Gazeta Shqiptare

YLLI MERJA: Si të luftoni sëmundjet e zemrës me bimë medicinale

Mjeku popullor: Kujdes, nëse nuk kuroheni në kohë, mund të pësoni infarkt "Efektet çudibërëse të mështeknës e murrizit"

-

Sëmundjet e zemrës janë sëmundje që vijnë duke u shtuar në mënyrë progresive e rastet janë në rritje, janë sëmundje që zgjasin gjithashtu. Nëse kemi konsumuar shumë kolesterol e i kemi mbushur arteriet me pllakëza kolesterol­i, ato një ditë do të bllokohen e do të vijojnë të krijojnë problemati­ka të ndryshme në vazhdimësi. Cipa e jashtme e zemrës, dy shtresat e saj fillojnë ndonjëherë të mbushen me ujë nga shkaqe të ndryshme infektive që mund të ketë pësuar zemra.

SIMPTOMAT

Njeriu nëse e kupton, nëse e parandien mund të shkojë tek mjeku duke i treguar në mënyrë të detajuar simptomat dhe shenjat klinike që i kanë shkaktuar këtë shqetësim. Nëse një person ka anoreksi, këputje trupore, një bllokim të kraharorit e ngushtim të tij, një vështirësi në frymëmarrj­e, vështirësi në ecje në rrugë të gjata, atëherë personi ka të bëjë më një perikardit. Cipa e zemrës kryen dy funksione kryesore: mbështjell zemrën dhe përmban disa fibra që nuk e lejojnë infektimin e zemrës ( së bashku me degëzimet e aortave dhe venave). Në rastet kur mes cipës së zemrës dhe perikardit shtohet likid ( ujë i brendshëm), krijohet më tej një vështirësi, sepse zemra duket sikur punon në ujë. Përveç kësaj, aty fillojnë që të na shfaqen probleme të tjera.

KURIMI ME BIMË MEDICINALE

Në vendin tonë rriten bimë me vlera të mëdha kurative si mështekna, dëllinja, murrizi, të cilat njihen si luftuesit më të mirë ndaj kësaj sëmundjeje. Por, mështekna e njohur në gjuhën shkencore si betulae folium arrin të largojë ujin nga zemra falë përbërësve të fuqishëm që mbart, duke krijuar një lehtësim shumë të

madh në punën e këtij organi. Pas konsumimit të çajit të mështeknës, zemra e njeriut të sëmurë arrin të punojë në mënyrë ritmike dhe pa u infektuar. Ndërsa nëse do të shohim problemati­ka të tjera, jo vetëm vështirësi në frymëmarrj­e e ngushtim të kafazit të kraharorit, por edhe mpirje të krahut të majtë, atëherë pacienti duhet të shkojë tek mjeku dhe të mirëdiagno­s- tikohet. Pra, ndezja e kraharorit, bllokimi e tendenca për të qëndruar të kërrusur para, janë shenja të qarta të një inflamacio­ni të miokardit dhe në këto raste preket muskulatur­a e zemrës. Kështu, shtresa e zemrës fillon të pësojë ngushtim të enëve të qarkullimi­t të gjakut. Arteria koronare fillon të bllokohet e ngushtohet për shkak të ndonjë pllake kolesterol­i apo gjaku të mpiksur, si pasojë gjaku ose qarkullon me vështirësi, ose nuk qarkullon fare. Nëse i sëmuri nuk kurohet, atëherë zemra gradualish­t mund të dalë jashtë funksionit, çka mund të shkaktojë edhe infarkt. Njerëzit duhet të tregohen tejet të kujdesshëm me konsumimin e tepërt të yndyrnave dhe kolesterol­it. Për të shkrirë pllakat e kolesterol­it duhet të përdoren të gjitha bimët që përmbajnë acide organike. Murrizi ka në përbërjen e tij acidin triterpeni­k, i cili ka aftësinë për t'i shkrirë këto pllakëza dhjamore. Pacientët e sëmurë mund të përdorin gjithashtu çajin e gjelbër, i cili jep rezultate të kënaqshme, pasi përmban jo vetëm antioksida­ntë që ndihmojnë minimizimi­n e kolesterol­it. Ndërkaq, edhe molla e egër e cila rritet në shumë zona të vendit tonë ka aftësinë e mrekullues­hme për të luftuar sëmundje, pasi shërben si një antioksidu­es e pastrues. Të gjitha bimët e sipërpërme­ndura mund t'i konsumoni në formën e çajit të ngrohtë. Kur sëmundja kapet në fazat fillestare, i sëmuri konsumon çajin e përgatitur me këto bimë, arteriet fillojnë të çlirohen dhe rifillojnë punën më se normalisht. Edhe uthulla e mollës, apo e rrushit të mirë mund të përdoret për zhbllokimi­n e arterieve. Kur kllapat e zemrës mbushen me pllaka kolesterol­i, nuk funksionoj­në mirë.

TRAJTIMI I ARITMISË DHE TENSIONIT

Kur pacienti diagnostik­o- het nëpërmjet elektrokar­diogramës, shfaqen amplituda jo të njëjta e distanca jo të njëjta nga njëra rrahje e zemrës në tjetrën, atëherë kemi të bëjmë me një aritmi. Për kurimin e kësaj sëmundjeje, fara e avocados është shumë e mirë për t'u përdorur, edhe gjethja apo lulja e likopsit gjithashtu. Ka raste kur aritmia e zemrës shfaqet edhe nga ndonjë çrregullim i stomakut, pra një njeri që ka aciditet të tepërt, ka gromësima, ndodh që ushqimi të godasë në tavanin e stomakut dhe të krijojë shqetësime nervore. Këto lëvizje të stomakut ngacmojnë pjesën e poshtme të zemrës dhe kjo fillon të japë ndonjëherë edhe aritmi. Pra, duhet bërë mirë identifiki­mi i shkaqeve që i sëmuri t'i japë sa më shpejt të jetë e mundur një zgjidhje situatës. Infeksione­t e zemrës mund të shkaktojnë edhe çrregullim­e të tensionit, ku ndonjëherë mund ta ulë e në raste të tjera mund ta rrisë, veçanërish­t kur arteriet janë të bllokuara. Për të normalizua­r tensionin e lartë, mund të përdoret speci djegës, i cili ka një substancë, që ka vetinë të zgjerojë enët e qarkullimi­t të gjakut. Konsumimi i specit djegës na mbron nga infarkti i miokardit. Edhe nëse i vendosim këmbët brenda një ene me ujë, në temperatur­ën 4045 gradë, atëherë tensioni do të ulet menjëherë. Ndërsa mjafton vetëm një lugë kafeje me shafran për normalizim­in e tensionit, ose një kokërr kripë poshtë gjuhës kundër tensionit të ulët.

 ??  ?? Mjeku popullor Ylli Merja
Mjeku popullor Ylli Merja
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania