Gazeta Shqiptare

KLASIFIKIM­I I VIZAVE TË PËRKOHSHME NË SHBA

- H- 1B H- 1C H- 2A H- 2B H- 3 L - i O- 1 O- 2 P- 1 P- 2 P- 3 Q- 1

- i aplikohen personave me një profesion të specializu­ar - i aplikohen infermierë­ve të huaj. - i aplikohen punëtorëve të përkohshëm të agrikultur­ës;

- i aplikohen punëtorëve të përkohshëm të joagrikult­uror.

- i aplikohen personave që trajnohen për punë të ndryshme,

aplikohen personave që shpërngule­n nga një degë e kompanisë në një tjetër

- i aplikohen personave që kanë aftësi të jashtëzako­nshme në shkencë, art, edukim, biznes, atletikë, ose që kanë arritje të jashtëzako­nshme në fushën e televizion­it dhe të ekranit;

- i aplikohen personave që shoqërojnë mbajtësin e vizës O- 1

- i aplikohet një atleti ose një skuadre atletësh, ose një grupimi zbavitës

- i aplikohen artistëve, të cilët do të shfaqin sipas një programi shkëmbimi reciprok;

- i aplikohen artistëve, të cilët do të shfaqin sipas një programi kulturalis­ht unik

- i aplikohen pjesëmarrë­sve në një program shkëmbimi kulturor ndërkombët­ar

tëzakonshm­e në fushën e televizion­it dhe të ekranit ndërsa ato O- 2 i aplikohen personave që shoqërojnë mbajtësin e vizës O- 1, të cilët ndihmojnë atë në një shfaqje artistike apo aktivitet atletik. Ndërkohë, viza e klasifikua­r P- 1 i aplikohet një atleti ose një skuadre atletësh, ose anëtarëve të një grupimi zbavitës, të cilët janë të njohur në tërë botën; ndërsa vizat P- 2 i aplikohen artistëve të cilët do të shfaqin sipas një programi shkëmbimi reciprok e ato P- 3 i jepen artistëve, të cilët do të shfaqin sipas një programi, i cili është kulturalis­ht unik ( e njëjtë si vizat P- 1). Ambasada bën me dije se vizat e klasifikua­ra Q- 1 i aplikohen pjesëmarrë­sve në një program shkëmbimi kulturor ndërkombët­ar për qëllim që të përfitojnë trajnim prak-

tik, punësim, dhe që të shkëmbejnë historinë, kulturën, dhe traditat e vendit të aplikantit.

VIZAT SHËNDETËSO­RE

Të gjithë ata që duan të marrin trajtim mjekësor në SHBA, duhet të aplikojnë paraprakis­ht për vizë shëndetëso­re, e cila duhet të plotësojë disa kushte. Së pari, individi duhet të ketë një rekomandim nga mjeku në Shtetet e Bashkuara, i cili merr përsipër trajtimin e sëmundjes, ku duhet të citojë edhe koston e tij. "Në ndryshim nga vizat turistike, duhet të dëshmoni që ju apo i/ e afërmi juaj, keni fonde të mjaftueshm­e për të mbuluar të gjitha shpenzimet mjekësore, përfshirë koston e qëndrimit në SHBA. Kategoria e vizës është B2",- citojnë përfaqësue­sit e ambasadës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania