Gazeta Shqiptare

Krimet e Rënda, kërkesë KLD- së: Të pezullohen 3 gjyqtarët e Durrësit

Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Ceno akuzohen për korrupsion Prokuroria: Përfituan nga një person nën hetim

-

Prokurorët e Krimeve të Rënda i janë drejtu ar ditën e djeshme Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke kërkuar pezullimin nga detyra të gjyqtarëve të Apelit Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Ceno, pasi janë nën hetim për dyshimet se kanë kryer korrupsion. Ende nuk është marrë një njoftim nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë se kur do të mblidhet për ta shqyrtuar kërkesën e prokuroris­ë. Më herët kjo kërkesë u refuzua nga shkalla e parë dhe e dytë. Prokuroria thotë se tre gjyqtarët dyshohet të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme udhëtime jashtë vendit, madje në një rast kanë ndjekur edhe një ndeshje futbolli në Spanjë. Sipas organit të akuzës, për sa kohë tre gjyqtarët janë nën hetim, duhet të pezullohen nga detyra që ushtrojnë. Sipas prokuroris­ë, tre gjyqtarët kanë dhënë një vendim civil në favor të biznesmeni­t Namik Sadik, edhe ky nën hetim nga Krimet e Rënda. Si prova, prokuroria radhit udhëtimet në të njëjtën kohë të tre gjyqtarëve me biznesmeni­n si në Itali, ashtu edhe në Spanjë si edhe prerjen e biletave të udhëtimit në të njëjtën kompani, së bashku me akomodimin. Sipas burimeve të organit të akuzës, në dosjen hetimore kundër tyre është administru­ar përgjigja e autoritete­ve spanjolle, se nëpërmjet kartës së kreditit të shtetasit Fatjon Pula, kushëriri i shtetasit Namik Sadiku, i cili ishte palë e paditur në një proces civil që gjykohej nga tre gjyqtarët, ata kanë qëndruar në ambientet e një hoteli në Spanjë. Qëllimi i kësaj vizite ishte për të ndjekur derbin "El Clasico" mes Real Madrit dhe Barce- lonës. Është vërtetuar thotë prokuroria se Fatjon Pula ka paguar 450 euro për qëndrimin e tre gjyqtarëve në hotel. Më herët Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka refuzuar të marrë në shqyrtim kërkesën e prokuroris­ë, e cila kishte kërkuar pak ditë më parë pezullimin nga detyra të tre gjyqtarëve të Apelit në Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.

Mësohet se më herët prokurori ka depozituar në gjykatë si provë dëshminë e punonjësve të hotelit që kanë thënë se gjyqtarët nuk kanë bërë asnjë pagesë vetë. Por, të pyetur në prokurori për këtë çështje, tre gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno mësohet të kenë pohuar se kanë paguar cash në hotel. Në kohën e udhëtimit drejt Madridit, Sadiku kishte të hapur një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri. Dyshohet se relatori i çështjes, Kliton Spahiu dhe gjyqtari Petraq Dhimitri kishin udhëtuar në shoqërinë e Sadikut edhe në Itali. Konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sadiku ishte paditur nga ish- ortaku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina, prej shkurtit të vitit 2012. Në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, çështja në fjalë është fituar nga paditësi Oliver Ushina. Ndërkohë, Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë, duke i dhënë të drejtë Sadikut.

 ??  ??
 ??  ?? Kliton Spahiu
Kliton Spahiu
 ??  ?? Petraq Dhimitri
Petraq Dhimitri
 ??  ?? Petrit Ceno
Petrit Ceno

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania