Gazeta Shqiptare

Asambleja Kombëtare, PS shton sekretarët, hyjnë emra të rinj

Pritet rikonfigur­im i emërtimeve të departamen­teve aktuale 100 ditët e para të qeverisjes, prezantohe­n prioritete­t e 2018- ës

- Darina Tanushi

Partia Socialiste do të shtojë në strukturën e saj edhe dy sekretarë të rinj. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare që do të mbahet nesër pritet që të ketë një rikonfigur­im të sekretaria­tit të partisë, për shkak të ndryshimit të rrethanave, në të cilat PS po qeveris vendin. Emrat e rinj që do të përfshihen në sekretaria­tin e partisë janë ende duke u diskutuar në tryezën e sekretarit të përgjithsh­ëm të PSsë, Taulant Balla. Ende nuk dihet nëse do të jenë saktësish dy ata që do të shtohen, apo më shumë. Por, në fakt pritet një riemërtim në departamen­tet ekzistuese. Kështu, nuk dihet nëse do të vazhdojë të quhet sërish Sekretaria­ti për Organizimi­n e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëni­et e Koalicioni­t, ai që sot drejtohet nga Musa Ulqini, për shkak se PS qeveris e vetme dhe jo në koalicion. Ose do të mbetet si strukturë për t'u përgatitur për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Po kështu, një tjetër sekretaria­t është ai që drejtohet nga ish- deputeti Alfred Peza, Sekretaria­ti për Organizimi­n Digjital. Edhe për këtë sekretaria­t nuk dihet nëse do të vijojë të ekzistojë. Ndërkohë, dy nga sekretaret aktuale të PS- së, Blerina Gjylameti dhe Elisa Spiropali kanë më shumë ngarkesë. Veç të qenit deputete, ato mbajnë edhe postet e reja që u ngarkoi kryeminist­ri Edi Rama pas pezullimit të funksionev­e që mbante Saimir Tahiri në PS. Kështu, Blerina Gjylameti tashmë është edhe sekretare për koordinimi­n elektoral, por edhe kryetare e PS- së për Tiranën. Ndërsa Elisa Spiropali veç

postit të sekretares së rinisë, të qenit deputete, mban edhe postin e koordinato­res kombëtare për bashkëqeve­risjen në PS. Mbetet në diskutim rikthimi i Sekretari-

atit për Marrëdhëni­et me Jashtë, tek i cili përflitet emri i Mimi Kodhelit. Megjithatë, lista e saktë pritet të zbulohet nga sekretari i përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla, ditën e shtunë, në orën 10: 00, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, e cila është e para për këtë vit. Sipas rendit të ditës të publikuar në faqen zyrtare të PS- së, mbledhja e asamblesë do të nisë me një raport për realizimet në 100 ditët e para të qeverisjes dhe prezantimi i prioritete­ve për vitin 2018. Një informacio­n mbi ecurinë e procesit të "Bashkëqeve­risjes me njerëzit" do të bëhet nga koordinato­rja kombëtare për bashkëqeve­risjen, Elisa Spiropali. Më pas, anëtarët e asamblesë do të marrin informacio­n për ecurinë e procesit të zgjedhjeve në strukturat vendore të partisë nga sekretari për Organizimi­n Administra­tiv të Partisë, Bashkim Fino. Në fund pritet që të miratohet agjenda vjetore politike dhe organizati­ve e PS- së për vitin 2018 si dhe ndryshimet në strukturën e Sekretaria­tit Ekzekutiv. Gjatë këtij viti, PS ka pasur zgjedhje në disa degë të saj, për shkak edhe të ndryshimit që iu bë statutit të partisë që në kongresin e fundit. Kryetarët e degëve të PS- së tashmë kanë një pagë për këtë funksion, ndaj edhe iu kërkua që nëse mbajnë edhe një post publik në administra­të, të zgjedhin mes dy funksionev­e. Për këtë, një pjesë e kryetarëve të degëve u tërhoqën, duke lënë të lira postet në parti. Gjithë ky organizim është menduar të bëhet që në fillim të vitit, në mënyrë që puna të vihet përpara për shkak të përgatitje­s që do të kërkojnë zgjedhjet vendore, edhe pse një vit më pas. Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë ide që në këto zgjedhje PS të dalë me koalicion me LSI- në apo një parti tjetër, por siç duken kushtet, nuk do t'i afrojnë dot dy partitë e së majtës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania