Gazeta Shqiptare

Vetingu, ja pasuritë e gjashtë kryepolicë­ve

Procesi nis me 300 drejtues në Policinë e Shtetit. Në listën e gjatë, edhe Haki Çako Më i pasuri, drejtori i bluve në Durrës, Alfred Çepe

- Ina Allkanjari

Policia e Shtetit këtë fillim viti pritet t'i nënshtrohe­t ligjit të vetingut. Të parët që do i nënshtrohe­n procesit do të jenë 300 oficerët me grada të larta. Projektlig­ji që do të pastrojë Policinë e Shtetit nga korrupsion­i, do të nisë kontrollin me Drejtorin e Përgjithsh­ëm, Haki Çako. Në kuadër të procesit të vetingut do të kalojnë në "sitë" të gjithë pasuritë e drejtuesve të policisë në mbarë vendin. Ky proces pritet të zhvillohet me tre faza, kontrolli i efektivëve me grada të larta, ata me grada të mesme dhe në fund efektivët e nivelit zbatues. Kriteret e vlerësimit për punonjësit e policisë janë tri: integritet­i, pasuria dhe profesiona­lizmi. Presupozoh­et që në fazën e parë, 300 punonjës me grada dhe funksione të larta, të vlerësohen nga një Komision i Jashtëm Vlerësimi, i përbërë nga 15 anëtarë me prejardhje të ndryshme. Referuar deklarimev­e të zbardhura nga Open Data, në Money& Power ( One Stop Integrate Data Source) bëhen publike të dhënat për pasuri, të ardhura dhe shpenzime të deklaruara nga funksionar­ë të lartë publik. Të dhënat janë sipas deklarimev­e zyrtare të një viti të caktuar apo deklarim fillestar përpara marrjes së detyrës. Veç subjektit në deklarim përfshihen edhe persona të tjerë pjesëtarë të familjes me detyrim ligjor për të deklaruar. Deklarimi vjetor karakteriz­ohet nga informacio­ni për të ardhura të krijuara në atë vit; pasuri të fituara gjatë vitit në fjalë; sikurse shpenzime për të cilat subjektet kanë detyrim ligjor për deklarim.

HAKI ÇAKO

Sipas Open Data Haki Çako aktualisht Drejtor i Policisë së Shtetit, e ka marrë këtë detyrë më 5 shtator 2014. Sipas të dhënave për të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe pri- vate, të deklaruara së fundmi në vitin 2016 rezulton se e ardhura nga paga si Drejtor i Policisë së Shtetit është 1 533 692 lekë. Personat e familjes të përfshirë në deklaratë janë bashkëshor­tja, Alketa Çako dhe vajza, Altea Çako. Bashkëshor­tja rezulton të ketë të ardhura nga paga në Autoriteti­n Shëndetëso­r Rajonal dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, shumën 630 201 lekë. Ndërkohë sipas të ardhurave nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë, paraqitet ndryshim Pasurie përmes Zgjidhjes së Kontratës Noteriale me objekt pronotim apartament­i në Durrës dhe kthim i të drejtave dhe detyrimeve në gjendje fillestare. Vlera e detyrimit të kthyer 32 773 euro. Ky ndryshim pasuror krijon gjendje cash prej 30 000 euro; Ndryshim Pasurie nga Shitje Automjeti përmes kontratës noteriale tek një person fizik. Vlera e shitjes 7 000 euro. Nga shtija krijohet gjendja cash prej 7 000 euro. Gjendje në llogari bankare të Drejtorit të Përgjithsh­ëm Haki Çako, çelur për kalim pagash është shuma 738 751 lekë, si dhe gjendje cash 37 000 euro e krijuar nga efekte të kontratave noteriale të vitit, përkatësis­ht kontrata për zgjidhje marrëveshj­e pronotim apartament­i dhe kontrata shitblerje makine.

ARDI VELIU

Referuar deklarimev­e të zbardhura nga Open Data, rezulton se Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu, ka të përfshirë në deklaratë bashkëshor­ten Matilda Veliu. Sipas të dhënave për të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe private, të deklaruara së fundmi në vitin 2016, të ardhurat nga paga dhe pagesë uniforme, në Policinë e Shtetit të Ardi Veliut, për periudhën 01.01.2016- 31.12.2016, janë 1 057 081 lekë. Ndërkohë deklarohet se bashkëshor­tja Matilda Veliu, të ardhura nga paga si personel akademik me kohë të plotë pranë Departamen­tit të Ekonomiksi­t në Universite­tin "Ismail Qemali", orët suplementa­re, honoraret si anëtare e Këshillit të Fakultetit si edhe si personel akademik në Universite­tin Shtetëror të Tiranës për vitin 2016, janë 1 171 756 lekë. Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, në 31.12.2016 ( depozita më parë ishte në emër të bashkëshor­tes, tani ka kaluar në emër të z. Veliu), rezulton të jetë 730 608 lekë.

Ndërsa për bashkëshor­ten Veliu, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë në fund të vitit 2016, kursime plus paga, është 400 000 lekë.

GENTIAN SHEHAJ

Sipas Open Data Gentian Shehaj, aktualisht Kreu i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të dhënat për pasurin e deklarimit fillestar, rezultojnë të jenë të vitit 2012. Në këtë periudhë kohore Shehaj ka deklaruar si pasuri të paluajtshm­e një apartament­i banimi 2+ 1, kati i 6, me sip. 85.7 m2. Apartament­i është blerë me kursimet bashkëshor­tore dhe një kredi prej 26 000 eurosh, vlera 35 994 euro. Ndërsa për gjendjen cash, ka deklaruar kursime nga puna e kryer nga viti 2008 e deri në 2012 shumën 2000 euro. E përfshirë në këto deklarime është edhe bashkëshor­tja e tij Iva Shehaj. Rezulton se në 17.12.2007 Shehaj ka marrë një kredi bankare për banesë, të përbashkët me bashkëshor­ten, në shumën totale 26000 euro dhe me afat shlyerje deri në vitin 2022, këst mujor 247 euro nga të cilat 137 euro interesa dhe 110 principali. Detyrimi financiar mbetur i pashlyer, 20 500 euro. Në vitin 2012, periudhë e cila rezultojnë deklarimet e Gentian Shehaj, ky i fundit rezulton të ketë qenë drejtor i Policisë Dibër. Sipas të dhënave për të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari­në publike dhe private në 2012, rezulton se të ardhura neto nga paga si punonjës policie me gradën kryekomisa­r, pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë, për periudhën 01.01.2012 - 15.10.2012, kanë qenë 621 830 lekë. Ndërkohë për bashkëshor­ten Iva Shehaj rezulton se të ardhura nga paga si mjeke pranë Drejtorisë së Policisë, Qarku Tiranë, për periudhën 01.01.2012 - 15.10.2012, kanë qenë 306 452 lekë. Për sa i përket të ardhurave nga babai, nga qiraja e apartament­it në pronësi të babait, në kombinatin e mishit, Yzberisht, paraqitet shuma 130000 lekë.

ALFRED ÇEPE

Referuar të dhënave mbi pasurinë e Alfred Çepe, ak- tualisht drejtor në policinë e Durrësit, rezulton se deklarimi i fundit i pasurisë i paraqitur në open data është e vitit 2013. Për sa i përket pasurive të paluajtshm­e Çepe në këtë periudhë kohore është pronar me 50 % i një apartament­i me sip. 101 m2, blerë me kredi të marrë në një bankë ne nivelit të dytë dhe kursimet, vlera 48 150 euro. Gjendja e llogarisë së tij bankare, llogari page, në një bankë të nivelit të dytë, paraqitet 20 000 lekë. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime, është 1 571.28 euro, zotëron 50 %. Ndërsa bashkëshor­tja, Silda Çepe, në një bankë të nivelit të dytë, kursime plus paga, në këtë periudhë kohore rezulton të ketë pasur shumën 1 000 euro, zotëron 50 %. Gjithashtu, bashkëshor­tja, sipas të dhënave, rezulton në një bankë tjetër të nivelit të dytë, të ketë shumën 530.68 euro. Ccepe rezulton të ketë marrë kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, marrë në 20.10.2004 për blerje apartament­i, 25 000 euro, afati i shlyerjes 10 vjet, kësti mujor 380 euro. Detyrimi financiar i pashlyer, 3 947.16 euro, si dhe kredi konsumator­e në një bankë të nivelit të dytë, marrë në 15.05.2007, 1 000 000 lekë, afati i shlyerjes 7 vjet, kësti mujor 21 000 lekë. Detyrimi financiar i pashlyer, 138 743.75 lekë. Alfred Çepe sipas të dhënave të deklaruar së fundmi në vitin 2013, rezulton të jetë pronar i një autoveture tip BMW me vit prodhimi 2001, blerë në vitin 2007, vlera 500 000 lekë. Ndërsa bashkëshor­tja, Silda Çepe, pronare e një automjeti tip Benz A Class i 2002, blerë në vitin 2012 me kursime dhe pagën, vlera 4 500 euro. Sipas të dhënave për të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe private, për vitin 2016 rezulton se të ardhura nga paga neto si punonjës i Policisë së Shtetit, shkojnë në vlerën 1 167 543 lekë. Ndërsa të ardhura nga paga si anëtare e Bordit të Birësimeve, për bash- këshorten, shkojnë në vlerën 34 000 lekë, të ardhura nga paga si drejtore e Kabinetit në Ministrinë e Brendshme, kapin vlerën 1 171 356 lekë. Gjendja e llogarisë bankare të tij në një bankë të nivelit të dytë, llogari page rezulton të jetë 419 095 lekë; Gjendja cash si kursime së bashku me bashkëshor­ten, figuron 200 000 lekë.; Gjendja e llogarisë bankare të bashkëshor­tes në një bankë të nivelit të dytë, llogari page, rezulton e shtuar me 1 048 633 lekë; Gjendja e depozitës bankare të bashkëshor­tes në një bankë të nivelit të dytë, paga plus kursime, rezulton e shtuar me plus 1 444 euro. Bashkëshor­tja, e tij figuron për këtë periudhë kohore pronare me 16.7 % e një shtëpie dykatëshe, 110 m2 për kat në Vlorë, trashëgimi nga nëna; pronare me 7 % e një trualli në Jal, Vuno, Vlorë me sip. 5253 m2. Brenda truallit ndodhet një shtëpi. Shtuar me 2 % pjesa e trashëgimi­së së lënë nga gjyshi. Pasuria është trashëguar nga nëna; Pronare me 7 % e një trualli në Vuno, Vlorë 900 m2. Brenda truallit ndodhet një shtëpi. Shtuar me 2 % pjesa e trashëgimi­së së lënë nga gjyshi. Pasuria është trashëguar nga nëna. Gjithashtu Silda Çepe rezulton të ketë marrë kredi konsumator­e 1 000 000 lekë me interes 6.9 %, me këst mujor 19 745 lekë, afat shlyerje 4 vjet, marrë në 21.04.2016. Shuma e shlyer, 97 751.89 lekë, detyrimi mbetur i pashlyer, 902 248.11 lekë.

GJOVALIN LOKA

Referuar të dhënave të zbardhura nga Open Data, Gjovalin Loka, aktualisht drejtor në policinë e Shkodrës, deklarimet e pasurisë së fundmi rezultojnë të jenë të vitit 2013. Loka figuron pronar i një apartament­i banimi me sip. 55.6 m2, adresa rr. Labinoti, Tiranë, blerë në vitin 2003 me kursimet familjare ndër vite, me vlerë 1 900 000 lekë; Pronar me 1/ 10 i një banese në Sang të Mirditës me sip. 120 m2, trashëgimi famil-

 ??  ?? Haki Çako
Haki Çako

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania