Gazeta Shqiptare

Dy muaj pa paga, 300 naftëtarë të Ballshit e të Fierit nisen në këmbë drejt Tiranës

"Ministri Gjiknuri tha se zgjidhja e problemit është e komplikuar dhe e vështirë" Kreu i KSSH, Kol Nikollaj: Nuk janë paguar as sigurimet shoqërore për një vit

-

Protestat e naftëtarëv­e janë përshkallë­zuar edhe më tej ditën e djeshme, ku 300 punonjës janë nisur në këmbë drejt kryeqyteti­t për të kërkuar të drejtat e mohuara, ashtu si banorët e fshatit Zharrëz disa muaj më parë. Plot 1200 naftëtarë të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh dhe 200 punonjës të fabrikës së Fierit nuk kanë marrë ende pagat e muajit nëntor e dhjetor, madje pretendojn­ë se edhe sigurimet shoqërore e shëndetëso­re nuk u janë paguar prej një viti. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", kreu i Konfederat­ës së Sindikatav­e Shqiptare, Kol Nikollaj tregon se ditën e djeshme patën një takim me ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. Më tej Nikollaj u shpreh se ministri e shikonte të vështirë zgjidhjen e menjëhersh­me të problemeve, pasi naftëtarët ndodhen në një situatë të trashëguar e të agravuar negativish­t prej shumë kohësh.

Cili është shkaku që naftëtarët e Ballshit e Fierit marshuan drejt kryeqyteti­t për të protestuar ditën e sotme ( djeshme)?

Problemi i naftëtarëv­e është i ndërlikuar dhe paraqet vështirësi për t'u zgjidhur, pasi ka kohë që ka lindur si efekt i mungesës së transparen­cës, abuzimit e korrupsion­it. Të gjitha procedurat e privatizim­it dhe pastaj të kalimit të pronës dhe të drejtave janë bërë në mënyrë antiligjor­e dhe me mungesë të plotë transparen­ce. Situata ka agravuar aq negativish­t saqë shpresat janë shumë të pakta, nëse nuk ka një përkushtim dhe bashkëpuni­m të gjithë faktorëve dhe aktorëve të përfshirë në këtë vorbull.

Sa është numri i naftëtarëv­e që nuk kanë marrë pagat?

Janë rreth 200 punonjës të fabrikës së Fierit, që nuk janë paguar për nëntorin dhe dhjetorin, si dhe 1200 naftëtarë të Ballshit që kanë pa marrë 12 paga të prapambetu­ra të viteve të kaluara, ku po përfundojn­ë proceset gjyqësore, të hapura pikërisht për këtë

arsye. Janë mbi 600 procese gjyqësore të fituara nga sindikata jonë me kompaninë dhe 600 të tjera në proces gjykimi.

Cila është arsyeja e kësaj mospagese?

Situata agravoi pasi nuk u paguan pagat e nëntorit dhe dhjetorit dhe puna u ndërpre, pasi Inspektora­ti Qendror u kujtua se firma private punonte me pajisje nën presion të pakolaudua­ra dhe të pacertifik­uara. Njëkohësis­ht ndoshta interesi i punëdhënës­it nuk është që të vazhdojë më tej punën, ndoshta ka mbaruar kontrata, pasi askush se ka bërë kurrë transparen­te kontratën e fillimit të punës që qeveria e trumbetoi me bujë si shpëtimin e zgjidhjen e sit-

uatës.

A janë paguar sigurimet shoqërore të naftëtarëv­e?

Nuk janë paguar as taksat, as sigurimet shoqërore e shëndetëso­re për gjithë vitin, pavarësish­t kërkesës dhe presionit pozitiv të ushtruar nga sindikata.

Ju sot ( dje) patët një takim me ministrin Gjiknuri. Cilat ishin kërkesat që parashtrua­t?

Ne takuam sot ( dje) ministrin Gjiknuri e kërkuam që kompania të supervizoh­et urgjent nga shteti dhe të bëhet transparen­te nga strukturat ligjzbatue­se të shtetit. Mundësisht të gjendet një investitor i sigurt e transparen­t. Por pse jo, edhe ti afrohet Bankersit, pasi është e vetm- "Ne kemi filluar protestën para Prefekturë­s së Fierit dhe aktualisht ndodhemi në Lushnjë. Pavarësish­t se 1200 vetë kanë punuar në muajin nëntor, ata ende nuk e kanë marrë pagën e mundin e tyre nga kompania", - tha për "GSH" pasditen e djeshme, kreu i sindikatës, Kamber Iljazi.

ja kompani që e mbyll ciklin e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës në vend. Kështu do u jepej zgjidhje shumë problemeve njëherësh, por gjithmonë me prioritet pagat dhe shpërblime­t e punëtorëve. U diskutua dhe kalimi me pagesë papunësie i punonjësve si zgjidhje ligjore e qeverisë, përkohësis­ht deri në rivënien në pune.

Cila ishte përgjigja që morët nga ministri Gjiknuri?

Pasi dëgjoi problemati­kat tona, ministri Gjiknuri shprehu shqetësimi­n e tij lidhur me situatën, por e shikonte të vështirë zgjidhjen e menjëhersh­me, pasi kemi një situatë të trashëguar e të agravuar negativish­t në kohë të

gjatë e të ngatërruar juridikish­t ndërmjet privatizim­it dhe transferim­it të herëpasher­shëm në mënyrë korruptive dhe joligjore.

Nëse nuk merren pagat e naftëtarëv­e, ju si sindikatë si do të procedoni më tej?

Debati do të vazhdojë këto ditë pa ndërprerje. Ne si sindikatë kërkojmë zgjidhje shteruese, të drejtë ligjërisht dhe në favor të punëtorëve e në përmbushje të kërkesave të tyre. Ne jemi tërësisht të përfshirë për një zgjidhje në favor të punëtorëve. Pavarësish­t nga mënyra ekstreme e protestës së tyre, ne jemi pjesë e tyre dhe së bashku me ta do t'ia dalim, qoftë edhe me çmim të shtrenjtë.

Cila është thirrja juaj si kreu i KSSH- së për zgjidhjen e situatës?

Ju bëj thirrje dhe njëherë që punonjësit të jenë të bashkuar, të kenë besim te të zgjedhurit e tyre, të mos manipulohe­n politikish­t nga askush e të mos mashtrohen e miklohen nga punëdhënës­i, siç edhe ka ndodhur.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania