Gazeta Shqiptare

Darka për Jerusalemi­n/ Vota në OKB, SHBA fton Kosovën, përjashton Shqipërinë

Trump u premtoi mbështetje ambasadorë­ve

-

Konsullja

e Kosovës ishte në darkën e organizuar nga SHBA- të për përfaqësue­sit e vendeve që i dolën në krah në OKB për Jerusalemi­n, por jo Shqipëria e cila votoi kundër. Presidenti Trump u ka drejtuar një mesazh falënderim­i ambasadorë­ve dhe u ka premtuar mbështetje për vendet e tyre. Diplomacia në njërën anë dhe fshikullim­a në tjetrën: duket se votën në Asamblenë e Përgjithsh­me të OKB- së, Trump dhe ambasadorj­a e tij në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley e kanë marrë shumë seriozisht. Sinjalet që ajo po dërgon në fakt janë të qarta, që nga paralajmër­imet e lëshuara përpara votimit në muajin dhjetor e deri tek pritja e organizuar mbrëmjen e 3 janarit me të ashtuquajt­urit "miqtë e Amerikës", ku ishin ftuar vetëm vendet, të cilat votuan kundër apo abstenuan nga votimi i rezolutës që dënonte njohjen e Jerusalemi­t nga Uashington­i, si kryeqyteti i Izraelit. Konsullja e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatçija, ishte e pranishme në event, ku nuk është ftuar nga ana tjetër ambasadorj­a e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, e anashkalua­r për shkak së vendi ynë votoi në favor të rezolutës. Sahatçija ka postuar në faqen e saj në "Facebook" edhe mesazhin- video të presidenti­t Trump, për të pranishmit në këtë pritje, të cilët ai i falënderon për mbështetje­n, u tregon se me partnerë të tillë do ta vazhdojnë bashkëpuni­min e në fund, i përcjell dhe urimet e Vitit të Ri. Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon e lavdëroi qëndrimin e Haley dhe e cilësoi Amerikën të guximshme, duke i bashkëngji­tur mirënjohje­n e vendit të tij, për këtë veprim. "Ka shumë hipokrizi në Kombet e Bashkuara. Mendoj se vendet që qëndruan në krah të Amerikës do t'i dëgjojnë falënderim­et e saj për faktin që mbështetën të vërtetën", u shpreh Danon, sipas "TCH".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania