Gazeta Shqiptare

Zgjedhje të parakohshm­e? Çupi: PD del fituese me votë të lirë

Deputetja demokrate: Protesta kundër keqqeveris­jes, PD gati të udhëheqë shqiptarët "Ringritja, koha për reflektim e bashkim kontribute­sh"

- Valentina Madani

Dhurata Çupi, de putetja e PD- së së Dibrës apelon për reflektim të çdo demokrati dhe bashkimin e çdo kontributi që i shërben PD- së dhe vendit. Ajo beson se askush nuk dëmton partinë, nëse çdokush ka synim për një Parti Demokratik­e të fortë për qeverisjen e nesërme. Zj. Çupi tregon për "Gazeta Shqiptare" skenarët e opozitës në përballjen e fortë kundër qeverisë "Rama", të cilën e akuzon për lidhje me krimin e organizuar. Dhurata Çupi flet edhe për bashkëpuni­min me LSI- në, duke thënë se: "PD- ja është e hapur për këdo që mendon se kjo qeveri nuk mund të drejtojë më, se kjo qeveri e kriminaliz­uar nuk u shërben shqiptarëv­e, por oligarkëve". Deputetja e PD- së ka bindjen e plotë se nëse vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshm­e, PD- ja do të dilte fituese përmes votës së lirë e të barabartë.

Zj. Çupi, si e gjen Partinë Demokratik­e viti 2018?

Partia Demokratik­e e nis këtë vit me një protestë kundër së keqes e në mbrojtje të interesave të shqiptarëv­e dhe të ligjit themeltar të vendit. Nisim një vit me një betejë të hapur dhe me një protestë, e cila do të jetë më e madhja e opozitës, ndërsa lideri i Partisë Demokratik­e, z. Basha ka nisur tashmë takimet me qytetarët për t'u bashkuar të gjithë së bashku kundër së keqes. Është koha të dëgjohet zëri i qytetarëve.

A mundi PD të gjejë vetveten pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit?

Sa u përket zgjedhjeve dhe rezultatit që Partia Demokratik­e mori, mund të them që analiza e vetvetes në çdo degë e çdo cep të Shqipërisë ishte serioze dhe e thelluar. Kanë dalë çështje dhe problemati­ka për të cilat patjetër do të merren masa për minimizimi­n e tyre, por nga ana tjetër duke theksuar këtu se vota e shqiptarëv­e ishte e tjetërsuar më 25 qershor. Rezultati i këtyre zgjedhjeve përkthehet në një braktisje të procesit nga shqiptarët, të cilët morën rrugën e azilit. Përkthehet në blerje masive të votës, vetë kam qenë dëshmitare e një procesi jodemokrat­ik, jo të drejtë dhe jo të ndershëm në qarkun ku drejtoja listën e kandidatëv­e për deputetë, atë të Dibrës.

Kryetari Basha ka paralajmër­uar rifillimin e protestave javët e para të janarit, por konkretish­t cili është qëllimi i tyre?

Ashtu siç e thashë më lart, është koha për një zgjim të ndërgjegje­s së qytetarëve. Organizimi i protestës ka nisur që në muajin dhjetor në takime të vazhdueshm­e jo vetëm me strukturat, por me çdo qytetar të këtij vendi. Është koha për t'i dhënë fund kësaj keqqeveris­jeje.

Është koha për të reaguar kundër abuzimit në pushtet, është koha për t'i dhënë fund paligjshmë­risë. Ne e pamë se si u shkel ligji themeltar i shtetit nga kjo shumicë dhe asgjë nuk i bën përshtypje këtij pushteti. Ngjarje të dhimbshme prodhohen çdo ditë e nga ana tjetër sh- "PD fiton në zgjedhje të lira e demokratik­e. PD- ja insiston në një reformë zgjedhore, që garanton zgjedhje të lira. Fenomene të dënueshme si shitblerja e votës, zgjidhen përmes reformës së plotë. Kjo kërkon vetëm vullnet politik. Ky vullnet politik i duhet imponuar kësaj shumice, në rast se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshm­e".

qiptarët varfërohen ditaditës. Protesta do të jetë për shqiptarët dhe me shqiptarët. Për të mos lejuar paligjshmë­rinë e për të hequr litarin nga fyti që kjo qeveri u ka vënë shqiptarëv­e.

Sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, z. Ristani ka lënë të hapur mundësinë e ngritjes së "çadrës 2" deri në rrëzimin e qeverisë. Realisht a është e mundur kjo lloj rezistence e demokratëv­e dhe cilat janë skenarët e tjerë të protestave?

Ende nuk është vendosur se si do të jetë reagimi dhe organizimi i kësaj proteste në detaje. Lideri Basha në "Lideri Basha në drejtimin e opozitës ka treguar se di të bëjë protesta e qëndresë kundër kësaj të keqeje. Organizimi i protestës ka nisur që në muajin dhjetor në takime të vazhdueshm­e jo vetëm me strukturat, por me çdo qytetar të këtij vendi. Është koha për t'i dhënë fund kësaj keqqeveris­je", tha zj. Çupi.

drejtimin e opozitës ka treguar se di të bëjë protesta e qëndresë kundër kësaj të keqeje. Protestat nën drejtimin e kreut Basha janë protestat më demokratik­e që janë zhvilluar ndonjëherë, por sigurisht pjesëmarrj­a masive në to ka treguar domosdoshm­ërinë për reagim. E sigurt është që kjo protestë do të jetë masive e mirorganiz­uar, do të jetë së pari protestë e qytetarëve të nëpërkëmbu­r, të mbytur nga taksat e larta, të burgosur dhe pa shpresë. E rëndësishm­e është se nga e gjithë kjo sjellje e pushtetit me to po zgjohet vetëdija qytetare për të drejtat e tyre.

PD kërkon krijimin e një qeverie antimafie, por si mund të arrihet një gjë e tillë?

Qeveria antimafie do të ishte zgjidhja më e mirë për vendin e të ardhmen europiane. Në një vend demokratik është e domosdoshm­e që qeveria të jetë e qytetarëve. Që buxheti të jetë i qytetarëve dhe për të mirën publike. Që taksat e larta të mos rriten çdo vit në kurriz të qytetarëve të thjeshtë dhe pritshmëri­a e tyre për cilësinë e shërbimeve publike mbetet zero. Megjithatë, dua të theksoj se kjo qeveri e kapur ka filluar të ndjejë presionin qytetar dhe jo vetëm. Edhe vendet e BE- së i kanë dhënë sinjalet e para, duke na bërë të qartë se një vend që nuk plotëson kushtet e një vendi demokratik, nuk ka të ardhme në Bashkimin Europian.

Nëse do të kishim zgjedhje të parakohshm­e për shkak të situatës së kriminalit­etit në vend, a do të mund t'i fitonte PD- ja ato? Nëse po, PD do të bashkëqeve­risë sërish me LSInë?

Partia Demokratik­e fiton në zgjedhje të lira e demokratik­e. PD- ja është forcë e lirisë dhe e demokracis­ë. Fitoren në zgjedhje demokratik­e PD- ja e ka demonstrua­r ndër vite. Për këtë arsye, PD- ja insiston në një reformë zgjedhore, që garanton zgjedhje të lira e të ndershme. Ne kemi paraqitur draftin tonë përkatës që u jep zgjidhje shumë fenomeneve, që kanë tjetërsuar vullnetin e shqiptarëv­e që nga shitblerja e votës, sekuestrim­i i kartave të identiteti­t apo edhe presioni. Këto fenomene të dënueshme zgjidhen përmes reformës së plotë e kjo kërkon vetëm vullnet politik. Ky vullnet politik i duhet imponuar kësaj shumice në rast se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshm­e. Shqiptarët nuk do t'i lejojnë këta qeveritarë dhe demokratët do të jenë në krah të shqiptarëv­e për të larguar sa më parë ketë të keqe. PD- ja ka një ofertë për t'iu bashkuar asaj kushdo që mendon se kjo qeveri nuk mund të drejtojë më e për këdo që mendon se kjo qeveri e kriminaliz­uar nuk u shërben shqiptarëv­e, por oligarkëve.

Kanë të drejtë zërat që mbrojnë idenë se bashkëpuni­mi me LSI- në po e dëmton PD- në në rrugën drejt pushtetit?

Beteja e PD- së nuk është betejë pushteti, por betejë kundër së keqes. Duke bashkuar zërat e shqiptarëv­e kundër kësaj të keqeje, u shërbejmë atyre. Çdo zë kundër kësaj qeverie është zë për të nesërmen tonë. PDja është parti e koalicioni­t qytetar dhe e reformave të mëdha të vendit. PD- ja është opozita e vendit sot dhe oferta më dinjitoze për të udhëhequr shqiptarët.

Sa po e dëmtojnë PD- në kritiket e Bashës dhe a shikoni mundësinë e të bërit paqe mes tyre?

Çdo zë që i shërben demokracis­ë së brendshme në PD e mirëkuptoj. PD- ja është parti e lirisë dhe demokracis­ë, ku askush nuk dëmton, nëse ka synim për një Parti Demokratik­e të fortë për qeverisjen. Është koha për reflektimi­n e çdo demokrati dhe bashkimin e çdo kontributi që i shërben PD- së dhe vendit.

Si mund të ringrihet Partia Demokratik­e?

PD- ja është si një organizëm i gjallë, që çdo ditë lëviz, zhvillohet, përmirësoh­et, shërohen plagë dhe rritet dita- ditës. PD- ja është një forcë politike aktive, që premton për Shqipërinë. Jam e bindur se shqiptarët e duan PD- në në qeverisjen e vendit, prandaj në çdo degë vijon puna me analiza e konsultime për të qenë gati që ky organizëm i plotë të përballojë sfidën e zgjedhjeve në çdo kohë dhe për të mos lejuar thellimin e varfërisë në vend. Uroj që ky të jetë viti i shqiptarëv­e të ndershëm, që me punë e sakrifica kujdesen për familjet e tyre. Uroj që ky të jetë viti i shqiptarëv­e, të cilët duan që vendi ynë të jetë i sigurt për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

 ??  ??
 ??  ?? Deputetja e PD- së në Dibër, Dhurata Çupi
Deputetja e PD- së në Dibër, Dhurata Çupi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania