Gazeta Shqiptare

Eau de Cologne - Parfumi i një sigle

-

kenë jetuar as promotorue­sit e vendimeve të shkronjave latine, as Fishta me Mjedën, as Asdreni, as Mit'hat Frashëri dhe më vonë as Komisia Letrare. Kanali televiziv publik, duke mveshur shkronjat me një pëlhurë të pluhurosur, kthen kohën prapa, por duke u fshehur pas kërkesave të BE dhe afateve të digjitaliz­imit.

Për të propagandu­ar këtë arritje të madhe, madje jo të digjitaliz­imit, por të siglës së re, është njoftuar ditë për ditë hapësira e reklamave, ku për çudi shohim për krahasim edhe atë të BBC, ARTE dhe kanale të tjera televizive europiane, të cilave as u shkon ndërmend të provojnë marrëzira të tilla si të siglës së pakuptuesh­me të Televizion­it Shqiptar, që duket sikur ka marrë borxh shkronjat e Azisë së largët, ndoshta për të treguar se Shqipëria është anëtare e bindur e komomuellt­hit islamik.

Në këtë mënyrë një dizenjator shqiptar, një bord pothuaj i përgjumur, një drejtori mbi drejtori, aprovojnë pas 105 vjetësh të Kongresit të Manastirit një alfabet të ri të larguar për teleshikue­sit tradiciona­lë, që as nuk dinë çfarë shohin në ekranin e tyre dhe duhet t'ua shpjegojnë për ditë artin e shprehur në disa shkronja.

Drejtori i përgjithsh­ëm i këtij televizion­i me aprovimin e kësaj sigle këtej e prapa mund t'u afrohet shkronjave dhe sheshimeve të Miamarit, që persekuton edhe besimtarët myslimanë. Publiku shqiptar në një prej vendeve më perëndimor­ë të globit, që respekton të gjitha kulturat, do të zbulojë më në fund edhe mbeturinat e zvastikës, që kërcënojnë ndoshta të zvarriten në siglën e palexueshm­e dhe të dyshimtë.

Sigurisht, historia ka kolonjarë të tjerë të mëdhenj, të ciiëve u ka rënë fati të jenë luftëtarë të martirizua­r të shkronjave shqipe. Të mos flasim për dy kolonjarët e tjerë të mëdhenj, që i kushtuan jetën kulturës dhe orientimit shqiptar, Konicën dhe Fan Nolin, e pastaj për ata që janë vrarë për gjuhën shqipe dhe shkronjat shqipe, që as mund t'u shkonte mendja se një ditë prej ditësh shqiptarët e shekullit të XXI do të mburreshin me paçavure grafike për traditën e tyre të dyshimtë dhe të mjegulluar, të lidhur me ca kryqe të thyer, që u kanë shkuar për shtat të gjithë atyre që radhiteshi­n si aleatë të Hitlerit.

Sigurisht që një bord i sotëm as e di se ku po i çon mushka drutë në këtë Shqipëri, që i ka humbur të gjitha orientimet përveç se xhepave ku futen paret.

Kjo është një nga shkarjet e para publike të hapura. Dhe që tregon që ca njerëz të çoroditur nga "hallet" e shkaktuara çast për çast, po u dhurojnë për herë të parë shqiptarëv­e jo platformat digjitale, por platformën e Shqipërisë së sotme. Ata që kanë aprovuar atë sigël për kushedi çfarë arsye banale apo gjynahqare, kur mijëra e mijëra fëmijë shqiptarë përshëndes­in me shenjën e zemrës dhe shqiponjës së tyre, në një kanal që u takon të gjithë shqiptarëv­e s'kanë bërë gjë tjetër, por një zero madje pa xhufkë fare. Kjo është më e mira që mund t'u thuash. Është njësoj si të nxjerrësh në fushën e mejdanit hedhjen e shkronjave shqipe në gropën e gëlqeres, si mësuesin e madh të Kolonjës, Petro Nini Luarasin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania