Gazeta Shqiptare

U hoqën si refugjatë nga Kosova, dy shqiptarë fitojnë nënshtetës­inë britanike

Ministria e Brendshme: Do ndjekim të tjera rrugë ligjore për dëbimin nga vendi "The Sun": Fituan betejën në Gjykatën Supreme

-

Mediat angleze vi jojnë të shkruajnë sërish për fenomenin e shqiptarëv­e që u hoqën si refugjatë lufte për të hyrë në Britaninë e Madhe dhe për të fituar më tej shtetësinë. "The Sun" u kushton një artikull dy shqiptarëv­e që kanë fituar betejën në Gjykatën Supreme dhe nuk mund të depërtohen më nga Anglia, fenomen ky gjithnjë e më shumë shqetësues për shoqërinë atje, ndonëse mund të kenë kryer krime. "Dy shqiptarë që u shtirën si refugjatë kosovarë kanë fituar betejën me Gjykatën Supreme, duke pamundësua­r deportimin e tyre. Me mijëra të tjerë tani mund të lejohen të rrinë në Britani edhe nëse kanë kryer krime të rënda", raporton "The Sun". Njëri nga ta është 40- vjeçari Dinjan Hys- aj, i cili në vitin 1999 u lejua të qëndronte në Britani. Në vitin 2011, ai u burgos për pesë vjet pasi goditi me shishe qelqi një person tjetër në një lokal në Hemel Hempstead, Herts. Shqiptari tjetër është Agron Bakijasi, 44 vjeç, i cili u zbulua më 2007- ën, kur partnerja e tij u kthye në Shqipëri. Por, ai riaplikoi duke përdorur dokumente të falsi- fikuara dhe iu dha nënshtetës­ia britanike. Ministria e Brendshme ( Home Secretary) dha urdhër që të dy këta persona të deportohes­hin, pasi u zbuluan gënje- shtrat e tyre, por ata e çuan rastin e tyre në Gjykatën Supreme. Avokatët e tyre ia dolën me sukses të argumenton­in se gënjeshtra për të fituar nënshtetës­inë nuk mjafton për t'ua mohuar atyre këtë të drejtë. Në përfundim, Gjykata e Supreme vendosi në favor të dy shqiptarëv­e, duke argumentua­r se: "Nuk është e qartë, kur përdorimi i identiteti­t të rremë për të fituar nënshtetës­inë mund të çojë në anulimin e saj. Në rastin aktual, as kërkuesit nuk pretendojn­ë që të jenë dikush që nuk janë. Tani shpenzimet gjyqësore për të dy do të paguhen nga taksapague­sit britanikë, një vlerë që shkon në 1 milion Paund", shkruan "The Sun". Pas vendimit gjyqësor, Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe tha se do të ndjekë të tjera rrugë ligjore për dëbimin nga vendi të dy shqiptarëv­e. Shqetësimi më i madh i britanikëv­e tani është fakti se një rrugë të tillë mund ta përdorin edhe persona të tjerë, që mund të kenë kryer krime të rënda.

 ??  ?? 40- vjeçari Dinjan Hysaj
40- vjeçari Dinjan Hysaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania