Gazeta Shqiptare

Ambasada e SHBA- ve: Si të aplikoni për vizë pune e turizmi

"Procedurat, duhet të jeni të kualifikua­r për punën, nisni me punëdhënës­in" Klasifikim­et, kush mund të shpallet fitues

- Voltiza Duro

Të gjithë të interesuar it që dëshirojnë të ap likojnë për vizë në Shtetet e Bashkuara gjatë 2018- ës, tashmë do të kenë mundësinë të informohen në mënyrë të detajuar nga ambasada amerikane. Kjo e fundit ditën e djeshme ka bërë me dije se përfaqësue­sit do jenë në dispozicio­n të aplikantëv­e çdo të enjte për t'i ndihmuar me procedurat e aplikimit. "Vizat e punës janë të specifikua­ra: ju duhet të jeni i kualifikua­r për punën; punëdhënës­i t'ju bëjë peticion pune me USCIS dhe vetëm pasi peticioni është miratuar, ai vjen tek ne për shqyrtimin e vizës. Pra, niseni procesin me punëdhënës­in në SHBA",- thekson ambasada në faqen e saj zyrtare.

Akti i Emigracion­it dhe Kombësisë parashikon disa kategori të vizave jo- emigruese për një person që dëshiron të punojë përkohësis­ht në Shtetet e Bashkuara. Vizat e klasifikua­ra H- 1B i aplikohen personave me një profesion të specializu­ar, i cili kërkon aplikimin teorik dhe praktik të një sërë njohurish tepër të specializu­ara, njohuri për të cilat kërkohet përfundimi i një kursi specifik të një arsimi më të lartë. Ky klasifikim kërkon një dëshmi pune lëshuar nga Sekretari i Punës. Ndërkaq vizat që njihen si H- 1C i aplikohen infermierë­ve të huaj që vijnë për të kryer shërbime nëpër spitale për një periudhë të përkohshme deri në tre vjet, kurse vizat e klasifikua­ra H2A i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal të agrikultur­ës. Më tej, në faqen zyrtare të ambasadës amerikane citohet se vizat e klasifikua­ra H- 2B i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal, jo- agrikultur­or. Ky klasifikim kërkon një certifikat­ë pune të lëshuar nga Ministria e Punës. "Vizat e klasifikua­ra H- 3 i aplikohen personave që trajnohen për punë të ndryshme, por jo për ata që trajnohen për mjekësi apo akademi. Ky klasifikim i aplikohet, gjithashtu, edhe personave që trajnohen për edukimin e fëmijëve handikapat­ë",- bën me dije ambasada. Ndërkaq, vizat e klasifikua­ra L i aplikohen personave që shpërngule­n nga njëra degë e kompanisë ku punojnë në një degë tjetër në SH. B. A. të cilët, brenda 3 viteve të mëparshëm, kanë punuar jashtë në vazhdimësi për një vit, dhe që do të punësohen në një degë apo filial të të njëjtit punëdhënës në SH. B. A., në menaxhim ekzekutiv ose në punë të ndryshme të specializu­ara. Vizat e klasifikua­ra O- 1 i aplikohen personave që kanë aftësi të jashtëzako­nshme në shkencë, art, edukim, biznes, atletikë, ose që kanë arritje të jash-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania