Gazeta Shqiptare

ALUIZNI: 1230 pronarët që duhet të paguajnë faturën për tapitë

Tarifa për regjistrim të objekteve të legalizuar­a është 5000 lekë Publikohen edhe emrat e përfituesv­e të lejeve të ndërtimit

-

ALUIZNI publikon listën me 1230 per sonat që kanë marrë lejet e legalizime­ve dhe që duhet të paguajnë tarifën prej 5 000 lekësh për të marrë tapitë. Gjithashtu, ALUIZNI publikon edhe listën me 314 persona që kanë gati lejet e legalizime­ve. Përfituesi­t e dy kategorive janë në Tiranë. "Lista me 1230 pronarët për kryerjen e pagesës së tarifave të shërbimit për pajisje me certifikat­ë pronësie. Subjektet duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së ALUIZNI- t, Tirana Veri, me adresë: Rruga ' Skënder Kosturi', Tiranë, për të marrë njoftimin për të kryer pagesën e shërbimit për aplikim në llogarinë bankare të ZVRPP- së", - thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të ALUIZNI- t. Ndërsa, personat që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë gati lejet e legalizime­ve janë në të gjithë kryeqyteti­n. Ndërkohë që procedurat për marrjen e tapisë do të ndiqen nga AULIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në hipotekë. Menjëherë pas regjistrim­it të certifikat­ës së pronësisë, përfituesi­t do të njoftohen për tërheqjen saj. Pas ndryshimev­e të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesit të legalizimi­t, por e gjithë procedura vijuese për regjistrim­in në Zyrën e Regjistrim­it të Pa- surive të Paluajtshm­e do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Gjithsej leje legalizimi të dhëna në periudhën 2006- 2015 janë 57.000. Me ndryshimet që pësoi ligji nr. 9482/ 2006 në vitin 2014 dhe 2015 dhe me miratimin e kuadrit të plotë të akteve nënligjore, u bë i mundur përshpejti­mi i rit- meve të procesit të legalizimi­t, duke mundësuar legalizimi­n e 15.294 ndërtimeve në vitin 2014 dhe 19.714 të tjerave për periudhën janar- 26 tetor 2015. Sipas ligjit në fuqi, kur ndërtimi pa leje disponohet nga një subjekt, kontrata e kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore dhe objektit që legalizohe­t regjistroh­en në emër të subjektit që disponon objektin. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fiz- ik ose juridik, regjistrim­i i pjesëve takuese mbi pasuritë ( parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshj­es së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklar­imit. Subjektet mund të përcaktojn­ë përveç pjesës takuese, edhe pjesët fizike respektive, nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania