Gazeta Shqiptare

Mandatet, KQZ vendos sot për fatin e Rakipit e Rehovicës

Mandati i 2 deputetëve, komisioni kërkoi informacio­ne shtesë nga prokuroria Deputeti i LSI përdori emrin Kusta Mina në Itali

-

KQZ- ja do të vendosë sot për fatin e man dateve të deputetëve Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi. Anëtarët e komisionit do të shqyrtojë materialet shtesë të ardhura nga prokuroria lidhur me heqjen e mandatit të dy deputetëve. KQZ në mbledhjen e së mërkurës vendosi që ta shtynte për ditën e sotme vendimin, duke i kërkuar Prokuroris­ë së Përgjithsh­me më shumë informacio­n për kërkesën për heqjen e mandatit të Rehovicës dhe Rakipit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me 4 vota pro dhe 2 kundër t'i kërkojë informacio­n shtesë Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për deputetët Gledion Rehovica i LSI dhe Aqif Rakipi i PDIU, për të cilët organi i akuzës kërkoi ndërprerje­n e mandateve. Tre anëtarët e mbështetur nga Partia Socialiste dhe ai i LSI- së në komision argumentua­n se prokuroria duhet të japë informacio­n për veprat penale që kanë konsumuar dy deputetët. Qëndrim ky, që u përforcua edhe nga avokatët e dy deputetëve. Anëtarët e mbështetur nga opozita deklaruan se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të vendosë mbi konkluzion­et që ka arritur prokuroria përmes hetimeve, pasi është akuza, organi që mban përgjegjës­inë për të tilla raste. I njëjti vendim për të kërkuar informacio­ne shtesë u mor edhe për kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, për të cilin prokuroria ka argumentua­r se nuk preket nga dekriminal­izimi. Por, nënkryetar­i i KQZ- së, Denar Biba deklaroi që duhet sqaruar se përse ai është dëbuar nga Italia. Për dy ish- deputetët Mhill Fufi i Partisë Demokratik­e dhe Omer Mamo i PDIU, sipas referimit të prokuroris­ë, KQZ vendosi se nuk janë subjekt i ligjit për dekriminal­izimin. Sipas prokuroris­ë, Aqif Rakipi akuzohet për veprën penale të marrjes se mallrave të vjedhura në vitin 1998 në Itali, ku ka dhënë emrin Skënder Ejylbegaj; ndërsa deputeti i LSI, Rahovica akuzohet për vjedhjen e një dyqani në Itali, në vitin 1999, ku ka dhënë emrin Kusta Mina. Për deputetin e PDIU- së, Rakipi, Interpol Roma shprehet se ai është raportuar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminal­izimit se ka qenë emigrant në Itali. Deputeti i LSI- së, Gle- KQZ shqyrton sot kërkesën e prokuroris­ë për heqjen e mandatit të deputetit Gledion Rehovica, i zgjedhur nga LSI në qarkun e Beratit në 25 qershor. Prokuroria e akuzon se preket nga ligji i dekriminal­izimit, pasi gjatë kohës që studionte në Itali është ndaluar për vjedhje, ndërsa ka deklaruar emrin Kusta Mina në 27.02.1999. dion Rehovica sipas Interpol Romës, është i raportuar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në 27.02.1999, kohë kur vetë deputeti ka Ish-

kryeminist­ri Sali Ber isha akuzoi dje kryeminist­rin Rama se po nxirren nga burgu trafikantë e vrasës serialë. Në një status në "Facebook", z. Berisha ka reaguar lidhur me faktin që këtë vit Ministria e Drejtësisë nuk mori vendim për amnisti për të burgosurit. Berisha theksoi se narkoshtet­i i Ramës nuk njohu amnistinë as për festat e nëntorit dhe as për ato të fundvitit për ato kategori të dënuarish për vepra minore. Z. Berisha pohoi se nxirren nga burgu trafikantë, ndërsa shtoi se po qarkullojn­ë të lirë mbi 300 vrasës. "Narkoshtet­i i Edvinit- Noriegës nuk njeh amnistinë! Viti 2017 ishte viti i parë në histori që nuk pati amnisti për të burgosurit. Narko- parlamenti i narko- republikës së Noriegës nuk bëri amnisti me rastin e 105- vjetorit të pavarësisë as dhe për festat e fundvitit, paç- deklaruar se jetonte në Itali si student. Të dy deputetët, Rehovica vetë i pranishëm në KQZ ditën e mërkurë dhe Rakipi përmes avokatit i kanë mohuar akuzat, ndërsa KQZ ka kërkuar më shumë informacio­n dhe sqarime shtesë nga prokuroria për të vendosur për mandatin. Gjithashtu, sot pritet informacio­n shtesë edhe për kryebashki­akun e Pogradecit, Eduart Kapri, i cili është dëbuar nga Italia në 1998.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania