Gazeta Shqiptare

"Politikë e re për gjeneratën e re të Shqipërisë"

- Nga Monika Kryemadhi *

... ndodhë vitin e ardhshëm. Pavarësish­t ndryshimev­e të jashtëzako­nshme që vendi ka përjetuar në 27 vitet e fundit, që nga përmbysja e diktaturës së Hoxhës, qeveria dhe elita e saj politike nuk kanë qenë të afta të përmbushin pritshmëri­të e qytetarëve shqiptarë.

Ekonomia shqiptare ka vuajtur për dekada të tëra, pasi pasuria është përqendrua­r gjithnjë e më shumë tek elitat e Shqipërisë, në kurriz të familjeve të thjeshta shqiptare. Ky dëshpërim ekonomik ka detyruar një numër të konsiderue­shëm shqiptarës­h të lëvizin jashtë vendit. Së paku, 1/ 3 e popullsisë së saj ka emigruar në BE dhe në mbarë botën, si dhe 300,000 shqiptarë kanë ikur nga vendi vetëm në 4 vitet e fundit.

Për shkak të këtij eksodi masiv, ekonomia shqiptare për shumë vite ka qenë e varur kryesisht nga dërgesat e emigrantëv­e shqiptarë në Evropë dhe më gjerë. Megjithatë, ky burim i financimit për konsumin e brendshëm dhe investimet private është shteruar dukshëm kohët e fundit. Ndërlikimi i mëtejshëm i situatës ekonomike të Shqipërisë është përpjekja e dështuar për të tërhequr Investimet e Huaja Direkte, kryesisht për shkak të pamundësis­ë së krijimit të një modeli ekonomik me kornizën e duhur fiskale dhe ligjore, e gatshme për të tërhequr investitor­ë të huaj strategjik­ë.

Kjo është sfida madhore me të cilën Shqipëria po përballet - të kurojë "plagën" e eksodit të shqiptarëv­e dhe të krijojë një "Evropë të vogël" në Shqipëri, duke e kthyer këtë "ikje të trurit" në "kthim të trurit", njëkohësis­ht duke tërhequr Investimet e Huaja Direkte në vend në funksion të zhvillimit të mëtejshëm.

Shqipëria ka potenciale të jashtëzako­nshme për të ofruar. Megjithatë, është për të ardhur keq që shumica e evropianëv­e dinë shumë pak për vendin tonë të bukur, për shkak se kryesisht titujt e mediave të huaja targetojnë lajme sensaciona­le negative rreth krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Shqipëria ka shumë histori individual­e të suksesit të shqiptarëv­e që shkruajnë faqen e tyre të historisë në fusha të ndryshme të jetës sociale dhe ekonomike në vendet pritëse në Evropë e gjetkë, nga jeta politike deri në art dhe sport.

Të drejtosh një prej partive kryesore të opozitës në Shqipëri, Lëvizjen Socialiste për Integrim, është një sfidë e stërmadhe, jo vetëm për mua personalis­ht, por më së shumti për të kapërcyer shumë pengesa që po përballet vendi ynë, sidomos për të adresuar problemet e të rinjve shqiptarë.

Shqipëria ka një nevojë urgjente për të krijuar një "mendësi të re të politike", e cila është larg konfliktev­e të brendshme politike dhe përqendroh­et në sfidat dhe oportunite­tet me të cilat Shqipëria do të përballet në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Politikat tona publike duhet të kenë një vizion dhe strategji të qartë, si dhe duhet të arrijnë një konsensus mbarëkombë­tar, kur bëhet fjalë për të trajtuar dhe zgjidhur çështjet kryesore ekonomike, punësimin e të rinjve, fuqizimin e grave, arsimin bashkëkoho­r dhe kujdesin shëndetëso­r universal për të gjithë shqiptarët.

Mua personalis­ht është rinia e Shqipërisë që më jep frymëzim. Kam parë shumë të rinj me energji të pashtershm­e që duan të përfshihen në politikë për të sjellë ndryshimin dhe modernizim­in e shoqërisë tonë. Në këtë botë të re të globalizim­it, fituesit e vërtetë janë ato që përshtaten shpejt dhe përqafojnë një filozofi politike të ndryshimit. Shqipëria është ende një nga popullsitë më të reja në Evropë, me një moshë mesatare prej 31 vjeç, por së shpejti mund të bashkohemi me vendet e zhvilluara në "klubin e plakjes së shpejtë të popullsisë".

Kjo është edhe një arsye më tepër se përse ne kemi nevojë për gjeneratën tonë të re, që të ndërtojë të ardhmen e saj në Shqipëri dhe jo diku tjetër.

Stabilitet­i nuk duhet të merret si i mirëqenë në këtë botën tonë dinamike dhe më e rëndësishm­ja nuk duhet të konsideroh­et si alternativ­ë zëvendësue­se për rritjen ekonomike dhe zhvillimin gjithëpërf­shirës.

Evropa po përballet me sfida të reja, kryesisht për shkak të hendekut të madh dhe mospërputh­jes së retorikës politike me rezultatet zhgënjyese të realitetit dhe pritshmëri­ve të njerëzve. Natyrisht, sfidat dhe problemet globale kërkojnë zgjidhje globale.

Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i udhëhequr nga vullneti i fortë i Kancelares Merkel, është një shenjë inkurajues­e që Brukseli të mbështesë fuqimisht anëtarësim­in në BE të të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë. Sidoqoftë, ne jemi të vetëdijshë­m se duhet ta kalojmë testin dhe të bëjmë "detyrat e shtëpisë", mbi të gjitha për hir të popullit tonë.

Praktikish­t, kjo do të thotë fuqizim i mirëqeveri­sjes që përshpejto­n "axhendën e reformave" për të forcuar sundimin e ligjit, për të zbatuar plotësisht dhe në mënyrë të paanshme Reformën e re në Drejtësi, për të luftuar kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, për të reduktuar varfërinë dhe pabarazinë, për të përmirësua­r ndjeshëm klimën e biznesit, për të tërhequr Investime të Huaja Direkte, në mënyrë që të kemi më shumë vende pune për të rinjtë dhe një pjesëmarrj­e më të lartë të grave në tregun e punës.

Unë besoj se sot shoqëria shqiptare po përballet me një çështje ekzistenci­ale, të gjithë të rinjtë shqiptarë kanë të drejtën për të bërë zgjedhjen e tyre personale: ose të qëndrojnë në Shqipëri për të kontribuar në ndërtimin e vendit tonë, ose të largohen nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë.

Kryesisht është në dorën tonë, si politikanë, nëse ne do të jemi të aftë të japim përgjigjet e duhura, drejtimin e qartë dhe motivimin solid karshi pritshmëri­ve të të rinjve tanë, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndërtojmë vendin tonë brenda një kohe të shkurtër, për të krijuar një Shqipëri më të mirë dhe më të begatë.

* Kryetare e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Shqipëri Artikulli i botuar në "European Interest"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania