Gazeta Shqiptare

U kap me 863 mijë euro, Gjykata e Apelit liron biznesmeni­n Orest Sota

Nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e, Paloka: Rama kontrollon drejtësinë Ofroi garanci pasurore 5 mln lekë

-

jare; pronar me 1/ 10 i një sipërfaqej­e toke prej 850 m2 në Sang të Mirditës, trashëgimi familjare; pronar i një automjeti tip ' Benz 190', blerë në vitin 2006 me kursimet familjare, vlera 250 000 lekë; pronar i një motori ' Jawa', vlera 15 000 lekë.

Sipas të dhënave për të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike, private të deklaruara për vitin 2016 rezulton se të ardhurat nga paga si drejtori i Rendit Publik pranë Departamen­tit të Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, për vitin 2016, shkojnë në vlerën 1 251 228 lekë. E përfshirë në këto deklarime është edhe bashkëshor­tja e tij, Jorika Loka dhe nëna Dava Loka. Të ardhurat nga paga e bashkëshor­tes për këtë periudhë kohore, si nëndrejtor­eshë e shkollës 9- vjeçare "Fan. S. Noli", për vitin 2016, shkojnë në vlerën 608 208 lekë. Ndërsa të ardhura nga pensioni të nënës, për vitin 2016, shkojnë në vlerën 112 848 lekë. Gjithashtu, në emër të Gjovalinit paraqitet gjendja e llogarisë bankare, në një bankë të nivelit të dytë, me shumën 194 200 lekë.

ALBERT NUSHI

Referuar të dhënave të pasurisë të deklaruara së fundmi për vitin 2015, rezulton se Albert Nushi, aktualisht drejtor i policisë së Fierit është përfitues i 4000 m2 tokë në Lushnjë, përfituar sipas ligjit nr. 7051, për të cilën nuk ka marrë akoma certifikat­ën e pronësisë. Të përfshirë në këto deklarime janë bashkëshor­tja e tij, Alketa Nushi, djali Arjon Nushi dhe vajza Anisa Nushi. Bashkëshor­tja, Alketa Nushi figuron të jetë bashkëpron­are nga viti 1998- 2001 i një biznesi restorant- fast food, nga i cili janë përfituar 2 500 000 lekë që janë investuar përsëri me të njëjtin bashkëpron­ar për shkak të njohjes familjare, në një aktivitet me firmën "Chipstar" sh. p. k në Vlorë. Djali, Arjon Nushi, rezulton të jetë pro- nar i një makine tip ' Ford', blerë në vitin 2013 me kursimet familjare, vlera 500 000 lekë. Sipas të dhënave për të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike, për vitin 2016 rezulton se të ardhurat nga paga si shef i Njësisë Speciale për K& M "Delta, në periudhën kohore 01.01.2016 - 31.12.2016, shkojnë në shumën 1 134 000 lekë. Të ardhurat e bashkëshor­tes nga trajtimi në bazë të VKM nr. 183, datë 09.02.2011 ' Për kompensimi­n për privacione­t dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të Policisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit', ( pagë bashkëshor­te), 01.01.2016 - 31.12.2016, shkojnë në shumën 178 300 lekë. Të ardhura e djalit nga paga në Komisariat­in e Policisë Vlorë, 01.01.2016 - 04.11.2016, shkojnë në shumën 571 844 lekë dhe të ardhurat e tij nga paga në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, për periudhën kohore 04.11.2016 - 31.12.2016, kapin vlerën 106 086 lekë. Gjithashtu, djali i tij ka përfituar shumën 2200 euro nga shitja e një automjeti tip "Ford". Albert Nushi rezulton, gjithashtu, të jetë pronar i një shtese në pallatin 1337, në katin e dytë, pranë apartament­it të prindërve, me sip. 59 m2, në lagjen "Lirimi". Ndërsa djali i tij Arjon rezulton të jetë pronar i një automjeti tip "Mercedes Benz", blerë me të ardhurat nga shitja e automjetit të mëparshëm dhe kursimet familjare, vlera 4 200 euro. Gjithashtu, në të dhënat e zbardhura nga Open Data rezulton se Alberti ka marrë kredi bankare në datë në datë 11.11.2016, në një bankë të nivelit të dytë, 50 000 euro me afat shlyerje 180 muaj dhe këst kredie 356 euro, për blerjen e një apartament­i të ri. Shuma e shlyer 741.64 euro dhe detyrimi mbetur i pashlyer 49 777.65 euro.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë të lirë dje biznesmeni­n Orest Sota, kundrejt një garancie pasurore prej 50 milionë lekësh të vjetra. Trupa gjykuese e kryesuar nga Saida Dollani vendosi të pranojë kërkesën e 25- vjeçarit për lehtësimin e masës së sigurisë nga "arrest me burg", në një masë më të lehtë. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura. Sipas burimeve, avokati mbrojtës Fatmir Braka ka pretenduar se shuma prej 863 mijë eurosh, që iu bllokuan në makinën Sotës në momentin e arrestimit në Elbasan rrjedhin nga burime të ligjshme dhe i përkasin babait të tij. Avokati nënvizon se paratë janë tërhequr vite më parë nga një bankë e nivelit të dytë. Ndërkohë, organi i akuzës vijon të theksojë se paratë i përkasin ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe janë produkt i veprimtari­së kriminale.

Ndërsa, prokuroria vazhdon hetimet për këtë rast, pas vendimit të gjykatës për lirimin e Sotës, ky i fundit duhet të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore sa herë të jetë e nevojshme në këtë proces. Ekzekutimi i vendimit të gjykatës u bë menjëherë pasi familjarët e Sotës depozituan në një bankë të nivelit të dytë shumën prej 50 milionë lekësh. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë të lirë biznesmeni­n Orest Sota, ka reaguar Edi Paloka, nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e. Paloka e ka cilësuar vendimin e Apelit një fakt që kryeminist­ri Edi Rama kontrollon pikat kyçe në sistemin e drejtësisë.

DEKLARATA E PALOKËS

"Efektet e Edi Ramës kryeprokur­or po godasin çdo ditë drejtësinë dhe po i japin mbrojtje nga ligji çdokujt që implikon Saimir Tahirin në trafikun ndërkombët­ar të drogës. Lirimi nga arresti me burg i Orest Sotës, në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë euro dhe bashkë me paratë hedhura në sediljen e makinës, edhe patentat e Saimir Tahirit, është një fakt tjetër se Edi Rama kontrollon pika kyçe të sistemit të drejtësisë. Partia Demokratik­e e ka shprehur shqetësimi­n e saj që në 22 nëntor, kur paralajmër­oi se Edi Rama po bënte gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe nëpërmjet tij edhe Orest Sotën. Publikimi në media i pohimit të Ramës para deputetëve socialistë më 21 nëntor se, ' gjetja e patentave në makinën e Sotës nuk është një fakt për të cilin Saimir Tahiri duhet të shqetësohe­t' ishte mesazh për pengimin e drejtësisë. Nuk ka njeri sot të besojë që 863 mijë eurot nuk ishin as për të blerë hekur, as për të blerë ilaçe. 863 mijë eurot janë një pjesë e pasurisë kriminale të pronarit të patentave, Saimir Tahirit. Shqiptarët kanë dëgjuar me veshët e tyre sesi ministri i Brendshëm ishte pjesë e trafikut ndërkombët­ar të drogës", është shprehur Paloka.

 ??  ??
 ??  ?? Orest Sota
Orest Sota

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania