Gazeta Shqiptare

Si dështoi analiza e PD- së, ashtu do përfundojn­ë edhe protestat e Bashës

- Nga Ben Andoni

Bashës i intereson e sotmja dhe aspak thelbi. Dhe, nuk mbaron këtu, sepse ka shumë degë që e kanë bojkotuar procesin prej listave të paqarta të Bashës, që pothuaj e kanë ndarë krejt partinë. Nga ana tjetër, kundërshta­rët e Bashës kanë përdorur njerëzit e tyre për të mbajtur debatin e thelluar dhe ky proces ka treguar diferenca të mëdha në seksonet e Vlorës, Shkodrës dhe Korçës.

Të gjitha këto kanë përshfaqur një lidership plot me handikapë dhe një figurë që di të artikulojë, por jo të drejtojë. Lulzim Basha tashmë di të artikulojë rrjedhs- hëm prej përvojës jo të pakët në politikë, disa herë në mënyrë elokuente teza të fryra, që në fakt nuk po e çojnë partinë asgjëkundi. Mbi të gjitha, mungesa e temave thelbësore dhe mungesa e koherencës së veprimeve e ka treguar një lider të një partie në krizë të thellë.

Lulzim Basha po bën shpërndarj­en e vëmendjes në disa fronte, mu atë model që njerëzit e kanë për çdo ditë përballë. Ua jep Rama me fluturimet e tij dhe propagandë­n e lodhshme, ndërkohë që publiku ka nevojë për një figurë që të inspirojë dhe të shpallë kredo. Të gjithë ato që ka thënë deri më tashmë Basha, janë njësoj si ato që PS- ja bënte dikur kundër PD- së. Në këto kushte, kur zoti Basha dhe kolegët e tij u bishtnojnë përgjegjës­ive, përpjekja për t'u dukur me protestat është një lodhje politike që mund t'i kushtojë ende firo PD- së.

Dhe, nuk mbaron këtu, ka gjithmonë një pakënaqësi edhe të faktorit të brendshëm aleat, që nuk e shikojnë më si unifikues figurën e tij, që dyzohet shpesh prej përballjes nga larg me figurën e z. Berisha. Dhe, mbase, prej këndej do të fillojë edhe pakti i ri me Ramën. Të gjitha partitë e vogla të djathta e të majta nuk mund ta durojnë më arrogancën patetike të Ramës dhe fodullëkun bosh të Bashës. Në partitë e vogla ka figura që mund t'i zëvendëson­in shumë më cilësisht krerët e dy partive, që tashmë luajnë të qetë me Kodin Zgjedhor dhe pragun elektoral ndaj tyre. Bash atë që e bëri kreun e PAA, Agron Duka, disa ditë më parë pas tryezës me krerët e pesë partive, duke përfshirë këtu edhe Ben Blushin dhe Bamir Topin, të fliste për idenë e një poli të tretë. "Mund të them se rezultati i parë do të jetë krijimi i një boshti prej 10 partish, parlamenta­re dhe jo, dhe bashkërish­t do të prezantojm­ë një platformë me propozime konkrete; sigurisht, guri i themelit i këtij bashkimi është ' Reforma Zgjedhore'", cilësoi ai.

Për fat të keq, pak gjëra ka gjasa të ndryshojnë, kurse ashtu si duket e gjitha, në pranverë Basha do jetë ulur sërish me Ramën për të folur për emrin e ri të kryeprokur­orit, por edhe për të fashitur këtë lëvizje që po gëlon poshtë këmbëve të tij. Sepse Lulëzim Basha nuk do bëjë kurrë analizë si duhet dhe ashtu si Rama nuk do ndryshojnë shumë me aleatët. Dhe për më tepër, të dy do të jenë dakord që pragun elektoral ta mbajnë në stratosfer­ë për aleatët e vegjël, që do mbesin duke trokitur në dyert e tyre, duke u kujtuar premtimet. Me pak fjalë, ashtu si po bëhet analiza, ashtu do përfundojn­ë dhe protestat e PD- së në erën Basha. ( Gazeta Shqiptare)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania