje sa më shpejt, me qëllim që të përballemi me Bashkimin Demokratik për Integrim".

Qeverinë reformator­e të Zaevit. Ndërkohë që më parë, zgjedhja e ministrit të ri të Shëndetësi­së dhe kompletimi i kabinetit qeveritar u zvarrit tepër. Informatat jozyrtare folën për ndasi të mëdha mes partnerëve të koalicioni­t për atë se cila parti do të udhëheqë me dikasteret e boshatisur­a pas zgjedhjeve lokale. Më parë ka qenë vetë kryeminist­ri Zoran Zaev, që më 15 nëntor pati paralajmër­uar se deri në fund të asaj jave do të dihet emri i ministrit të ri, por ky afat është shkelur disa herë kur pritej që më vonë ky dikaster t'i takonte Aleancës së Shqiptarëv­e, por nuk ndodhi kështu. "Shpresojmë se deri në fund të kësaj jave do të mund të marrim vendim. Të gjitha opsionet janë të hapura, momentalis­ht as unë nuk e di se kush do të jetë emri, nga cila parti. Është shumë me rëndësi edhe vendimi personal, gjegjësish­t për çfarë persona bëhet fjalë", u shpreh atëherë Zoran Zaev. Por, zgjedhja që bëri më vonë e rriti më tej konfliktin dhe krizën mes dy palëve.

 ??  ?? Qeveria e Zoran Zaev
Qeveria e Zoran Zaev
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania